 Megjithatë nuk është e njëjta gjë. Këtë radhë bëhet fjalë për një telenovelë të gjatë, që pritet të xhirohet së shpejti në Shqipëri. Është një produksion i “Digitalb”, që do të vijë në drejtimin e një regjisori kosovar. Mësojmë, se mes disa aktorëve shqiptarë dhe kosovarë të kontaktuar deri tani është edhe emri i Rozana Radit.
Kishte folur shumë për emisionin e saj “Mambo”. Edhe gazetat kishin shkruar rreth tij, e madje programi ishte lançuar edhe në ekran. Por me sa duket tashmë Rozana Radi ka hequr dorë nga ky mendim. Ajo nuk do të shfaqet në ekran si prezantuese dhe klipi i këngës “Mambo” duket, se do të mbetet i vetmi kujtim i kësaj sipërmarrjeje artistike. Pasi është larguar disi nga kënga për të mos e parë si këngëtare me klipe dhe albume të reja, ajo ka marrë një tjetër drejtim. Si autore tekstesh. Është komode, nuk shpenzon shumë dhe me sa duket nuk e ka të vështirë të gjejë fjalët e duhura. Ndoshta duhet të pranojmë, që si tekstshkruese di të godasë më mirë se sa si këngëtare. E pastaj po të kujtojmë, që me një këngë vetëm shpenzon, ndërsa me fjalët e saj mund të fitosh kënaqshëm duhet ta pranojmë, që Rozi ka bërë zgjedhjen e duhur. Por duke qenë, se nuk i pëlqen të qëndrojë shumë pas kuintave Rozana lë hapësirë edhe për momente protagonizmi. Iu është kthyer lidhjeve të vjetra. Ekranit, teatrit dhe protagonizmit. Mbase edhe ajo vetë mund të kishte pyetur, përse i hyri këngës, pasi ishte diplomuar për aktrim? Mbrëmjen e 8 marsit, e gjen në sallën e teatrit të qytetit të Durrësit, si protagoniste të disa monologëve, kryesisht dedikuar seksit femër. Megjithatë projekti më interesant në këtë drejtim është ai i një telenovele. E mbani mend Rozanën në telenovelën “Njerëz dhe fate”? Megjithatë nuk është e njëjta gjë. Këtë radhë bëhet fjalë për një telenovelë të gjatë, që pritet të xhirohet së shpejti në Shqipëri. Është një produksion i “Digitalb”, që do të vijë në drejtimin e një regjisori kosovar. Mësojmë, se mes disa aktorëve shqiptarë dhe kosovarë të kontaktuar deri tani është edhe emri i Rozana Radit. Ndonëse ende nuk është nënshkuar një kontratë dhe nuk janë dhënë detajet për rolin, pas bisedave paraprake flitet se Rozi e ka marrë gjithçka seriozisht dhe është tërhequr nga kjo ofertë. Për këtë arsye besojmë, se së shpejti do e shohim sërish si aktore. Dhe shpresojmë të jetë e vërtetë. Ndërkohë, duket se jeta private e Rozanës vazhdon në qetësi dhe pa të reja, gjë që do të thotë se edhe për disa kohë do ta mbajë larg vëmendjen e paparacëve dhe do të jetë jashtë faqeve rozë.
|