|
Julka dhe Gangsta qe e beri joshese |
|
|
|
Monday, 03 March 2008 |
 Është koha kur klipe të reja vazhdojnë të shfaqen çdo ditë në ekranet shqiptare dhe këngëtarët tanë i shohim të eksperimentojnë e të provojnë në rryma të ndryshme. Por sigurisht, në gjithë prurjet e mëdha muzikore vetëm tek disa prej tyre vlen të ndalesh. Dhe në fakt, Julka nuk mund të kalonte pa u vënë re. Sepse nga vajza e dikurshme e “Amin”, tek kënga “Gangsta” ajo ka ndryshuar tërësisht. Zëri i ëmbël dhe vajza joshëse janë shndërruar në një femër protestuese, që këndon R&B dhe hip-hop.
Sigurisht në këtë mes, përmes dëshirës së Julkës për t’u prezantuar ndryshe është edhe “dora” e Andit, që krijon muzikën. Nuk mungon as ndikimi i Florit, që vazhdon të shfaqet thuajse në të gjitha videoklipet e anëtarëve të grupit të “NRG”, ku duket se kohët e fundit është shtuar edhe Big Basta. Ndonëse në luk nuk sjell shumë ndryshime të paktën, që nga hera e fundit, kur e kemi parë tek “Kënga magjike”, në mënyrën e të kënduarit Julka është një personazh tjetër. “Është një këngë ndryshe nga ato, ku më keni parë deri tani, megjithatë nuk e ndiej të huaj”, tregon ajo duke mos e mohuar mundësinë e një kënge tjetër në këtë rrymë. Sa për praninë e Florit, Sonit dhe Andit në këtë klip? Ata nuk janë thjesht figurantë, por tregues të marrëdhënieve të mira të grupit. Dhe pse jo, një mënyrë për të kërkuar më shumë sukses.
|