| Pushimet e vetmuara tė Zajmines |
|
|
| Sunday, 29 June 2008 | |||||||
Këto ditë është menduar shumë për pushimet e verës dhe në fund ka zgjedhur. Do të shkojë në Turqi, aty ku i pëlqen më shumë dhe relaksin mendon se e ka të garantuar. Bukuroshja Zajmina, dy ditë më parë është fotografuar nga paparaci ynë në ambientet e brendëshme të agjencisë turistike ‘Ester’ që ndodhet në rrugën Myslym Shyri në Tiranë. Me dy shoqe të tjera ajo është menduar shumëpërpara se të zgjedhë hotelin që i duket më i përshtatshëm. Nga sa u interesuam në agjenci dhe nga sa na tha vetë Zajmina e kontaktuar me telefon nga ‘Bluetooth’, pushimet do t’i bëjë me një grup shoqëror i përbërë prej 13 vetash, ndër to, shoqet më të mira të saj. Periudha e pushimeve do të jetë pjesa e dytë e Gushtit ndërsa vendqëndrimi do të jetë një hotel me 5 yje në Belek të Turqisë por nuk do të mungojnë edhe udhëtimet nëpër tre qytete të tjera turistike turke. UDHËTIMI Me një veshje tejet sportive, kanotjerë të bardhë ku ka lejuar t’i dalë paksa barku jashtë, pantallona të shkurtra po të bardha, dhe me atlete (shumë pak të përdorura këto në stilin e veshjes së vajzës ekstravagante), Zajmina është treguar shumë energjike dhe e interesuar rreth pushimeve që e presin ku padyshim do t’i shpenzojë ato në mënyrën më të mirë të mundshme. Të shumta kanë qenë katallogjet që ka shfletuar, duke e ndalur vëmendjen hotel më hotel dhe duke vëzhguar çdo detaj përbërës. Në fund ka zgjedhur një hotel me 5 yje në zonën e Belekut duke rënë në të njëjtën mendje edhe me mikeshat e saj po aq të interesuara. Pra një paketë të plotë turistike me të gjitha të përfshira në të. ‘Një herë në vit bëhen pushimet tamam, dhe dua t’i kaloj ato sa më mirë me shoqërinë time, ndaj dhe zgjodha një hotel të tillë.’- shprehet Zajmina ndërsa konfirmon për ne edhe faktin që momentalisht është singël, pa të dashur, dhe që normalisht nuk kishte si të ndodhte ndryshe përderisa dhe pushimet do t’i kalojë me shoqërinë. DITËLINDJA Pak ditë më parë e pikërisht në datën 17 Qershor Zajmina ka mbushur 21 vjeç. Nuk ka preferuar ta festojë këtë vit ditëlindjen për faktin se nuk ka qenë përvjetor. E ka kaluar atë pa zhurmë duke marrë urimet përkatëse nga familjarët dhe miqtë më të ngushtë. Gjithsesi dhuratat nuk kanë munguar për bukuroshen në 21 vjetorin e lindjes, ku të afërmit kanë menduar për të. ‘Nuk kasha dëshirë ta festoja ditëlindjen këtë vit. E kalova pa ndonjë festë të madhe, thjesht në qetësi. Preferova kështu’- tregon Zajmina duke nxjerrë në pah dhe një herë më shumë një lloj serioziteti që ka nisur ta karakterizojë. SURPRIZA Ndërsa shumëkush mund të mendojë se Zajmina ka rënë në qetësi përsa i përket projekteve më të fundit muzikore, nuk është e vërtetë. Ajo po punon, madje intensivisht për tre këngë të reja, një prej të cilave do të shoqërohet edhe me një videoklip. Bashkëpunimet po i realizon me Stinen dhe Flori Mumajesin. Siç duket, Flori tashmë është kthyer ndër më të zgjedhurit e momentit ndërkohë që ka fituar edhe vëmendjen e Zajminës. Nuk dihet ende se kur klipi do të jetë gati për publikim. Këtë këngëtarja do ta bëjë të ditur pak kohë më pas.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|




Këto ditë është menduar shumë për pushimet e verës dhe në fund ka zgjedhur. Do të shkojë në Turqi, aty ku i pëlqen më shumë dhe relaksin mendon se e ka të garantuar. Bukuroshja Zajmina, dy ditë më parë është fotografuar nga paparaci ynë në ambientet e brendëshme të agjencisë turistike ‘Ester’ që ndodhet në rrugën Myslym Shyri në Tiranë. Me dy shoqe të tjera ajo është menduar shumë