Greta Koēi heq dorė nga turnete ne Shqiperi Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Tuesday, 11 March 2008
Greta KociKa nisur një sërë turnesh në të gjithë vendin, këngëtarja Greta Koçi. Në fakt, kjo duket se është mënyra më e mirë, që ajo ka zgjedhur për të qenë pranë publikut dhe fansave të saj, në fillim të muajit mars. Dhe qëllimi është për të shkelur thuajse në çdo qytet të vendit, duke organizuar koncertet live, të shoqëruar nga orkestra dhe një trupë baleti. 
Nga prindërit e Gretës, të cilët vazhdojnë të menaxhojnë arritjet artistike të vajzës së tyre mësojmë, se ndërsa gjatë javëve të shkuara këngëtarja ka qenë në qytete të vogla si Patosi, Shijaku apo Kavaja, në projektet e vazhdueshme të Gretës janë edhe disa nga qytetet e mëdha të vendit. Në këtë mënyrë, fansat e këngëtares kanë pasur mundësinë ta ndjekin nga afër në performancën live, por edhe të marrin autografe prej saj. Ndërkohë mësojmëë, se koncerti i organizuar në qytetin e Gramshit mbrëmjen e së enjtes është anuluar për shkak të ditës së zisë kombëtare. Por duket se pikërisht ky impenjim për të qenë pranë publikut ka ndikuar edhe në zgjedhjen e Gretës për të mos marrë pjesë në festivalin “Top fest”. Ndonëse në edicionin e vitit të kaluar, ajo u vlerësua me çmimin e parë, ndoshta ky fakt nuk e ka motivuar për të qenë konkurrente edhe këtë vit. Kjo edhe se nuk ka krijuar diçka të veçantë për pjesëmarrjen në këtë festival. Por krahas turneut, që po organizon në Shqipëri këngëtarja vazhdon të pranojë edhe ofertat për koncerte jashtë vendit. Greqia është ndalesa e kësaj fundjave. Në fund të fundit, janë pikërisht këto koncerte jashtë kufijve, në të cilat këngëtarët shqiptarë
edhe paguhen më mirë.
Komente
Shto Koment Kerko Komentet
REA  - Greta Koci   |217.24.249.xxx |2008-05-07 14:51:08
hahahahha!E keni shkruar gabim juve!Greta Koci nuk heq dore nga turnete ne
Shqiperi,por nga Top fest 5 per turnete ne Shqiperi!keshtu qe korrigjoni!Se une
e kam lexuar ne nje gazete dhe e di fare mire kete lajm!Ok!Greta Koci te uroj
gjithe te mirat.Je shume e mbrekullueshme!Suksese
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >

CHAT

Miqesi te Reja

Generated in 1.25182 Seconds