| Mama 41-vjeē? Njė mallkim i ėmbėl |
|
|
| Saturday, 11 October 2008 | |||||||
![]() “Dashuria për time bijë është e dhimbshme”. Nicole Kidman është rëfyer për revistën 'Elle', në të cilën ka dhënë një intervistë shumë prekëse lidhur me mëmësinë dhe atë që ajo provon gjatë kësaj kohe. Një nga aktoret e famshme në botë ka pranuar se të bëhesh nënë në moshën 41-vjeç është një bekim, por mund të shndërrohet shumë shpejt në një lloj mallkimi të ëmbël. “Mosha avancon, vitet ikindhe e gjithë kjo ndërlikon shumë emocionet. Për të voglën time, Sunday Rose ndjej shumë frikë. E shoh, kaq të vogël e të pambrojtur dhe pyes veten: çfarë do t’i ndodhë?” Por me gjithë dyshimet e shumta dhe frikërat që ka në kokë, ish gruaja e Tom Cruise ka deklaruar se tashmë ka gjetur gjysmën e saj të ëmbël, duke u martuar me muzikantin Keith Urban. “Ai më ka bërë të jem një person i kompletuar”- ka thënë ajo, por ka shtuar se në asnjë mënyrë, lumturia e sotme nuk mund të fshijë 11 vitet e kaluar me Cruise dhe dy fëmijët e adoptuar. Edhe pse ka theksuar se të martohesh në moshën 22-vjeç, si bëri ajo, nuk është edhe aq gjë e zgjuar dhe e shëndetshme. “Mua do të më vinte keq nëse fëmijët e mi do të vendosnin të bënin hapin e madh në një moshë të re”- përfundon Kidman.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|




