| Nancy Brilli: Pėr tim bir kam lėnė teatrin |
|
|
| Monday, 14 July 2008 | |||||||
“Më pëlqen kur më thonë që jam e bukur, më bën të ndihem mirë. Por, nuk i kaloj të gjitha ditët përpara pasqyrës”.Kështu është shprehur Nancy Brilli në një të përjavshme italiane, aktorja, mama e Francescos 8 vjeç, frut i martesës në vitin 2000 me ish bashkëshortin Luca Manfredi.Nancy tani e fejuar me kirurgun plastik Roy De Vita është gati për anulimin e martesës me Massimo Ghini. Procedurë që do ta lejojë më pas të zhvillojë ceremoninë për kurorëzimin në kishë.“Sot kam arritur një ekuilibër të mirë dhe shkoj gjithmonë e më mirë dakord me trupin tim. Kur shihem në pasyrë, shihem së brendshmi. Ndoshta kjo tingëllon më tepër si një batutë, por është një gjë shumë e rëndësishme. Jo gjithmonë gjatë jetës sime, kam mund të gëzoj këtë ndjenjë kompletimi”- thotë aktorja e njohur. Brilli ka rrëfyer për të përjavshmen se shokun e saj aktual që do të bëhet edhe bashkëshorti i ardhshëm e ka njohur gjatë takimit për një ndërhyrje kirurgjikale plastike. "Royn e kam takuar sepse më nevojitej një ndërhyrje në bel”- tregon ajo. Ajo vlerëson tek ai mënyrën se si arrin të mbajë punën dhe familjen. Duhet të jesh i zoti që të arrish të bashkosh bashkë të gjitha pjesët, duhet të jesh e kujdesshme me fëmijët e tu që të mos i lësh t’u mungojë asgjë. “Për të ndenjur afër me tim bir Francescon kam hequr dorë nga teatri. Turnetë të detyrojnë të qëndrosh larg shtëpisë për një kohë të gjatë dhe unë nuk bëra një fëmijë për ta lënë me dikë tjetër”- thotë ajo. Projektet për të ardhmen? Nuk di të thotë diçka në mënyrë të prerë, por uron me shpirt t’i rikthehet sërish teatrit. Për momentin i është propozuar pjesëmarrja në një komedi të bukur, por është ende herët.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|


















