| Poli ndahet nga Ina |
|
|
| Thursday, 04 September 2008 | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Për të gjitha vajzat që pëlqejnë Polin, vjen një lajm i mirë, Poli tashmë është vetëm. Ndërsa për ata fansa të programit shumë të ndjekur “Big Brother”, të cilët pëlqyen dhe bekuan lidhjen mes dy protagonistëve shumë simpatikë, Ina dhe Poli, padyshim që ky lajm do t’i hidhërojnë. Gjithçka filloi në kuadrin e një loje. Ai një djalë 22-vjeçar, i cili kishte një lidhje njëvjeçare dhe një të dashur që e priste jashtë shtëpisë, ndërsa ajo një vajzë 24-vjeçare, e cila në biseda të ndryshme tregonte se nuk kishte të dashur për momentin. Ina dhe Poli e pëlqyen që në fillim njëri tjetrin, por prezenca e kamerave ua bënte gati të pamundur që ata të konsumonin deklaratat e para të dashurisë brenda shtëpisë së “Big Brother”. Diku nga muzgu pikërisht atëherë kur bisedat bëheshin disi më intime, ata i kishin premtuar njëri tjetrit me zë të ulët se sapo të dilnin nga shtëpia, do të lidheshin bashkë. Në fillim doli Ina e cila mesa duket e frymëzuar edhe nga atmosfera dashamirëse që gjeti jashtë, vendosi që të mos presë gjatë por t’ia shprehë dashurinë Polit publikisht. Fundja ajo e kishte mundësinë që falë televizionit ta bënte këtë moment shumë më special nga ç’mund të ndodhte në ditët e zakonshme me të gjithë çiftet që hedhin hapin e parë në një lidhje. Dalja nga shtëpia e “Big Brother” shënoi edhe momentin kur Poli me Inën filluan ta jetojnë jetën si një çift i vërtetë, pa prezencën e kamerave por të gjurmuar pafund nga paparacët. Të gjithë do të kishim vënë bast pa frikë se lidhja e tyre do të zgjaste, pasi të dy tregonin se ndjeheshin shumë mirë në shoqërinë e njëri tjetrit. Hija e ish të dashurës së Polit sfumohej me kalimin e ditëve dhe asgjë nuk dukej se mund pengonte dy të rinjtë. Por mesa duket nuk mjaftuan të gjitha këto që ky çift të funksiononte. “Jami ndarë” – tregon Poli. Ndërkohë nuk preferon që të japë shumë detaje për arsyet. Kjo edhe për faktin se nuk dëshiron që të hapë një luftë mediatike me ish të dashurën e tij Inën. Megjithatë duke ngulmuar për të mësuar më shumë, të bindur se e gjitha kjo përbën kuriozitet për publikun, Poli tregon: “Unë me 1 shtator nisem në Spanjë, një mundësi e siguruar nga “Top Channel”. Atje do të punoj si menaxher në një nga hotelet e ishujve Canarie. Duke e njohur veten time, mendoj se nuk jam tip që mbaj lidhje në distancë kështu që lidhja mori fund”. Në fakt jo vetëm largimi nga Shqipëria, por edhe thjesht pjesëmarrja në një lojë si ajo e “Big Brother” duket se e bëri të harrojë shpejt miken që ai kishte lënë jashtë. Por në fund të fundit Poli është një djalë i ri dhe nuk mund të pretendojmë që lidhjet t’i marrë kaq seriozisht. Megjithatë kjo na duket një arsye e pamjaftueshme për tu ndarë. Dy javë më parë në një bisedë telefonike me gazetaren tonë, Ina pohoi se ka mbetur shtatzanë, ndërkohë që të nesërmen e mohoi publikisht. E gjitha kjo na bëri të mendojmë se Ina me siguri kërkonte të bënte xheloze ato femra që ëndërronin t’i zinin vendin, por shpejt e kuptoi që nuk kishte bërë gjetjen e duhur, dhe mohoi atë lajm që ajo vetë e ndau me të gjithë publikun. “Lidhje jonë kishte disa ditë që filloi të ftohej – tregon Poli. – Nuk flisnim më në telefon aq shpesh ndërkohë që edhe takimet filluan të rrallohen”. Në fakt këtë gjë e nuhatëm edhe ne teksa gjetëm Polin duke bërë plazh pa Inën në Dhërmi, fundjavën e kaluar. Natyrshëm lind pyetja, nëse kjo lidhje mbaroi pa mbaruar akoma vera, a ka patur dashuri apo i ka lidhur thjesht një pasion i momentit dhe euforia se ata tashmë ishin bërë persona publike.Poli rrëfen: “Ja pse u ndava nga Ina” publikë? “Në jetën time kam bërë shumë aventura, kam patur dhe dy lidhje njëra nga të cilat ishte Ina. Nuk di se çfarë kuptoni ju me të rënit në dashuri. Mbase unë nuk e kam provuar akoma, por ama di që ne bëheshim xhelozë për njëri tjetrin” – tregon Poli. Duket se ideja për të shkuar në Spanjë e ka rrëmbyer aq shumë, saqë kur kërkojmë që të na thotë sa më shumë detaje rreth lidhjes dhe ndarjes, Poli përgjigjet: “Tani mendoj vetëm për Spanjën. Nëse do të më ofrohet ndonjë mundësi e mirë atje për punë dhe për shkollë, nuk do të mendohem dy herë por do të rri përgjithmonë”.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|


Për të gjitha vajzat që pëlqejnë Polin, vjen një lajm i mirë, Poli tashmë është vetëm. Ndërsa për ata fansa të programit shumë të ndjekur “Big Brother”, të cilët pëlqyen dhe bekuan lidhjen mes dy protagonistëve shumë simpatikë, Ina dhe Poli, padyshim që ky lajm do t’i hidhërojnë. Gjithçka filloi në kuadrin e një loje. Ai një djalë 22-vjeçar, i cili kishte një lidhje njëvjeçare dhe një të dashur që e priste jashtë shtëpisë, ndërsa ajo një vajzë 24-vjeçare, e cila në biseda të ndryshme tregonte se nuk kishte të dashur për momentin. Ina dhe Poli e pëlqyen që në fillim njëri tjetrin, por prezenca e kamerave ua bënte gati të pamundur që ata të konsumonin deklaratat e para të dashurisë brenda shtëpisë së “Big Brother”. Diku nga muzgu pikërisht atëherë kur bisedat bëheshin disi më intime, ata i kishin premtuar njëri tjetrit me zë të ulët se sapo të dilnin nga shtëpia, do të lidheshin bashkë. Në fillim doli Ina e cila mesa duket e frymëzuar edhe nga atmosfera dashamirëse që gjeti jashtë, vendosi që të mos presë gjatë por t’ia shprehë dashurinë Polit publikisht. Fundja ajo e kishte mundësinë që falë televizionit ta