Nga 300 deri nė 4000 euro, ja sa paguhen kėngėtaret shqiptare Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 5
I dobėtMė i miri 
Sunday, 13 July 2008

 Adelina Ismaili, Genta Ismaili dhe Nora Istrefi kengetaret qe paguhen me shume.Stina kur ato mbretërojnë ka filluar që në qershor. E ka nga ato, që nuk bëjnë pazar me çmimin që i vënë vetes për koncert dhe kur nuk u pëlqen oferta, mbyllin telefonin pa mëdyshje. Sepse tani funksionojnë ndryshe. Në fillim të shkonin në një koncert, ishte si të realizonin një dëshirë të madhe, tani për to është si të shkelin në parajsë. Janë të bukura, seksi, ambicioze dhe nuk të falin për para. Nuk ndahen në bionde e brune, s’ka më rëndësi, por kategorizohen në seksi apo jo, ekzaltuese apo të ftohta, të shtrenjta apo të lira.

Kliko "Lexoje permbajtjen" per ta shikuar listen e plote te pagave. 

 

E kemi fjalën për këngëtaret tona, të cilat sidomos tani në verë rendin të kapin sa më shumë data për koncerte, të shëtisin botën dhe në fund të vitit ta mbushin xhepin plot. E kur mendon që gjithë muajt e verës ato rendin nga një vend në tjetrin, koncert pas koncerti, vjeshta padyshim që i gjen mjaftueshëm të kamura. Më poshtë keni një klasifikim në Euro, të shumë prej këngëtareve, që janë në treg për momentin.

