|
Pop Art naten per Aguileren |
|
|
|
Thursday, 10 July 2008 |
 Drithëruese, shpërthyese, moderne: Christina Aguilera u ka dhënë këtë frymë ritmeve në albumin e saj të ri. Në një formë fizike të përkryer pas shtatzënisë së saj, këngëtarja është kthyer në studiot e regjistrimit për këngët e albumit të saj të radhës. Për “Glamour”, Christina ka zbuluar disa detaje: “Do të jetë i gjithi një argëtim. Është frymëzuar nga Pop Art i Andy Wahrol. Muzika do të jetë argëtuese dhe shpërthyese, në planin viziv do të jetë e mbushur me ngjyra”. Një rikthim i madh për biondinë mbretëreshë të muzikës, që di të mbajë edhe sekrete për këngët e saj: “Duam që të jetë një surprizë! Do të
jenë elementë modernë që frymëzohen nga dashuria ime për Tokio, ku edhe kam qenë me pushime. Është një vend plot energji.”
|