|
Greta Koci fal cmimin e Mikrofonit ne Gerdec |
|
|
|
Thursday, 03 April 2008 |
 Edhe pse me një karrierë shumë të shkurtër dhe moshë të vogël, Greta Koçi ka mundur të bëjë për vete shumë shpejt publikun dhe të fitojë disa çmime, atë të “Mikrofonit të Artë” dhe të “Top Fest”-it. Tani me një repertor të sajin dhe më e sigurt në vetvete si artiste, Greta ka vendosur të bëjë një tur të gjatë në Shqipëri. Deri tani ka dhënë 7 koncerte, ndërkohë që janë në plan edhe 22 të tjerë në Shqipëri. Turi është ndërprerë për shkak të tragjedisë që ka ndodhur në Gërdec, por rifillon më 2 prill me Gjirokastrën, më pas e ka radhën Përmeti, Tepelena etj. për të përfunduar më 1 maj në vendlindjen e saj.
Ndërkohë për verën është parashikuar një tur jashtë kufijve të Shqipërisë, në Maqedoni dhe Mal të Zi për të dhënë koncerte kudo ku ka shqiptarë. Një tjetër lajm që na vjen nga Greta është edhe fakti se këngëtarja ka vendosur që shumën prej 5 milionë lekësh të vjetra që i ishte akorduar si fituese e çmimit të parë të “Mikronit të Artë” vitin e kaluar, t’ia japë banorëve të dëmtuar të Gërdecit. Mikrofoni ka gati një vit që është bërë dhe mesa duket Greta nuk i ka tërhequr akoma ato para, ndërkohë që tani ka kërkuar të firmosë për ta dhënë më pas këtë shumë të konsiderueshme për bamirësi.
|