Olsi: Bashkėjetesa me Noēen, darkat me Lusin dhe netėt me Enkin e Kafazit + FOTO! Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 46
I dobėtMė i miri 
Friday, 03 October 2008

 Ai i pëlqen shumë femrat, por në ndryshim nga meshkujt e tjerë të cilët gjithashtu kanë dobësi për seksin e dobët, Olsi nuk e ka marrë asnjëherë mundimin që ta fshehë këtë fakt. U bë shumë i njohur në programin “Big Brother” (edhe për faktin që përmendëm më lart) ku fitoi dhe vendin e dytë. Gjithashtu falë këtij programi arriti të sigurojë një vend pune që atij i pëlqen shumë. Që kur ka dalë nga shtëpia e “Big Brother”, ai punon si menaxher në kompleksin “Austria” në qendër të Tiranës, një ambient luksoz shumë i përshtashëm për shijet e rafinuara të tij. Por falë këtij programi Olsi arriti të fitojë edhe një të dashur të re paçka se jashtë e priste Lusi, vajza me të cilën kishte tre vite lidhje.

 

Olsi zgjodhi Najadën, një tjetër pjesëtare të programit me të cilën vijon të jetë akoma i lidhur, ndryshe nga Poli dhe Ina, një tjetër çift i lidhur falë “Big Brother”, por që historia e tyre zgjati fare pak muaj. Olsi nuk ka ngurruar të tregojë në intervista, arsyet pse zgjodhi Najadën dhe çfarë e bën të ndjehet mirë me të. Sapo ka mbaruar programi, i cili zgjati për tre muaj, Olsi dhe Najada nxituan që lidhjen e tyre ta shijojnë plotësisht, por kësaj here në një privatësi të plotë. Sot ata bashkëjetojnë nën të njëjtën çati dhe duket se asgjë nuk e turbullon lidhjen e tyre. Të jetë kështu vallë? Apo Najada nuk e ka vënë fare si kriter besnikërinë e të dashurit të saj? Pasi dihet, në një lidhje femrat kërkojnë ekskluzivitetin sipas së cilës i dashuri im duhet të jetë i imi dhe vetëm i imi. Mund të jetë edhe kështu dhe ne nuk kemi të drejtë të mendojmë ndryshe, por jeta që bën Olsi disa dyshime na i krijon. Jo rrallë herë paparaci ynë por edhe miq të ndryshëm, kanë dëshmuar se Olsi kalon jo pak darka me miqtë e tij ose në shoqërinë e femrave të ndryshme. Madje ai as që e ka marrë mundimin të fshihet duke e ditur mirë se jeta private e tij nuk mund të mbetet e tillë përderisa ai tashmë është një person publik.

DARKAT ME ENKIN E “KAFAZIT TË ARTË”

Ka rënë në sy në të gjitha daljet e tij me femra të ndryshme të cilat natyrisht nuk kanë qenë e dashura e tij e daklaruar, Najada. Por një nga vajzat me të cilat ai ka preferuar të kalojë disa darka, ka nxitur kuriozitetin më shumë se të tjerat. Kjo për arsyen se edhe Enki, njësoj si Olsi është një person i njohur dhe ka dalë nga një program i ngjashëm me atë ku mori pjesë Olsi, “Kafazi i artë”, i transmetuar në televizionin e “News 24”. Enki ra menjëherë në sy në atë program si një vajzë e shkathët por edhe për faktin se ishte motra e një këngëtareje të njohur.

 

 Më pas duke e ditur se fama e një programi të tillë nuk zgjat shumë, Enki vendosi të bëjë një klip duke treguar se edhe ajo si e motra ka të dhëna për t’u bërë këngëtare. Gjithashtu Enki është edhe një frekuentese e jetës së natës ku është fotografuar shpesh edhe nga paparaci ynë. E për të pasur sa më shumë vemendjen e të tjerëve, Enki në përgjithësi ka zgjedhur të jetë në shoqërinë e njerëzve të njohur. Kështu ka ndodhur edhe më Olsin, i cili për koinçidencë ashtu si edhe Enki, ka zënë vendin e dytë në “Big Brother”. Sipas informacioneve tona, Olsi e njeh që herët familjen e Enkit ndërsa me vetë atë, nuk ka patur ndonjë njohje. Ata janë parë gjatë verës rreth 3-4 herë së bashku dhe më pas nuk dihet nëse ka patur ndonjë zhvillim në miqësinë e tyre, ndërkohë që Olsi me Najadën vijojnë të jenë të lidhur dhe të bashkëjetojnë.

OLSI DHE ISH E DASHURA LUSI

Lusi zgjodhi televizionin për të ndarë një pjesë të privatësisë së saj por edhe një vendim të rëndësishëm, me të gjithë teleshikuesit pra të cilët dihej se ishin të shumtë. Ajo i dha fund lidhjes me Olsin live duke çuditur jo pak të gjithë teleshikuesit, pasi dihet, kemi të bëjmë me një ngjarje të zakonshme në përditshmërinë tonë, por që mbetet një risi televizive për publikun shqiptar. Aq shumë u acarua marrëdhënia mes Lusikës dhe Olsit, saqë Olsi pas daljen nga shtëpia e “Big Brother”, nuk pranoi asnjëherë të japë qoftë edhe një koment të thatë për femrën me të cilën kishte kaluar rreth tre vite lidhje dhe dashuri. Kjo mbase edhe për faktin se ai tashmë dinte se Lusi nuk i kishte kursyer akuzat edhe në media për të.

