| Mjaft me dobėsimin, meshkujt duan tė mbushurat! |
|
|
| Sunday, 29 June 2008 | |||||||
“Boll me rënien në peshë!”. Apeli vjen nga një prej revistave “kult” në Francë “Elle”. Në numrin që del nesër, ambasadorja e kësaj fushate që i thotë boll imazhit të gruas së “hollë”, Monica Bellucci shfaqet e qeshur dhe rrezëllitëse në kopertinë.Fushata antidobësim merr shkas nga një sondazh të bërë nga Instituti Ifop, sipas të cilit një në dy burra , pra 50% e të intervistuarve, prefron gratë e mbushura, pa u futur në detaje.Sipas revistës franceze, ky kërkim është “një thirrje revolte nga ana e burrave”, që u kërkojnë grave të tyre të heqin dorë nga dobësimi dhe të mos jenë më të fiksuara nga kilet e tepërta. Në sondazh u pyetën 500 burra, të përzgjedhur nga mosha 15-vjeç e sipër. Përqindja e atyre që pranojnë thjesht se pëlqejnë rrumbullakësinë në seksin tjetër ngjitet në 56%, nëse merren parasysh edhe burrat që jetojnë në çift (homoseksualët). Rritet edhe më shumë, duke arritur kuoatën 7 në 10, kur sondazhi u kërkon burrave nëse e quajnë “irrituese” faktin që gratë janë të fiksuara nga pesha e tyre, duke u peshuar çdo ditë dhe janë të kujdesshme për çdo miligram ushqim kur ulen në tavolinë. Rreth 70% e të intervistuarve na “duan kështu si jemi”. Gati 45 % e burrave mendojnë se gratë shqetësohen ca si tepër për peshën e tyre në kilogramë. “Burrat na tregojnë në këtë mënyrë kriteret e tyre të bukurisë”, - komenton “Elle”. Dhe nga shifrat dalin nxitjet për lexuesin dhe është një rast për të zbuluar “vështrimin e burrave mbi yjet nga Keira Knightley tek Beyoncè Knoëles, për të kaluar nga Scarlett Johansson apo Agyness Deyn». Por pika e referimit është ajo, Monica Bellucci e “adoptuar” prej vitesh nga francezët dhe vazhdimisht në kopertinën e revistës së njohur. Brune dhe e veshur me një këmishë të thjeshtë të bardhë. “Kush më mirë se ajo mund të ilustrojë këtë numër nëse jo Monica Bellucci!”, - premton e përjavshmja.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|



