Miqesi me Vajza e Djem

Miqesi me Vajza e djem Shqiptare

Vizitoret Online

Kemi 1 miq dhe no anetare online

9368 anetare gjithsej

Na votoni!

Ndihmojeni ZerinKosovar me nje vote qe ne vazhdim te keni sa me shum kenge te reja ne kompjuterin tuaj.

Anetaret

9367 Anetare
2 Te Rinj Sot
21 Te Rinj Kete Jave
I Fundit: SINODA
Milan mposht kampionėt
Sunday, 28 September 2008 | vigan

Derby Della Madonnina ndërmjet Milanit dhe Interit i zhvilluar sonte në San Siro i ka takuar skuadrës kuqezi.
+ E Plote

Artikuj te tjere

Hunziker, nė mbrojtje tė grave tė dhunuara Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 1
I dobėtMė i miri 
Friday, 27 June 2008
 Shumë nuk e presin, por pikërisht ajo tregon për dhunën, shfrytëzimin, stresin dhe solidaritetin mes grave. Michelle Hunziker, kujton kohët e para në shoqatën “Doppia Difesa”, qendër që ndihmon gratë.Ajo tregon se punonte gjithë ditën, në mbrëmje ishte në Striscia në televizion dhe kur mbaronte ngulej në kompjuter për të lexuiar historitë që tregonin vetë gratë. “Sa herë që hapja një email, hyja brenda një historie. Pastaj gjatë natës mundohesha shumë për të fjetur, sepse kërkoja një rrugë shpëtimi për ato gra”- tregon ajo, duke shtuar se gjatë gjithë kohës, për secilën grua, ka qenë në ankth dhe nuk është mësuar kurrë me atë gjendje.Dhe për këtë, për shumë kohë nuk ndoqi të njëjtin zakon. Asnjë lexim histori para gjumit. “Kuptova se pot ë vahzdoja kështu do të përfundoja në depression”- thotë ajo.

Por me kalimin e kohës mësoi ta mbajë veshur këtë kostum. Takoi shumë nga gratë “e saj” dhe u përfshi aq shumë nga puna, sa nisi të bëhej pak avokate, pak psikologe.

Sot duke reflektuar, pranon se ka qenë e vështirë, por pasohet me një mrekulli kur kupton se të gjitha sforcot e tua nuk kanë shkuar kot.

Si rast tipik kujton atë të një vajze 18-vjeçare që nuk fliste me askënd, prej shumë vitesh. Më pas, ajo pranoi të fliste me Michelle, vetëm me atë. “Ishte e dhimbshme. Ajo vajzë ishte shfrytëzuar për vite me radhë, që nga fëmijëria nga kushërinjtë e saj. Dhe kjo ndodhte edhe përditë. Por kur ia tha mamasë, si përgjigje mori heshjten, pasi një denoncim do të shkatërronte familjen. Dhe kjo për vajzën ishte shumë e rëndë. Kërkoi të vetëvritej. Sot jeton e vetme, shumë larg familjes dhe larg të shkuarës së tmerrshme”- rrëfen Michelle.

Sipas saj, në adresë të shoqatës vijnë së paku 300 emaile në ditë. Shkruajnë gra të dhunuara, të poshtëruara, të shfrytëzuara nga burrat, të privuara nga e drejta për të lindur, për të parë fëmijët…

Të gjitha merren në shqyrtim, verifikohen historitë dhe rastet, pastja ndërhyjmë, me avokatë, psikologë, analistë dhe kush është në rrezik strehohet në shtëpitë e shpëtimit.

Ka çmendurira në gjithë këto historia, aq sa shumë vështirë të besohen. Sipas saj, një rast i çudishëm ka qenë ai i një gruaje që kishte bërë 82 denoncime kundër të shoqit. “Të gjitha të dokumentuara, por nuk ishte zgjidhur asgjë. Kurse tani, ka një proces penal ndaj tij”- thotë më tej ajo.

Në punën e saj në mbrojtje të grave është dnjerë shumë herë e kërcënuar. Madje edhe me jetë, për atë dhe vajzën e saj Aurora. “Nuk dua të ndjehem viktimë, unë jam në të tjera kushte. Denoncoj gjithmonë e pastaj ia lejoj vetes të mbaj edhe një truprojë”- thotë duke qeshur.

E di që për shumë të tjerë, përfshirja e saj në këtë “luftë” ka qenë vetëm një pasqyrim imazhi. Por në të vërtetë nuk është kështu. “Unë jap energji, forcë, kohë dhe vë në lojë edhe fytyrën time. Ashtu si bëjnë gratë e dhunuara, e më pas të trajtuara, që bëjnë apel për të ndihmuar të tjerat. E di shumë mirë, që sikur gjith kjo të arrij të shpëtoj qoftë edhe një grua, atëherë ia vlen”.

 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >

CHAT

Sondazh

Cila eshte kengetarja me seksi Shqiptare?
 

Foto te Rastit

GjysteVulaj

GjysteVulaj

Date: 03/06/2008 Views: 1088

Kendi i Lojrave!

Lojra Falas

SMS Falas

SMS falas
Powered By PageCache
Generated in 0.17504 Seconds