Gara 15 milion $ pėr fotot e binjakėve Jolie-Pitt Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 1
I dobėtMė i miri 
Sunday, 22 June 2008

Pas thashethemnajës për lindjen e binjakeve më të shumëpritura në “sistemin e yjeve” dhe përgënjeshtrimit të menjëhershëm nga çifti Angeline Jolie- Brad Pitt, shpërthen një lajm thuajse i pabesueshëm.Revistat më të mëdha ndërkombëtare janë vënë në garë për shkrepjet e para fotografike të “bebeve-vip”. Dhe flitet për shifra marramendëse. Plot 15 milion dollarë.Në balotazh janë revistat “People” dhe “OK”, të vilat janë të gatshme për të nisur luftën për të siguruar imazhet e çmuara. Angelina dhe Brad kanë deklaruar se shuma e parave që do të përfitohet do të shkojë për bamirësi.

Për momentin rekordin e mbajnë binjakët e çiftit Jennifer Lopez- Marc Anthony. Fotografitë e para të Emës dhe Maksit iu shitën revistës “People” për 6 milionë dollarë, ndërsa fotografitë e vajzës së parë të çiftit Jolie-Pitt, Shiloh u shitën për 5 milionë dollarë, një shumë, që shkoi gjithashtu për bamirësi.

(Në 27 maj Shiloh mbushi 2 vjeç. Megjithëse fare e vogël, vajza ka udhëtuar gati në gjithë botën me prindërit e saj dhe vëllezërit e adoptuar).

Por në pritjetë binjakëve të “artë”, të cilët mendohen të lindin e të rriten në Francë, në një vilë dykatëshe në Provancë, të tjerë yje janë bërë prindër. Mes tyre edhe aktorja Tori Spelling, e paharrueshmja Donna Martin tek seriali “Beverly Hills 90210” dhe bashkëshorti Dean McDermott, kanë sjellë në jetë një vajzë, Stella Doreen.

Çifti tashmë ka një djalë 1-vjeçar, Liam. Ndjekësit e telefilmit-kult të viteve ’90, shpresojnë ta rishikojnë së shpejti në pjesët e reja të serisë, së reklamuar shumë së fundi.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.41392 Seconds