| Gjyste Vulaj Nxjerr te brendshmet ne publik |
|
|
| Friday, 29 August 2008 | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Gjithmonë preferon të tërheqë vëmendjen e publikut me veshjen dhe komportimin skenik që ka. Gjyste Vulaj është një ndër këngëtaret më të preferuara në tregun muzikor këtë verë ndaj dhe axhendën e datave të koncerteve e ka shumë të ngjeshur. Këtë të enjte këngëtarja ka qenë e ftuar për të kënduar në lokalin ‘Rio’ në qytetin bregdetar të Durrësit, vend i cili çdo mbrëmje kënaq publikun e pranishëm me pjesëmarrjen e këngëtarëve më të kërkuar të kohës. Fillimisht e veshur me një fustan tejet të ngushtë ngjyrë blu, Gjystja ka nisur performancën e saj provokuese teksa dhjetra të rinj e të reja e ndiqnin ‘live’. Në fakt do të ishte e habitshme nëse këngëtarja nuk do të preferonte të nxirrte hiret e saj në formë perfekte me anë të veshjeve ekstravagante të paraqitura në fustanet shumë të ngushtë dhe tejet të shkurtër. Në këto foto të bëra nga paparaci ynë duket qartë jo vetëm trupi perfekt i Gjystes, por shkohet edhe më tej. Këngëtares me sy të lirë arrihet ti dallohen lehtësisht edhe të brendëshmet sapo ajo bën lëvizjen më të vogël në skenë. Të gjithë kanë dëgjuar me ëndje këngët e saj më të fundit por edhe ato të kënduara disa kohë më parë ndërsa hutoheshin nga pamja që kishin para syve. Pasi e ka konsumuar veshjen e saj të parë dhe dëshironte të vinte ndryshe, Gjystja në kohën e disa minutave pushim ka përfituar nga rasti për t’u ndërruar. Këtë herë një tjetër veshje ekstravagante, nga bluja në të zezë ku shoqëruar me gjestet e nxehta të këngëtares, pamja që ofrohej ishte jo dhe aq e zakonshme për publikun Durrsak
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|




Gjithmonë preferon të tërheqë vëmendjen e publikut me veshjen dhe komportimin skenik që ka. Gjyste Vulaj është një ndër këngëtaret më të preferuara në tregun muzikor këtë verë ndaj dhe axhendën e datave të koncerteve e ka shumë të ngjeshur. Këtë të enjte këngëtarja ka qenë e ftuar për të kënduar në lokalin ‘Rio’ në qytetin bregdetar të Durrësit, vend i cili çdo mbrëmje kënaq publikun e pranishëm me pjesëmarrjen e këngëtarëve më të kërkuar të kohës. Fillimisht e veshur me një fustan tejet të ngushtë ngjyrë blu, Gjystja ka nisur performancën e saj provokuese teksa dhjetra të rinj e të reja e ndiqnin ‘live’. Në fakt do të ishte e habitshme nëse këngëtarja nuk do të preferonte të nxirrte hiret e saj në formë perfekte me anë të veshjeve ekstravagante të paraqitura në fustanet shumë të ngushtë dhe tejet të shkurtër. Në këto foto të bëra nga paparaci ynë duket qartë jo vetëm trupi perfekt i Gjystes, por shkohet