Paris luan poker: Kam frikė nga varfėria Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 1
I dobėtMė i miri 
Thursday, 14 August 2008

Paris Hilton duket e mbërthyer nga paniku: është e terrorizuar nga ideja se mund të bëhet e varfër. Edhe pse me një pasuri marramendëse, nga i gjyshi Baron Hilton, Paris është fiksuar nga ideja se do t’i duhet të punojë për të jetuar.Vajza që ka jetuar në një luks të shfrenuar prej princeshash tani ka frikë se nuk do të mundet të ruajë të njëjtin slit jete. Mes inkubeve që i ka rrëfyer psikoanalistes një është mbi të gjithë: se mos bëhet një “e pastrehë”, si tregon edhe revista “Star Magazine”. Dhe për këtë motiv diva hollivudiane ka filluar të kursejë dhe të bëjë gjëra të çuditshme.Përshembull, nuk hedh poshtë më veshjet; nuk blen më 10 modele të të njëjtës veshje përnjëherë

i çon këpucët e shtrenjta për riparim, ka përgjysmuar bakshishet nëpër restorante; ndërron jahtin vetëm një herë në dy vjet dhe është bërë manjake e llotarive.Sipas revistës gjermane “Bravo” ajo është parë vazhdimisht në Los Angeles duke mbushur skedina llotarie. Pasioni për lojën sigurisht që e ka drejtuar atë edhe në tavolinat e pokerit. Për “Neë York Times”, ajo është obsesionuar aq shumë sa po rrezikon, sepse humbjet e saj në lojë i kanë tejkaluar fitimet. Mësohet se së fundi ka humbur një shumë prej 150 mijë dollarësh gjatë një loje në Las Vegas.
Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.16289 Seconds