| Inis Gjoni: Nė shoqėrinė e kampionit tė Body Building |
|
|
| Saturday, 28 June 2008 | |||||||
Ai është vetëm 23 vjeç, por ka shumë për të na treguar për jetën e tij. Në moshën 22 vjeçare, pikërisht një vit më parë, Marin Meksi ka marrë trofeun e kampionit të Body Building në Shqipëri dhe në konkurset ndërkombëtare ka dalë nënkampion i Europës po në këtë sport. Por pasioni për trupin e bukur e plot muskuj nuk ia ka larguar Marinit dëshirën për librat. Sivjet ai mbaron fakultetin e Drejtësisë dhe shpreson të bëhet një avokat ose noter i njohur. Marini ndër të tjera është një djalë me fat pasi është biri i Mira Meksit, shkrimtares dhe përkthyeses së njohur e cila është njëkohësisht edhe një nga pronaret e televizionit “Alsat”. Të gjitha këto e kanë bërë të sigurtë Marinin në rrugën e tij për të cilën ai nuk ka dyshim se do të jetë e suksesshme. “Nuk më mungon asgjë që të bëhem i suksesshëm në jetë edhe si jurist por edhe si sportist pasi kam talent, kam bërë shkollë, jam i pashëm, por kam edhe para” -tregon ai për “Panorama Plus”.MIRA KUNDËR PASIONIT TË TË BIRIT PËR BODY BUILDING Mira Meksi duke qenë shumë e apasionuar pas librit dhe padyshim edhe pas shkollës, nuk e ka parë me sy të mirë pasionin e të birit për të patur një trup muskuloz pasi e gjitha kjo kërkonte kohë dhe përkushtim brenda mureve të palestrës. Kjo edhe për arsyen se ky sport është shumë i paragjykykuar pasi djemtë e fiksuar mbas muskujve, të krijojnë idenë sikur nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër në jetë veçse të demonstrojnë trupin e tyre. Mirëpo Marini ka arritur t’i bëjë të dyja, edhe shkollën edhe sportin duke i dhënë fund dilemave të mamasë shkrimtare. SHOQËRIA ME INISIN DHE TË TJERAT Ka tërhequr vemendjen tonë pasi një javë më parë kur u bë promovimi i klipit më të ri të Ingridit dhe Çiljetës, Marini është parë teksa shoqëronte Inis Gjonin, vajzën e njohur të ekranit. Dhe menjëherë të shkon mendja se mos e ka njohur në Alsat, televizionin e familjes së tij ku Inis Gjoni ka një program të sajin. Por jo. Marini tregon se me Inisin ka një njohje 10 vjeçare pasi ai gjithmonë ka preferuar të shoqërohet me vajza më të rritura se vetja. Madje ka qenë vetë ai që ia ka prezantuar të jëmës, kohë kur Inisi donte ta çonte në një televizion projektin e saj. Duke dashur të kuptojmë më shumë rreth miqësisë së tij me Inisin dhe pasionit të 23 vjeçarit për vajzat më të rritura, përpiqemi të mësojmë se çfarë marrdhënieje ekziston mes tij dhe Inisit. “Inisin e kam si motër, - tregon Marini, por ka plot vajza të tjera të njohura të cilat i kam shumë më tepër sesa shoqe apo motra”. - përfundon ai.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|










Ai është vetëm 23 vjeç, por ka shumë për të na treguar për jetën e tij. Në moshën 22 vjeçare, pikërisht një vit më parë, Marin Meksi ka marrë trofeun e kampionit të Body Building në Shqipëri dhe në konkurset ndërkombëtare ka dalë nënkampion i Europës po në këtë sport. Por pasioni për trupin e bukur e plot muskuj nuk ia ka larguar Marinit dëshirën për librat. Sivjet ai mbaron fakultetin e Drejtësisë dhe shpreson të bëhet një avokat ose noter i njohur. Marini ndër të tjera është një djalë me fat pasi është biri i Mira Meksit, shkrimtares dhe përkthyeses së njohur e cila është njëkohësisht edhe një nga pronaret e televizionit “Alsat”. Të gjitha këto e kanë bërë të sigurtë Marinin në rrugën e tij për të cilën ai nuk ka dyshim se do të jetë e suksesshme. “Nuk më mungon asgjë që të bëhem i suksesshëm në jetë edhe si jurist por edhe si sportist pasi kam talent, kam bërë shkollë, jam i pashëm, por kam edhe para” -tregon ai për “Panorama Plus”.







