IVA MERA: Historia e Dashurise dhe Planet per Politike Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 11
I dobėtMė i miri 
Saturday, 20 September 2008
 Nuk i beson gjithmonë rastësisë së goglave të fatit, pasi në jetë ecën me plane. Iva Mera, vajza e aktorit Behar Mera në momentin e saj më të mirë rrëfen daljen e re në ekran në tetor, dashurinë që po jeton dhe ambicjen për të qenë e vetmja analiste femër e çështjeve politike.Iva, tashmë jeni identifikuar si prezantuese e “Nacional Bingo” në TV Klan. Kur do të jetë dalja juaj e re? Spektakli nis në Tetor në “Tv Klan”. Do të jetë një spektakël me format të ndryshuar pasi do të rinovohet formati dhe dote shtohen elementët spektakolarë. Shohim që keni ndryshuar ngjyrën e flokëve, madje keni shkurtuar gjatësinë e tyre. Ky do të jetë look-u juaj i ri? Jo, do të prezantohem dhe këtë herë më flokë të gjata, por jo më bjonde. Ngjyra ime e flokëve tani e tutje do të jetë çokollatë. Veshja juaj si do të jetë? Veshja do të jetë klasike, edhe pse unë adhuroj xhinset, dhe në përditshërinë
time vishem vetëm me atlete. I keni hyrë mirë televizionit, ç’bëhet me pasionin tuaj të parë atë të modeles? Në fakt kam pasur oferta në modelim, por i kam refuzuar, pasi kur hyn në televizion pozimi të duket dicka e dorës së dytë. Së fundi kam pozuar se fundi për dyqanin e nuseve “Marriage”. A mund të dimë se sa paguhet një modele në Shqipëri? Varet nëse je modele e parë apo jo. Por varion nga 5 mijë lekë-25 mijë lekë. Ju prezantoni një “show” fati, besoni tek rastësia apo kombinimi i goglave? Fati nuk është diçka që mund të besosh njëqind për qind. Por dhe ndodh. Njerëzit kanë shumë besim tek lojrat e fatit. E kishit menduar këtë fakt kur pranuat të prezantonit? Të them të drejtën e mendova dhe këtë, pasi të jesh prezantuese e një formati të tillë, ka të mirat dhe të metat e saj, pasi kur je prezantues në njëfarë mënyre konsiderohesh besimi apo mosbesimi i asaj loje, që në fund të fundit është lojë fati. Si shkon puna me kolegun tuaj Bert Dumani? Të them të drejtën gjysmën e suksesit tim ia dedikoj Bertit, sepse më ndihmon dhe më mbulon herë pas here, Pasi të jesh në transmetim të drejtëpërdrejtë është një përgjegjësi shumë e madhe. Ndërkohë si vajza e aktorit të humorit Behar Mera, çfarë mendoni se keni marrë nga karakteri i babait tuaj?Besoj sensin e humorit. Por përsa i përket karrierës sime artistike e kam pasur gjithnjë kundër.
Ju ndiqni studimet për Shkenca Politike në shkollën “Marlin Barleti”. Pse?
Por unë jam tip që studioj dhe kam mbaruar shkollën e mesme me mesatare 9.94. Dhe çfarë mendoni të bëni në të ardhmen? Ajo që unë mendoj është të vazhdoj në vijën e televizionit, dhe të vazhdoj një master për Masmedia komunikim, me idenë që në të ardhmen të jem një analiste politike. Atëherë do të jeni ndër të paktat, për të mos thënë e vetmja? Pse jo politikane? Por ngaqë mendoj se politika kërkon një person më të fortë për të përballuar. Unë nuk jam tip i tillë. Keni ndonjë analist të preferuar? Fatos Lubonja dhe Mero Baze. Adhuroj Artan Fugën dhe pëlqej Majlinda Bregun si politikane. Jeta që bën jashtë skenës dhe shkollës? Më pëlqën jeta e natës, dhe sidomos jam shumë e dhënë pas karaokes. Por ndërkohë ju kemi pare së fundi të shoqëroheni me një djalë. Është i dashuri juaj? (Qesh) Nuk mund të flas për jetën private, por ndoshta është fillimi i një historie dashurie. Dhe cili është mendimi për dashurinë? Në momentin kur hyn ndjenja në mes bëhesh tolerant, duron dhe fal. Por mund të them se nuk është bukur vetëm kur dashuron, por dhe kur të dashurojnë. Ju pëlqen martesa, dhe si e mendoni veten nuse? Po, është një nga ditët më të bukura të jetës sime që mezi pres. Jeni supersticioze, besoni në fatin e mirë dhe të keq? Po jam supersticioze. Shoh shumë ëndrra, dhe i besoj paralajmërimit që ato bëjnë.
Komente
Shto Koment Kerko Komentet
esi  - cool i dashuri   |84.20.71.xxx |2008-09-23 10:19:56
iva je shum e mire dhe me pelqen optimizmi yt per te ardhmen.je vjeze me
***akter.te kam pare shpesh me te dashurin tend neper pube dhe rruges dhe kam
vene re se shkoni shum mir si cift.urime dhe mbaje mire te dashurin se ta
marrins e e ke shum temire dhe tu gjjthashtu.ok klm,keshut vazhdo.
adi  - historia dashuris dhe planet politike   |217.24.240.xxx |2008-09-27 19:44:52
iva eshte optimiste se eshte budallacke eshte egoist dhe mendjemadhe shikojeni
gjithmone si flet per veten me shume superlativa tani i hyp vetja shum ne qef.
Iva te them dicka koha do te provoje se kthyer ne njeri qe nuk shikon pertej
vetvetes dhe do te dhembe shume ne te ardhmen do te largohen te gjith sepse ty
nuk te intereson asgje pervec vetvetes.
eni  - historia e dashuris dhe planet per politike   |79.106.3.xxx |2008-09-28 12:05:09
ky cuni qe i qin tani iven ka per ta lene si dashnori pare qe e la sepse i vinte
era mut dhe e mbante ****in pa lare.e ka thene ai qe e ka **** i pari qe sa here
sa e qinja picken e kishte me kake ma shpifi prandaj e lashe.
lina  - super   |91.187.116.xxx |2008-10-06 13:51:58
no coment
shpendi  - hhhhh   |84.22.40.xxx |2008-10-10 14:19:53
shka e kish marr ne goj
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.16386 Seconds