| Getoari, me Elvanėn nuk flas mė! |
|
|
| Sunday, 13 July 2008 | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
Fotot ishin bërë nga një distancë shumë e afërt dhe mendohej se ishin bërë nga të afërt të tyre. Dhe e gjithë kjo zhurmë, fill pas thashethemeve për një lidhje të tij me këngëtaren Elvana Gjata, pavarësisht se ajo e hodhi poshtë në mënyrë kategorike. E kjo vinte pas diskutimeve edhe përfoljes me Nora Istrefin, një lidhje ajo që ishte pranuar nga të dy. Po ç’tip është ky Getoari, apo Geti siç e thërrasin të gjithë? Është sa i shpërfillur, aq dhe i rezervuar.
Por kur vjen puna te tekstet e këngëve, ai ka kapur çelësin. Përmend emra të këngëtarëve dhe 90 për qind të teksteve i bën vetë. Fjalë banale, tekste bombastike dhe gjithmonë i suksesshëm pas bashkëpunimeve me femra vërtet seksi si: Çiljeta, Genta, Adelina, Elvana. Menaxher i disa këngëtarëve dhe grupeve muzikore në Kosovë, si dhe i “Baba Records”, Getoari ka prekur suksesin, famën dhe ndihet superfuqi në terrenin e reperave, aq shumë sa njihet dhe në Kosovë, falë bashkëpunimit plot tri vite me Flori Mumajesin.Ishte pikërisht ai momenti, kur mes tyre hyri Elvana, të cilën Getoari e mori shumë për zemër, dhe ishte ai që me pasaportën e saj në dorë merrnin pjesë në koncertet nga më të ndryshmet nëpër botë. Tani? Është kohë për t’i fshirë nga kujtesa të gjitha. “Çfarë ka ikur, ka ikur”, thotë Getoari. Është gjithmonë koha për të provuar eksperienca të reja. Geti urime! Vumë re që as Flori e as Elvana nuk ishin në ceremoni. E ke idenë pse? S’mund të them asgjë. Ashtu e kanë menduar. Tani ju në një bashkëpunim me Sonin. Ç’mendim ke për Sonin? Është shumë e mirë, madje këngëtarja më e mirë në trevat shqiptare. Dikur, shumë i lidhur me Elvana Gjatën. Tani si janë marrëdhëniet mes jush? Asgjë. Nuk komunikojmë fare bashkë. Thuhet që Elvana është këngëtarja më e pëlqyer për momentin në Kosovë? S’besoj. Them se ajo suksesin e saj e ka pasur me këngën “Mamës”. E di që ka qenë një hit i vërtetë. Kur vini në Tiranë akomodoheni në hotel? Jo, kam shtëpinë time këtu. Si të duken vajzat në Tiranë? Mendoj të gjitha shqiptaret janë të bukura, por vajza shumë të bukura sheh vetëm në Tiranë. Të ndodh të flirtosh? Kur vij për punë, vij për punë. Kur kam ardhur për qejf, edhe ka ndodhur. Cila është e dashura jote për momentin? A mund të mos e them. Është shumë private. Të dashurat e tua kanë qenë vajza brenda profesionit tënd? Përgjithësisht po. Me to më lidh më shumë puna. Cili do të jetë klipi yt i ardhshëm? Do të jetë një klip me titull “A po don kesh”, që pres ta publikoj në shtator dhe që është një eksperimentim në muzikë. Si janë fitimet e tua në muzikë? Përfitimet e mia janë prej koncerteve, që i kam shumë të shpeshta dhe në të gjithë botën. Nga “Tingulli 3”, jeni bërë “Tingulli Trent”. Pse? Kohët e fundit e kemi ndryshuar emrin, domethënë tani e tutje është “Tingulli trent”. Kjo për shkak të pjesëtarëve të grupit, pjesë e të cilit janë përveç meje dhe Agoni, Dj Blunt dhe Real 1. PanoramaPlus
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|








Mendoj të gjitha shqiptaret janë të bukura, por vajza shumë të bukura sheh vetëm në Tiranë.Më 3 korrik mbushi 26 vjeç. Një rreper total në mendjen e tij. Shumë i përfolur për marrëdhëniet me femra dhe jo femra dosido të gjitha të klikuara dhe vajza ekrani. Tri foto të publikuara pak kohë më parë në internet, zgjuan diskutimet për një lidhje të mundshme të Getoarit, me Hana Shehun, një vajzë brune nga Kosova, prezantuese emisionin për të rinjtë “Teen” në Radio Televizionin e Kosovës. Por ishte një thashethem, që Getoari as e konfirmoi dhe as e mohoi. 