Edhe historia e martesës së Olsit me një grua londineze rreth të 60-ve, doli pikërisht nga goja e saj. Mirëpo çfarë ndodhi? Pak ditë më parë, kur Olsi si menaxher kishte ftuar miqtë e tij për të promovuar ambientet e disko “Candy”, ne shohim Lusikën të ulur tek zona e VIP-ve e rrethuar nga lule të freskëta në tavolinën e saj, ndërsa Najada nuk dukej asgjëkundi mes të ftuarve. Në fakt sado të hollë ta ketë mendjen secili prej nesh, vështirë se mund të arrijë të kutojë se çfarë lloj marrdhënieje është kjo mes Najadës dhe Olsit, ndërkohë që teksa i pyet ata të thonë të njëjtën përgjigje: “Jemi shumë mirë me njëritjetrin”. Asgjë nuk kuptojmë, por me siguri, Najada mund të jetë tipi i partneres, që çdo mashkull qejfli, do të donte ta kishte në krah.


PanoramaPlus

 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
simon alika  - mjaft mė me tė tillė fundėrrina   |82.132.138.xxx |2008-10-03 17:52:39
kjo bote eshte e mbushur me prostituta dhe pederastė te qelbur dhe do te ishte
ne dėmin e rinisė shqiptare , qe kete kategori e servirni te mbushur me klas ,
si te paarritshme , model , etj , etj . Fakt eshte qe ketu , ne rruget e Londres
gjenden mjafte te tille , por askush nuk do t'ia dije per ta , e sidomos per
djemte e rinj qe shoqerohen me plaka ( shume e ulet ) . Por nejse kush nuk ka
pulen , do te haje sorren . Ky eshte morali i fabules " Olsi Noēe dhe zogu i
vogel pushverdhe. Jeni te mirepritur te opiniononi me mua ne e- mail in tim.
Respkte
Administratori  - Pershendetje   |84.20.71.xxx |2008-10-04 13:46:06
Koment Klasik.Flm per mendimin tuaj
Keti   |82.114.86.xxx |2008-10-14 12:30:01
Bravo te qoft,ashtu si thoni eshte
al   |68.214.87.xxx |2008-10-04 04:29:43
boll me keto gjera kotit
per ju gazetaret qe shkruani kete eshte gjeja me e
ulet qe beni. kush leshin ishte olsi para big brother nuk e njohu njeri tani ai
u be i famshem. keto jan marrezira pafund qe ju shkruani. shruani per persona qe
bejn ndonje gje te bukur jo per njerz qe jan majnuna ne jete.
droga  - droga   |217.24.240.xxx |2008-10-04 09:50:45
o olsi mos i rruaj lesht nga ket ca thone bon qef ..je njesh bon
qef o lale je iri leri ca thuaj keta...
bruna   |77.242.25.xxx |2008-10-04 18:32:45
o olsi mos e vrit mendjen fare se je njesh me gjithe nocen
nuk dukesh fare per
moshen qe ke
je yll bote
flaka  - hahaha   |80.80.172.xxx |2008-10-05 15:51:23
olsi me vendi e dyt qe ke zen shum keq po vepron sepse po ja hup vetit
autoritetin .mvjen keq po kjo osht e verteta
ola  - muti   |80.80.175.xxx |2008-10-06 19:49:24
po pse po e pranon moj budallic ket ****an u moj budallic po shka me ba se
budallicat nuk kan brina tung moj budallic
soni  - per nocen   |79.106.4.xxx |2008-10-07 08:26:54
noce moj noce si ma ke ate ka****! o noce cti bej shqiponjes qe ke aty pa do
tvija te ta haja fare gj..... Ej ate Olsin e ke kot fare,hapi syte dhe shiko
pereth teje se ka cuna qe vdesin per ty!!! Nga Soni qe ty fort te deshiron! te
puth
roni  - olsi shkon me teper me enkin   |217.24.240.xxx |2008-10-08 09:22:42
olsi duket me ideal me enkin se sa me nocen dhe lusin si kucka rruge duken
hallall olsi....vazhdo me enkin se eshte si shpirt po nocia vec me flejt e me u
q.. din
zhaku  - kmjb   |80.78.73.xxx |2008-10-09 13:46:48
o olso po ca po ben kshu mor burr se le nom .leje vk ate nocen . e ke me te
bukur ate tjetren ok
Anonymous   |92.60.17.xxx |2008-10-11 22:14:25
s'arrij ta kuptoj sa shume njerez te ulet dhe me sa pak moral ka ne shoqerine
tone .Mir qe ka nga ata ****are dhe ****a qe bejne nje fare jete me varja sa
s'behet me po s'e kuptoj sesi ka nga ata budallenj-****are /****a qe i
pergezojne dhe i admirojne Posht,shume posht niveli i shqiptareve.
Keti  - Shkrime fatale   |82.114.86.xxx |2008-10-14 12:28:47
Pse nuk shkruani diqka me mė vlerė po e ngarkoni kompjuterin me gjera te kota
,shkruani per njerz qe nuk ja vlen as ti lem te jetojn ,per prostituta e per
rrugaq e drogera,kush janė kėta njerz qe te shkruhen artikuj te ter per jeten e
tyre dhe aventurat e tyre......boll mė u shkrua per ta,na shkruani tjera
gjera,Tung klm,e pershendes personin me emer Simon Alika
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.15380 Seconds