|
Miss Suada Sherifi, blen 2000 euro njė fustan Dolce Gabana |
|
|
|
Sunday, 22 June 2008 |
 Suada Sherifi, Miss Albania 2005, shpenzon shuma marramendëse parash për garderobën e saj. Marrëzinë e fundit e ka bërë së fundmi me një shifër prej gati 2000 eurosh të shpenzuara për një fustan të “Dolce Gabanës”. Por duket se shpenzimet ia kanë vlejtur sepse basketbollistja e kombëtares, nuk lë rast pa e veshur fustanin e preferuar. Fustani, një krijim i të famshmëve Domenico Dolce dhe Stefano Gabana është karakteristik i koleksioneve të D&G. Punuar në një copë animal print (lëkurë leopardi), fustani puthitet mirë pas trupit, vjen deri në gju dhe ka edhe një rrip të trashë në bel.
Një të ngjashëm me të ka veshur edhe sensacioni i popit, këngëtarja australiane Kylie Minogue. Kylie me një fustan të tillë është prezantuar për herë të parë në publik pas operacionit të saj në gji. Ndërsa Suada, fustanin e shtrenjtë për herë të fundit e ka veshur në “Euro 2008”, emisionin sportiv që transmetohet në orët e vona në Top Channel.
|