|
Martohet Ermal Fejzullahu + FOTO dhe VIDEO ! |
|
|
|
Wednesday, 22 October 2008 |
|
JAN SHTUAR FOTOGRAFI TE REJA!.Ermal Fejzullahu është martuar. Dasma e shumë përfolur e këngëtarit ka zënë vend të hënën mbrëma në hotelin “Grand” në kryeqytet. Me këtë rast të pranishëm ishin familjarë, miq e kolegë të shumtë të Ermalit. Ardhja e mysafirëve ka filluar në ora 19:00. Ndërsa, çifti ka arritur në hotel në orën 21:45. Disa adhurues të Ermalit e kanë pritur atë përpara hotelit “Grand”. Të pranishmit në dasmën e Ermalit i kanë argëtuar këngëtarë të shumtë, si: Sinan Vllasaliu, Miranda Hashani, Lindita Hakaj, Shkurte Fejza, e shumë të tjerë.
Per ta shikuar fotografinë klikoni "Lexoni përmbajtjen".
KLIKO KETU PER TI SHIKUAR FOTOGRAFITE NE YOUTUBE 

 
 Mësohet se dasma ka zgjatur deri në orën 2:30 të mëngjesit.Megjithëse ishte paralajmëruar se pos natës së parë me familjarë e miq, Ermali do të mbaj edhe një natë tjetër me VIP, kolegë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, mësohet se kjo natë nuk do të mbahet.Madje, një natë të tillë e pati paralajmëruar edhe vet Ermali në një intervistë dhënë emisionit tonë javën e kaluar. Ermali ka kurorëzuar me martesë lidhjen me Arianën, pas një vit e gjysëm që kanë filluar atë. Ktv.
|