300 EURO

Kjo shumë është minimale. Sepse në fakt janë pak këngëtaret që paguhen vetëm 300 euro për një koncert. Është kufiri minimal, që janë ende në fillimet e tyre, ose kur muzika që këndojnë nuk është komerc. Një vlerë të tillë, thuhet se e merr Kamela, këngëtarja e “Top Show-t, natyrisht, që ka dhe të tjera.
500 EURO
Nuk është pak kur mendon që ato s’është se janë të bindura se janë këngëtare të mirëfillta.Rozana Radi, e cila është marrë përsipër për t’u menaxhuar nga “Eurostar” për 5 vjet, të paktën nuk do i bëjë vetë pazaret e koncerteve.Ajo ka gjetur çelësin me këngë të nxehta, 100 për qind komerc, të cilat vlejnë shumë më
shumë sesa një këngë elitare. Rozana ka nisur stinën e koncerteve në bregdet. Në këtë çmim qëndron dhe Ingrit Gjoni, tashmë një brune e theksuar. Edhe pse mike të ngushta me Çiljetën, Ingriti qëndron pas saj përsa i përket shumës, që mund të fitojë në koncerte. Ajo është e para që bën gati videoklipin e nxehtë, gjithmonë me xhirime në bregdet. Ndërsa Zajmina Vasjari, që këngën e ka pasur ëndërr, por e ndërgjegjshme për vokalin e kufizuar, ka hyrë në treg në sajë të performancës.Shumë sensuale, si një kukull e vërtetë, nuk duhet të mungojë në koncertet e verës, pasi ajo ka audiencën e saj.Këtu hyn dhe Anjeza Branka, me ritmet e nxehta dhe bashkëpunimet me këngëtarë meshkuj.Por ajo ka mundur të qëndrojë në treg, edhe në sajë të formës së mirë fizikë, që ka ruajtur edhe pas lindjes së djalit të saj. Ardhja e djalit në jetë nuk ia ka ulur fare ritmin e jetës muzikore, me pjesëmarrjen ne koncerte dhe festivale. Gjithashtu, 500 euro kushton dhe një e kënduar nga Anjeza Shahini, e cili në fakt për hir të vërtetës, është këngëtare shumë e mirë, por më shumë për publikun elitar.Tashmë është duke punuar për nxjerrjen e dy këngëve të reja, me të cilat pritet të ndryshojë disi stil. Për 500 euro paguhet dhe Mariola, e cila ka fansat e saj, që janë këngëtarët e muzikës popullore.
800 EURO
Besa Kokëdhima, sepse ka hyrë në tregun e koncerteve si star i vërtetë. Me një zë shumë potent, ajo e vendos vetë limitim e çmimit për koncert. Me shumë pjesëmarrje në festivale dhe realisht e pëlqyer për këngët baladë dhe të gjitha ritmet e tjera, ajo duket se ka kapur tregun, dhe është tek e mesmja e artë. Kompozitorët mendojnë se është e talentuar dhe natyrisht ka gjetur një mënyrë që të jetë dhe e pëlqyer dhe e paguar. Po në këtë vlerë qëndron dhe Rezarta Shkurta, e cila ka lidhur kontratën me “Etno Engjujt”, për ta menaxhuar si pjesëmarrëse dhe në koncertet e saj në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë e Diasporë. Por
këngët me të cilat ajo merr pjesë në këto koncerte dhe që me të cilat ajo prezantohet janë: “Dj”, dhe “Matura”, dy kompozime të Genti Lakos. Nuk dihet nëse ajo do të vazhdojë bashkëpunimin me kompozitorë të tjerë, tashmë që do menaxhohet nga kosovari Genc Prelvukaj.
1000 EURO
Soni Malaj, merr 1000 euro për koncert sepse është në momentin e saj më të mirë. Soni udhëton shumë dhe jep shumë koncerte nëpër botë, kudo ku ka shqiptarë.Shquhet për ekspresivitetin dhe një fizkulturë të vërtetë që i bën publikut, duke kaluar në mënyrë të alternuar nga ritmet baladë tek ato R@B apo hip-hop.Po këtu qëndron dhe Eranda Libohova, sepse është në kulmin e saj. Ajo e kalon gjithë verën me koncerte, për të ruajtur balancën me pjesëmarrjen në festivale. Në këtë shifër thuhet që qëndron dhe Arta Bajrami, këngëtarja nga Kosova edhe kjo këngëtare emirë. Ajo karakterizohet për potencën dhe një lloj revolte në këngë, që në fakt publiku shqiptar e pëlqen.Tani Çiljeta. Ajo është në treg dhe mirë fare. Falë zgjuarsisë që ka treguar për të depërtuar nëpërmjet imazhit seksi, ajo ka hyrë në tregun e këngëtareve më mirë të paguara. Vajzë e ngrohtë, e qeshur, shumë provokuese në skenë dhe së fundi me këngë të mira, ka arritur të kapë këtëshumë. Por gjithsesi, ajo është kudo, sepse menaxherët e koncerteve, e dinë shumë mirë që me Çiljetën nuk dalin të humbur.Gjithnjë do të ketë publik, që do të mblidhet rreth saj dhe do ta´duartrokasë. Po ashtu e pëlqyer është dhe këngëtarja vlonjate Poni, që me turbo-folkun, ka arritur t’i bëjë për vete të gjithë. E ardhur nga Zvicra, si një këngëtare që shkeli në terren të panjohur, e gjeti shpejt tregun e saj, pasi muzika popullore dihet, që nuk të lë pa gjë.
1500 EURO
Kujdes! Sepse është Elvana Gjata. Ajo vajza shumë e emocionuar e “Etheve”, tani dominon.Për zërin e bukur dhe sensualitetin e saj, Elvana ka mundur të jetë ndër më të preferuarat dhe që thirret shpesh në koncerte sidomos jashtë Shqipërisë. Kjo falë edhe bashkëpunimeve që ajo nisi 3 vite më parë me artistët kosovarë si: Getoar Selimi, i cili i përgatiti terrenin andej. Në këtë shifër qëndron dhe Greta Koçi, e cila edhe pse s’i ka mbushur ende 17 vjeç, ka fituar shumë fansa në muzikë. Ajo sa ka përfunduar një tur koncertesh nëpër Shqipëri, ndërsa vazhdon me ritëm shumë të ngarkuar, koncertet jashtë vendit.Pastaj vjen Zanfina Ismajli, e cila me vite të tëra, vuajti shumë nën hijen e famës e së motrës, Adelinës. Tani më në fund ndihet e pozicionuar dhe e pavarur. Ka personalitetin e saj, fansat dhe çmimin e vet. Po ashtu Kaltrina Selimi.Këngëtarja kosovare që fitoi pavarësinë pas ndarjes nga grupi “Hana band”, është e pëlqyer dhe kudo nëpër koncerte. Nuk qëndrojnë pas dhe këngëtaret Jehona Sopi dhe Leonora Poloska.
4 MIJË EURO
Dhe tani hyjmë në zonën e nxehtë. Janë seksi, të kërkuara dhe shumë mirë të paguara, sepse ato arrijnë të kapin shifrën 4 mijë euro. Bëhet fjalë për këngëtaret më në treg për momentin, të cilat kushtojnë kur bëhet fjalë për koncertet që organizohen në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë e Diasporë. Thuhet se ky është çmimi tavan për një koncert që kap vlerën 4 mijë euro. Dhe kush janë ato? Direkt u shkon në mendje që është e para Adelina Ismajli, me pretendimet në stratosferë. E pse jo, kur mendon që është ikonë, e pëlqejnë të gjithë, nuk del kurrë nga tregu. Por edhe pse shumë pas saj vite në skenë ka arritur ta kapë këtë rekord dhe Genta Ismajli, sepse ajo për të ardhur nga Amerika deri në Kosovë, e në Shqipëri e për t’i rënë botës qark, nuk e bën lirë. Shumë ekspresive, Genta thuhet se paguhet 4 mijë euro për koncerte të mira. Shumë interesante kur mendon se dhe Nora Istrefi ka arritur të kapë këtë çmim. Ajo që hyri në muzikë pa shumë bujë, tani ka arritur t’i perfeksionojë të gjitha, si pamjen ashtu dhe portofolin. E pa dyshim që çmimi mund të pësojë dhe zbritje, kur bëhet fjalë për koncerte të vogla. Por ato prapë e kanë vendosur një kufi minimal të vlerës që kërkojnë për një koncert, dhe që nuk shkon poshtë 1500 Euro. Dhe po të bësh një përllogaritje të koncerteve të tyre çdo fundjavë, besoj e kuptoni se sa të pasura që janë këngëtaret, mosha mesatare e të cilave nuk i kalon të 30-at.

