Karla Bruni: Dashuria mė largoi trishtimin Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 4
I dobėtMė i miri 
Tuesday, 22 July 2008

Qysh kur ajo quhet zonja e Nikolas Sarkozi, Karla Bruni është ethshëm objekt mediatik. Dalja e albumit “Comme si de rien n’était” (Sikur të mos ishte asgjë), albumi i saj i tretë, nuk do të bëjë asgjë për të kulluar statusin krejt të ri të një këngëtareje bashkëshorte e kreut të shtetit francez. Për “Le Figaro” ajo ka dhënë këtë intervistë që po e botojnë të përshtatur dhe të shkurtuar.Duhet të ketë qenë i vështirë vendimi për të nxjerrë këtë album …Kishte vetëm një alternativë: ose do ta nxirrjaduke e pranuar si të vërtetë punën time dhe statusin e zonjës së parë, ose nuk do ta nxirrja. Gjithçka ndodhi kaq shpejt, pa arritur të mbushem mirë me frymë, pa pasur kohë që të përfytyroj një raport me këtë status të ri. Por vetë albumi, konceptimi dhe realizimi i tij, ka qenë, në të kundërt

një mister: një bombolë oksigjeni, spontaniteti dhe lirie mu në zemër të zhurmës mediatike, diçka që nuk ishte dhunë, por që megjithatë po të zhyste.

Ka qenë e mundur që duke qenë këngëtare të çliroheni nga kufizimet që ju vijnë nga statusi juaj i ri?

Unë nuk ndihem kurrë e kufizuar. Kur shkruaj, jam krejtësisht e çliruar nga skllavëria e imazhit tim. Të shkruarit shoqërohet nga ndërgjegjësimi i vetes dhe i të tjerëve, dhe nuk jam e sigurtë nëse mund të ndodhë ndryshe. Kufizimi kryesor që nxit jetën time, është ai i të qenurit në lartësinë e fatit tim. Kam ndërruar atdheun, gjuhën, edhe babain madje. Rastësia ose fati, ka bërë që unë të ndërroj edhe njëherë profesion, dhe kufizimi im i vetëm është që të jetoj atë që duhet të jetoj, të përdor të gjitha mundësitë për ta bërë këtë, për të qenë në maksimum. Jeta ime nuk është shëtitje dhe unë nuk e konsideroj aspak si të tillë.

Pra është rritur vetëpërmbajtja.

Kam qenë modele për 12 vjet dhe nuk i kam parë ndonjë të keqe raportit me imazhin. Zakoni i vjetër më është sot shumë i nevojshëm. Gjithnjë jam munduar të ruaj distancën në raport me imazhin dhe nga ana tjetër e di se ai gjithnjë na ikën nga duart: duhet ta çlirosh, përndryshe është një vuajtje pa fund. Sa për pjesën tjetër, habitem kur më marrin aq seriozisht për arsye që s’kanë të bëjnë as me mua, as me kompetencat e mia, as me talentin tim, as me punën time, as me fjalët e mia, por me kompetencat dhe pozitën e bashkëshortit tim. Unë jam gruaja e dikujt që bën gjëra shumë serioze dhe që punon veçse për njerëzit.

E keni matur gjithë këtë?

Jo. E kam nga praktika, jo nga teoria.

Çfarë merr në konsideratë sipas jush statusi i zonjës së parë të Francës?

Një përgjegjësi. Në rrafshin personal, një martesë, një dashuri. Të propozon gjithashtu një rast të jashtëzakontë për të bërë gjëra interesante dhe të mira.

E mendonit se do të bëheshit zonja Sarkozi?

Nuk kisha menduar as që mund të gjeja një dashuri kaq të rëndësishme. Është një dashuri e madhe. Është burri im i parë. (Heshtje) Besoj se kur bie në dashuri kaq thellë dhe menjëherë, ti je gati. Kisha një vit e ndarë nga babai i djalit tim, me të cilin gjithnjë kam ruajtur miqësinë, por isha beqare. Ishin vite zie:unë humba tim vëlla. Isha ndarë nga shoku im: pra ishte një goditje. Isha e vetmuar në këtë shtëpi të madhe bashkë djalin tim të vogël. Unë jam tip i gëzuar, nuk kisha rënë në melankoli, por tani i gjykoj ato vite si shumë të trishtë. Dashuria ma largoi trishtimin…

Po sot si i keni marrëdhëniet me angazhimin?

Angazhimi më ngjan si rock&roll-i (qesh). Të mos jesh i angazhuar do të thotë të kesh një liri që në momentin e angazhimit duket sikur do ta humbasësh. Por ai që nuk guxon për asgjë, nuk ka asgjë. Në përgjithësi njerëzve iu vjen keq për ato që nuk kanë bërë. Kjo është një nga gjërat që më ka mësuar afria me Nikolas Sarkozinë, i cili është burrë i guximshëm.

Si e keni jetuar rënien e popullatitetit të Sarkozisë?

E shqetësuar. Dhe në të njëjtën krejt në arrati. Kisha frikë mos po i sillja një paragjykim të tmerrshëm: shumë njerëz u tronditën nga kjo dashuri e cila binte ndesh me konjukturat e realitetit ekonomik. Pastaj, në përgjithësi, presidentët kanë një jetë më të rregullt dhe njerëzit nuk janë mësuar: Nikolas është shumë i ri, është një burrë 50-vjeçar i divorcuar që u rimartua, si shumë burra të kohës së tij. Politika të rinon. Unë jam 40 vjeç…

Thuhet që sot ju jeni pasuria më e mirë e presidencës. Çfarë provoni?

E lehtë që të jesh popullore kur nuk bëhet fjalë veçse për elegancën, paraqitjen, feminitetin dhe kur nuk bën asgjë fondamentale. Bashkëshorti im, ai, bën gjëra serioze dhe të rëndësishme. Popullariteti i tij është i lidhur me jetën e njerëzve, çka, jo gjithmonë, është e lehtë. Por unë nga ana ime do të bëj më të mirën për të qenë sa më popullore dhe që kjo të mos jetë e sipërfaqshme: do të mundohesha të bëja diçka për të ndihmuar njerëzit.

Jeta e Karla Bruni-Sarkozisë është një roman?

Parë nga brenda, jeta ime është para së gjithash një rrugë që duhet përshkuar. Fillimisht, kjo rrugë ishte e paqartë: nuk kam pasur ndjesinë e të qenurit dikushi. Pastaj gjeta rrugën time dhe nuk iu ndava. Qysh atëherë, kam mësuar por nuk kam ndryshuar shumë.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.17241 Seconds