Meryl Streep, me njė tė shkuar si barbone Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Wednesday, 16 July 2008
 Shumë pak mund ta besojnë por, Meryl Streep ka një të shkuar si barbone. Këtë e ka rrëfyer vetë aktorja e intervistuar nga revista britanike “Closer”,d uke lënë të habitur shumë fansë të saj. Gjatë intervistës aktorja me famë ka treguar pa asnjë ndrojë se ka fjetur në një park të Londrës në moshën 20-vjeçare. Kohë kur ajo nuk ka pasur asnjë qindarkë në xhep për të paguar qoftë edhe një dhomë fare të thjeshtë hoteli ose pensioni të rinjsh për të kaluar natën. 

“Në atë kohë për të mbijetuar unë bëja artisten e rrugës dhe jo pak herë ndodhte që akush nuk më linte të holla”- ka treguar stari, duke shtuar se ato kanë qenë mbrëmje që nuk mund t’i harrojë.

Sipas saj, në ato kohëra të vështira ndodhte që nuk hante asgjë për darkë dhe ishte e detyruar të flinte në qiell të hapur, shpesh në Green Park të Londrës, e mbuluar vetëm nga pemët.

“Shikoja që së largu hotelin prestigjoz Ritz dhe ëndërroja vetëm një herë një suitë në atë vend përrallor. Dhe më në fund, ia dola”- ka përfunduar ajo. 


Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.40551 Seconds