Gazeta Panorama

 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
vigan   |2008-07-13 13:52:06
Rroga te mira =).
Anonymous   |84.73.50.xxx |2008-07-14 19:47:38
adelina, ka kerku 3000 euro pėr 10min. nė Big Brother e na pėr koncerte i kerkon
edhe 10'000 euro qenkeni pakez gabim tė informuar.
faton  - salcano   |77.29.0.xxx |2008-07-14 22:33:08
IA VLEN SE VEQ VESHJA GRIMI E TE BRENDSHME BAJN 1.000 euro, E MO MOS TE FOLMI
PER SHUMEN QE DOHET MI JA DHANE PRINDIT, E SHKA I MBET ASAJ ME BLE TESHA VETEM
PER KONCERTIN GJETER. rotori & statori
Nela  - informacion i sakte.   |217.24.249.xxx |2008-07-15 18:10:55
Adelina eshte vertet e mire po ,sa per ne Top chanel ,as qe behet fjele per
pagese,biles Adelina ka pagu me ardh ne tirane se ashte haru krejt,e sa per 10
000euro,me vjen keq po ajo vetem per me kendu nuk eshte,a me aktru eshte me e
mira e estrades kosovare.
Anonymous   |84.73.50.xxx |2008-07-15 19:33:07
pėr Nela, nuk thash qė kendon mirė edhe as nuk jam adhurus i adelines, kjo ishte
vetem njė info nga unė. dhe nuk ma merr mendja qė shkon adelina dikun falas, e
jo se jo nuk ka pagu, adelina ėsht legjed edhe pse sdin me knu. hajt papaaa se
skam kohė pėr ksi senesh vetem mu tek.
zymer kurtulaj  - informacion i sakte   |80.80.174.xxx |2008-07-17 22:57:26
hay ku jeni si jeni dasha mu lidh menjeher me temen per tu paguar mos te shtyhet
asnje kengetar se per tu paguar si MEDA nuk ka po si duket edhe webfaqja koka e
informuar keq qe per tu paguar si MEDA nuk ka klm
agjenti 007   |77.242.22.xxx |2008-07-18 09:44:34
rroga cool si ka mundesi se marrin me shume se nje politikan
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.29973 Seconds