EKSLUZIVE : Zana Krasniqi dashuron Lorikun
Tuesday, 06 January 2009

Modelistja kosovare, Zana Krasniqi, sipas të gjitha gjasave ka filluar një lidhje intime me kapitenin e Olimpique Marseille, Lorik Cana. Gjatë ditës së djeshme, në faqen...
+ E Plote

Artikuj te tjere
Djeg ndėrtesėn duke i djegur rrobat e ish tė dashurit
Sunday, 14 December 2008

Policia në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arrestuar Donna J. Duell nën akuzën se, duke i djegur rrobat e ish të dashurit të saj në...
+ E Plote

Artikuj te tjere
Etoo: Ende nuk mund tė flitet pėr titull
Sunday, 14 December 2008 | vigan

Sulmuesi i Barcelonës, Samuel Etoo, i cili shënoi golin e parë të fitores së mbrëmshme prej 2-0 ndaj Real Madridit, dhe huqi një penalti, thotë asnjëri...
+ E Plote

Artikuj te tjere

Fejohet Nora Istrefi + FOTO! Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 81
I dobėtMė i miri 
Tuesday, 20 May 2008

 Pas një kohe relativisht të gjatë të lidhjes së saj me Robertin, këngëtarja Nora Istrefi duket se ka vendosur që lidhjen ta forcojë duke bërë një hap para e duke shpallur fejesën. Miqtë e Norës kanë folur se data e fejesës së saj mund të jetë 22 ose 23 maji, por kjo nuk është konfirmuar nga çifti i ri. Sipas këtyre burimeve, Nora dhe Roberti kanë vendosur që rastin e fejesës ta shënojnë me një ceremoni, ku të ftuar do të jenë disa nga miqtë e tyre më të afërt.

Per ta lexuar komplet lajmin klikoni " Lexoni permbajtjen".

 

Duke marrë parasysh se çifti ka shumë njerëz me të cilët punojnë dhe ndajnë kohën më të madhe të tyre, pritet që ceremonia të mos jetë aq e vogël sa për të mos u vënë re. Ata kanë zgjedhur një lokal të kryeqytetit ku do të ndërrojnë nishanet e fejesës, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ndonjë ceremoni më formale. Vet Nora nuk ka folur asnjëherë në publik për lidhjen e saj me Robertin, por nuk ka mundur ta fshihte atë, derisa së bashku shumë shpesh kanë qëndruar në lokalet më të frekuentuara të kryeqytetit. Sidoqoftë, ata ka kohë që njihen, pasi të dy i takojnë të njëjtit profesion, derisa Roberti luan në organo (thonë se është një klaviaturist i mirë). Ai është njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të këngëtarit Sinan Vllasaliu, duke e shoqëruar atë gjithkund. Nga ana tjetër, Roberti njihet edhe si një zemërthyes i vajzave, për shkak të sharmit dhe bukurisë që ka.
Historia
Në intervistat e saj, kur i drejtohej pyetja nëse është e dashuruar dhe e lidhur me ndokënd, Nora përgjigjej se ishte singël dhe se do të donte të qëndronte kështu për një farë kohe. Por në fakt nuk ishte e vërtetë. “Bluetooth” arriti të zbulonte muaj më parë se kush ishte i dashuri i Nora Istrefit. Robert Berisha, një djalë nga Prishtina, i cili ashtu si edhe Nora merret me muzikë. Të dy bashkë nisën të frekuentoheshin muaj më parë, në kryeqytetin kosovar. Edhe pse Nora nuk ka dëshiruar asnjëherë të flasë për këtë, ajo nuk ka heziton që me Robertin të kalojë çaste të bukura nëpër lokalet në qendër të Prishtinës.
Nora Istrefi, më sensuale se kurrë…
Menjëherë sapo gjeti dhe të dashurin e zemrës, pas një periudhe të gjatë singël pas ndarjes me Getoarin, Nora u shfaq më sensuale se kurrë. Kjo u duk më së shumti tek video e saj e re, “Mos më lë”. Sapo doli, pjesa e parë e klipit u vu re që shoqërohej nga imazhe jo të zakonta nga ç’ka realizuar Nora deri më sot. Të veçanta ishin lisharëset ku tregohet se vajza është vërtet e dashuruar. Gjatë gjithë këngës, vetëm në rastet e ndërhyrjes së lëkundjeve me lisharëse, këngëtarja kosovare këndon nën ujë dhe pas trupit të saj, ku duket vetëm pjesa e pasme e zhveshur, shihet qartë tatuazhi ku është shkruar titulli i këngës. Kujtojmë që për klipet e Norës nuk kujdeset vetëm ajo, por edhe i fejuari i saj, Robert Berisha, i cili nuk mund të qëndrojë indiferent për dy arsye, së pari, sepse do maksimumin për të fejuarën e tij dhe së dyti, siç thamë edhe më lart, i përket të njëjtës fushë, asaj të muzikës.

