Genta Ismaili vjedh klipin e Jennifer Lopez ! + Video Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 5
I dobėtMė i miri 
Thursday, 28 February 2008
Genta IsmailiPasi i kishte munguar ekranit për një kohë relativisht të gjatë, në daljen e saj të fundit,këngëtarja Genta Ismajli, u përball edhe me qortimet për klipin e ri, “të vjedhur”. Një lajm i bërë i ditur nga revista albaniac në internet dhe i shoqëruar më pas me reagimet dhe qëndrimet e ndryshme të fansave, rreth klipit dhe imazhit skenik të Gentës.
 
Per ti pare videoklipet kliko : Lexoni permbajtjen 
Bëhet fjalë për videon e këngës “Sa ilaçe”, në të cilën vërehen sekuenca të ngjashme me klipin e këngëtares portorikane Jenifer Lopez, në këngën “Hold it, don’t drop it”. Këtu mori rrugë edhe pyetja: A ishte zgjedhje e Gentës apo e regjisorit të klipit? E kontaktuar nga gazeta, këngëtarja rrëfen për sekuencën e ngjashme të klipit të saj dhe videos së Jenifer Lopez. “Nuk mund të them, që klipi im i ngjan videos së Jenifer Lopez.Mirëpo është vetëm një detaj i vogël, i realizuar nga regjisori, që sjell ngjashmëri.Unë aspak nuk ngjaj me Lopezin, as në veshje e as në vallëzim. Po kështu as kënga, dhe ritmet e saj nuk kanë të përbashkëta me këngën e këngëtares në fjalë”, shprehet Genta Ismajli. Nga ana tjetër, ajo pranon ngjashmërinëe një elementi në klip,gjë të cilën e ka zbuluar vetëm pas përfundimit të xhirimeve, por shprehet se në këtë mes nuk ka asgjë tragjike. “Është një detaj, të cilin unë e kam vënë re,
vetëm pasi e kam realizuar tërë klipin. Në fund të fundit kjo nuk ëhstë diçka tragjike sepse edhe artistët e huaj, amerikanë apo evropianë i marrin detaje njëri – tjetrit”, shprehet këngëtarja, e cila gjithsesi shton se klipi i saj i ri, “Sa ilaçe” vazhdon të mbetet me vlera dhe nuk mund të zhvlerësohet vetëm për shkak të disa ngjashmërive me një video të një këngëtareje të njohur në botë.E pyetur nëse Genta ishte në dijeni të këtij fakti dhe nëse ka ndikuar në këtë zgjedhje, ajo përgjigjet: “Nuk e kam ditur, që disa sekuenca të klipit ngjasonin me videon e Lopezit. Është një zgjedhjee regjisorit dhe ma merr mendja, se ai e ka ditur këtë fakt. Unë nuk jam përzier dhe kjo është diçka, që e kam vënë re vetëm pasi klipi kishte përfunduar i gjithi. Zakonishtnë xhirimin e videove të mia nuk i fus hundët në regji.I lë që ata të kryejnë punën, që u takon (nëse janë profesionistë), si në këtë rastin në Maqedoni. Aty kishte vërtet një ekip të shkëlqyer, por ja që ishte marrë një detaj i vogël nga një klip tjetër. Për këtë arsye nuk mund të them se kjo ishte një punë e keqe e tyre, sepse në të vërtetë ja vlen për t’u lëvduar. Për ne është vështirë, që të bëhemi si një Xhenifer Lopez apo të tjerat,që i kanë arritur majat e famës dhe shitjeve të albumeve nëmbarë botë.Sidoqoftë klipi ka dalë mjaft bukur dhe nuk ja vlen të merremi me kritika të pavlera”. Në lidhje me aktivitetet e saj muzikore të kësaj periudhe, Genta tregon se është vazhdimisht e impenjuar me koncerte të ndryshme, gjë që zë tashmë pjesën më të madhe të kohës së saj.
 
VIDEO E GENTA ISMAILI - SA ILACE 
 
 
 
VIDEO E JENNIFER LOPEZ - HOLD IT DON'T DROP IT
 
 
 

 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
oooo  - genta   |91.187.125.xxx |2009-01-05 09:50:04
je shum kengetare e mir dhe mua shum me pelqen stili etjer veq vazhdo se ke me
arrit shum oki mos ingo te tjeretse mua me pelqen shum ma emira prej kengetarev
jea edhe ja ftoft krejve
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.14583 Seconds