Miqesi me Vajza e Djem

Miqesi me Vajza e djem Shqiptare

Vizitoret Online

Kemi 6 miq dhe no anetare online

8935 anetare gjithsej

Postimet e Fundit


Me shume...

Na votoni!

Ndihmojeni ZerinKosovar me nje vote qe ne vazhdim te keni sa me shum kenge te reja ne kompjuterin tuaj.

Anetaret

8933 Anetare
0 Te Rinj Sot
80 Te Rinj Kete Jave
I Fundit: edii
Mentor Zhubi:Pres ftesėn nga Ari Han, dua pėrballjen me Suedinė
Thursday, 21 August 2008 | zKDeveloper

Mentor Zhubi është një yll futbolli në Suedi i cili disa herë ka refuzuar kombëtaren suedeze, vetëm e vetëm për të mbrojtur ngjyrat kuq e zi të...
+ E Plote

Artikuj te tjere

Olsi: “Nė Londėr kam pasur shumė femra, isha i lumtur” Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 6
I dobėtMė i miri 
Sunday, 29 June 2008
 Tani gjithçka është ndryshe për djalin që doli i dyti në programin e suksesshëm “Big Brother”. Edhe pse e dinte se falë këtij formati të suksesshëm, banorët kthehen në personazhe publikë, nuk e kishte menduar asnjëherë se mjafton vetëm pjesëmarrja në një program televiziv, për të të ndryshuar krejtësisht jetën. Madje kur e pyet Olsin se çfarë do të doje të ruaje nga e kaluara jote, ai përgjigjet: “Asgjë, kam filluar një jetë të re dhe nuk dua të kthej kokën pas për asgjë”. Padyshim që të gjithë mund të mendojnë se Olsi mori shumë nga ky program pasi tashmë është i njohur, se ka një punë që i pëlqen si

menaxher tek kompleksi “Austria”, por ka edhe një të dashur të re, Najadën me të cilën ndjehet aq mirë sa fjalët sipas tij nuk mjaftojnë për të përshkruar gjëndjen shpirtërore që i ka dhuruar ajo vajzë. “Gjithnjë në lidhje më ka ndodhur që femrat gjenin nga një motiv, edhe kot, për të krijuar debate dhe për të të bërë që të ndjehesh keq. Me Najadën është krejt e kundërta. Ajo është një vajzë e qetë që nuk të mërzit kurrë. Jam me fat që e njoha dhe u lidha me të”. Dhe sapo kanë dalë nga shtëpia e “Big Brother”, nuk kanë humbur kohë por kanë nxituar të shijojnë privacinë e tyre, tani pa prezencën e kamerave. Olsi ka shkuar tek shtëpia e Najadës dhe tashmë jetojnë bashkë. Kanë bërë dhe shumë plane për të ardhmen në mënyrë që secili të ndjehet i kënaqur e i realizuar dhe natyrisht vetëm kështu të dy do të ndjehen më mirë edhe me njëri tjetrin. Najada nuk arriti të mbarojë vitin e tretë për shkak të mungesave, por ndërkohë që të dy kanë menduar që të hapin një dyqan rrobash ku edhe Najada të ketë mundësi të impenjohet me diçka. Në atë dyqan do të ketë edhe shumë piktura të saj. Ndërkohë Olsi ka filluar punë si menaxher tek “Austria” dhe pothuajse gjithë ditën është i impenjuar aty. “Është një punë që më pëlqen dhe i falenderoj pronarët e kompleksit që më zgjodhën mua. Dua të bëj shumë ndryshime, kam shumë ide në kokë” - tregon ai. Por edhe shkolla është në planet e Olsit. Në shtator ai ka vendosur të fillojë Universitetin për Marketing, ndërkohë që Najada do regjistrohet shumë shpejt në një kurs anglishteje. Tani djali 34 vjeçar nuk ndalet më. “Big Brother” duket se ka qenë si prova e zjarrit për të. Ai tregon se nuk kishte pasur asnjëherë kohë të ulej dhe të reflektonte për veten e tij ose të testonte opinionin se si e shihnin ata Olsin i cili për hir të së vërtetës është një tip i veçantë. “Ai konkurs më dha mundësinë që të njoh më mirë veten, të kuptoj që mund të ec në jetë dhe jam i lumtur për këtë fakt” - thotë ai. Po për femrat, çfarë mendon Olsi, aq më shumë një tip si ai i cili është përfolur kaq shumë për bëmat e tij? Por ai nuk dëshiron të bëjë komente dhe sapo ia përmendim Lusin, ish të dashurën, i ndryshon ngjyra e fytyrës. Mirëpo në kronikat rozë te ndryshme, Olsi u përfol edhe për një martesë me një angleze me emrin Margerita. Është momenti për të mësuar më shumë rreth këtij fakti. “Nuk di se për cilën Margaritë e keni fjalën pasi unë në Angli nuk kam patur një, por disa femra, e kam kaluar mirë dhe kam qenë i lumtur ato kohë, kaq mund të them” - pohon ai. Por fakti që jeta e tij ka marrë një tjetër drejtim, nuk do të thotë se Olsi do mendojë ekskluzivisht për punën pasi dashuria ka nevojë për provat e saj herë pas here. Prandaj dhe Olsi mendoi që të festojë tre mujorin e njohjen me Noçen pikërisht tek “Austria”, lokali që i ofroi punë si menaxher. Në festë ishin të ftuar disa nga ish banorët dhe miq të tjerë të çiftit.
Komente
Shto Koment Kerko Komentet
paterioti   |Registered |2008-06-29 17:58:36
Mua me duket se eshte femra me kot qe ke njohur deri tani ne jeten tende. Une
nuk i njoh te tjerat por me sa kam pare ne tv kjo eshte me koti dhe shyqyr qe ti
je i 351.
romeo  - ehhhhh.   |78.146.89.xxx |2008-06-29 18:55:48
ehhhh nje femer aq kote sa eshte ajo , sdo ja vlente as ta coje te punonte ne
semaforet e italise, ose ketu te anglise, se eshte nje femer qe ta shpif. por
megjithate ka gjetur tenxherja kapakun, se edhe olsi ketu nje njeri i ulet ka
qene, dhe nje person qe edhe shteti se deshironte si person se ishte useless.
xhovani  - tung   |82.114.66.xxx |2008-06-30 13:21:15
eshte e drejte e tyre qe te vendosin per vetveten. sikur te mos ken
***akteristika te peraferta as nuk dote ishin bashke.Ata jane ***** qe nuk kan
horizont te mjaftueshem per jeten. shpesh theuhet se jan bere te famshem une sdi
si mund te behet dikush i famshem kur nuk kan qpikur asgje. ata jan futur aty
per te fituar 50.000? e jo per zbuluar gjithesin.tung nga kosovari.
fiorerosa   |217.24.240.xxx |2008-07-01 22:02:41
c ju duhet ju mor cfare bejne te tjeret.shikoni dhe jetoni jetentuaj o
njerez.iku koha e paragjykimeve.
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >

CHAT

Sondazh

Nėse do shkėputeshit nga prindėrit me kė do jetonit?
 

Foto te Rastit

Aleksander Moisiu1

Aleksander Moisiu1

Date: 03/22/2008 Views: 9

Kendi i Lojrave!

Lojra Falas

SMS Falas

SMS falas
Generated in 1.02756 Seconds