FOTOGRAFIA ME POSHTE :

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
vigan   |2008-05-20 12:49:18
Mire i ka ra ketij cunit apo jo :)
anonim  - shum bukur   |80.80.163.xxx |2008-05-20 14:13:33
shum bukur se kokni dyt fenomenal edhe ti nora edhe ti robert qift i perkryer
veq vazhdoni me bukuri edhe ri si te tjera
Anonymous   |82.114.80.xxx |2008-05-20 16:07:38
shum e mir je nora yll fare
lona  - per aronen qiken e robertit po e dergoj ket emil   |84.92.221.xxx |2008-05-20 19:54:19
urime qe po fejoheni e ty nora shpresojm te mos pengoj aarona qika e robertit
sepse titani po ja mer babin.e ty robert mos te bon nora me haru aaronen.tung
shpresoj te keni besim se aarona osht e robertit.edhe njeher tung
ermira  - per noren qe po fejohet me babin e dikujt   |84.92.221.xxx |2008-05-20 20:23:43
i drejtohem nores si pomundesh me u feju me ni dial si osht robert qe qon
dashuri me ni femen dhe e len pregnent dhe ma si intereson per at femi se ku
asht.pershendetje nga ermira.tung
vigan   |2008-05-20 20:42:33
Epo eshte zgjidhja e Nores :).
Anonymous   |84.22.46.xxx |2008-05-22 08:23:27
kur te ritetARONA e fiton babin dhe te njerez te humbur gjen zonjen nora dhe
prap se prap rona do te jete me mamin dhe babin le ta mbaj pak nora sa te ritet
kjo vajza e vogel se femija eshte me e shtrenjte se nje dashuri qofte dhe me
nenen e vajzes e jo me noren qe i ka ndru si mbreti grate ARONA u rritsh u
befsh e madhe nora mbetsh me gisht ne goje si te kan lene te tjeret
micka  - per ata qe nuk kuptojne   |217.24.248.xxx |2008-05-22 14:24:55
Fakti qe Nora eshte fejuar me babain e ARONES nuk do te thote se do te marri
dashurine e te atit ndaj saj se Arona ka nje dashuri ndryshe dhe Nora
ndryshe.Pastaj se nuk ishte e zonja nena e Arones ta mbante burrin e saj dhe te
kishin nje familje te bashkuar nuk eshte faji i Nores.Dhe Nora shpresoj te jete
e lumtur dhe te vazhdoj keshtu se eshte shume mire(komplimente).
gjermani  - pershendes   |77.182.4.xxx |2008-05-22 16:20:24
tung si nuk keni turp mu prish me familje e me nga mas femnave qe 100 kofe qyreq
i qet neper ftyr marri per popullin ton se qka jan ba po edhe ky esht i lym e i
ngjym si femnat qe dalin me stripen nuk di qka me than ma zi se qka jeni tu ba
populli shqiptar
nita   |82.114.71.xxx |2008-05-22 18:51:46
ej nora je shum shum e mir ti je idolli im poashtu edhe ti robert je nje djal i
perkryer te dy jeni shum te mir kurr skam par keso qifti kaq te perkryer ju
deshiroj shum suksese tung
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >

CHAT

Sondazh

Cila eshte kengetarja me seksi Shqiptare?
 

Foto te Rastit

Rozana Radi

Rozana Radi

Date: 07/13/2008 Views: 6486

Kendi i Lojrave!

Lojra Falas

Te Rejat e Fundit

GALERIA SHQIPTARE ME ALBUME TE NDRYSHME!

TOP FOTOGRAFITE NE GALERI!

Per ti pare fotografite me te medha klikoni mbi to.

Albume te tjera te cilat gjinden ne galerine tone :

BUKUROSHET SHQIPTARE - KLIKO

PAVARSIA E KOSOVES - KLIKO 

ELITA KOMBETARE - KLIKO 

SPORTI SHQIPTAR - KLIKO

Vizitoret Online

Kemi 13 miq dhe 1 anetare online

10612 anetare gjithsej

Anetaret

10610 Anetare
1 Te Rinj Sot
56 Te Rinj Kete Jave
I Fundit: CardsBigLoverON

Na votoni!

Ndihmojeni ZerinKosovar me nje vote qe ne vazhdim te keni sa me shum kenge te reja ne kompjuterin tuaj.

Powered By PageCache
Generated in 0.14736 Seconds