|
Ingrit Gjoni sfidon Pamela Anderson |
|
|
|
Saturday, 26 January 2008 |
Ingridi sërish surprizon.Në festën e shtrigave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ajo është shfaqur “e zhveshur” para të pranishmëve duke treguar gjoksin. Në fakt diçka duket se e ka bezdisur të cilën ka dashur ta rregullojë menjëhrë. Ka qenë rripi i reçipetaveqë e pengonte në lëvizje gjë që ka bërë të shkëputet pak metra nga pista ku zhvillohej festa për ta rregulluar. Dhe pikërisht në këto momente ajo është fokusuar në mënyrë ekskluzive nga paparaci i revistës “Mat” të cilin e ka parë dhe është munduar ta ndalojë gjatë fotografimit.
Por ja që nuk ka mundur. Siç duket edhe nga fotot, Ingridi ka festuar mjaft mirë me miqtë dhe kolegët e saj, dhe një nga personat me të cilët nuk është ndarë përgjatë gjithë kohës, ka qenë këngëtarja Anjeza Branka. Edhe pse ka qenë një festë ku të gjithë duhet të ishin të maskuar me veshjet imituese përkatëse... Ingridi ka dashur të vijë ndryshe, duke mos përdorur asgjë të këtij lloji. Zgjedhja e saj ka qenë një kostum i bardhë ku xhaketa e mbërthyer vetëm nga një kopsë e vogël nxjerr në pah sa më dukshëm gjoksin perfekt alla Pamela Anderson mbuluar nga reçipetat e shndritshme.
|