|
Gerta Heta nė kėrkim tė njė miku special |
|
|
|
Sunday, 15 June 2008 |
 Ajo është shumë miqësore, zëri zyrtar i një kompanie prestigjoze celulare, (për më tepër është vlerësuar zëri më seksi radiofonik) ka një shtëpi krejt të sajën në kodrat e liqenit. E megjithatë asgjë nga këto, nuk e kanë ndihmuar të gjejë princin e saj të kaltër. Gerta Heta vazhdon të mbetet singëll. Një prej arsyeve kryesorë, që e rikthyen Gertën në Shqipëri, ishte mungesa e një jete sociale në Amerikë. Fatmirësisht Gertës, jeta sociale në Shqipëri nuk i mungon. Ajo shihet shpesh në shoqërinë e miqve duke rrëkëllyer gotat një nga një me alkool në klube nate.
Por kohët e fundit, nuk është parë ende me ndonjë “mik special”. Siç mësohet nga miq të afërt të Gertës, duket se ish-prezantuesja e “Kafazit të artë” prej një kohe të gjatë ka mbetur singëll. Miqtë e saj, shtojnë se nëse Gerta do të rikthehet sërish në Amerikë, e vetmja arsye ka për të qenë: se shtëpia e saj e madhe duket shumë bosh pa një mik të zemrës.
|