| Interviste eksluzive me Ekrem GJ ( Infinit Records ) |
|
|
| Friday, 13 June 2008 | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
Tung Ekrem , kallxona diqka per veten tone? Un jom Eki, vi prej Prishtine, jetoj n'Nju Jork pi para luftes, edhe hobi e kom muziken. Per ta lexuar gjith intervisten klikoni "Lexoni permbajtjen".
ZeriKosovar.com - Njihesh si kengtar i muzikes RAP , kush t'ka shty mu marr me kit muzik? Muzika u kon prezente n'shpi tonë e për më m'shty mu marr me muzikë u kon vllau jem n'fillim qe m'bijke kaseta e mixtape-a t'reperave t'athershem (Colours, Ritmi i Rruges, etj.). Masnej ja nisa me punu n'lirikë edhe sot e asaj dite hala e çmoj lirikën mas shumti n'rep. N'vitin 2003 e kemi kriju label-in "Infinit Records" me K-master edhe Da Ghost. Kjo u kon mas bashkpunimeve n'projekte t'ndryshme. N'Infinit nihna shum mirë, tash qe ka antarë t'ri nuk m'ka ra me nejt shum me ta veq e kom pa qe masi veq jon n'Infinit duhet me pas diqka n'ta. Përndryshe, ka respekt mrena n'Infinit edhe krejt e kalojmë qysh o' mas miri. Une karierë solo kom pasë pi fillimit e n'label me Infinit-at jom hala. Plani jem osht me bo muzikë sa t'kom takat e puna me Infinit osht "niher Infinit, gjithmon Infinit"... jemi familje. Momentalisht jom tu e miksu/masterizu albumin "Shqip-Hop" e tu e pregaditë për editim verës ma vonë. Kong t'reja s'po kom vakt me bo veq jom tu shkru e tu e bo gati ni album/mixtape qe ka me dal pamvarrsisht verës. ZeriKosovar.com - Vizitoret tone natyrisht edhe shqiptart tjert qe e ngojn kit muzik..kan qef me dit pak : A KO ME PAS PERNIME BEEF PRAP ME ZINXHIRT?? Hahaha, beef-i me Kiggaz u kry niher edhe mo s'ja nisë apet kurr -- s'paku me mu s'ja nisë. U dek koha e dissave e m'vjen keq nëse dëshprohen lexuesit e adhurust e repit. Une jom i hapun me bashkpunu me qfardo reperi qe e ka dëshmu vehtën n'rep. I vetmi sen osht qe për me bashkpunu me dikon duhna me njoft "llajv" at reper. Unikatilin nuk e njoh. Albumi i ri "Shqip-Hop" osht projekt kolaborativ i antarve t'shtëpisë muzikore "Infusa Music". Infusa osht përfaqsi e Infinit-it n'Amerikë. "Shqip-Hop" osht album i përbashkët që pretendon me definu stil t'ri n'hip-hop Shqiptar. Kemi punu n'to prej 2006-ës edhe shum kong jon shtu, shum jon hek, n'fund e kemi vendos qe qka kemi tash për tash osht ni përmbledhje solide. Nuk kemi bashkpunu me shum repera tjerë po me ata qe kemi bashkpunu, kemi bo muzikë t'mirë. I falenderoj për ndihmë: Da Ghost, Qoppa, Big Bossidy, si dhe K.O. për punën e palodhshme n'realizim t'albumit. K.O. osht kreu artistik edhe teknik i albumit. Faqe e qart edhe veq vazhdoni punën. Osht ni projekt tjetër qe jom tu punu n'to, AlboHipHop.com. Mendoj qe kishim mujt me bashkpunu qe mi ofru adhurusve t'hip-hopit çasje n'lajmet ma t'fundit për rep e hip-hop. I përshëndes t'gjith vizitort e ZeriKosovar.com edhe adhurust e hip-hopit Shqiptar.
Faqen e Ekrem GJ mund ta vizitoni nga KETU ndersa mos harroni ta vizitoni edhe AlboHipHop Forum
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|




Interviste eksluzive e faqes ZeriKosovar.com me reperin e mirenjohur shqiptar Ekrem GJ i cili vjen nga grupi i njohur shqiptar te cilet quhen Infinit Records.Me poshte keni mundesi ta lexoni intervisten.