Rrumbullakosen linjat elegante te Ciljetes Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 4
I dobėtMė i miri 
Thursday, 03 April 2008
 Si gjithmonë vajza bukuroshedo gjejë motive për të qenë në qendër të vëmendjes. Kjo edhe për faktin se është gjithnjë në aktivitet me koncerte apo këngë të reja, por edhe për pamjen e saj tërheqëse dhe seksi. Dalja më e fundit e Çiljetës ishte pak ditë më parë në “Top Fest”. Edhe një sy jo shumë i kujdesshëm mund të vinte re se Çiljeta kishte shtuar dukshëm në peshë. Këtij fakti i shtohej edhe çudia se si ka mundësi që Çiljeta më në fund kishte zgjedhur një veshje shumë serioze?! Një fustan i gjatë, pa asnjë farë dekolteje, ngjyrë floriri, kishte qenë zgjedhja e radhës e Çiljetës. Por fakti që rrinte ngjitur pas trupit, e bënte lehtësisht të dukshëm shtimin në peshë në pjesën e barkut. Megjithatë një vajze plot hire si Çiljeta duket se edhe këto kile sikur i kanë lezet. 
Një tjetër risi ishte edhe fakti se në “Top Fest”, Çiljeta u paraqit me një baladë, e cila ishe shumë ndryshe nga “Tekila”, “Serenata” etj., këngë shumë ritmike dhe mbi të gjitha shumë komerciale. “Dorëheqja” është një baladë me tekst të Aida Barakut dhe muzikë të Flor Mumajesit. Ndërkohë Çiljeta është në pritje për të xhiruar klipin e këngës “Puçi Puçi” së bashku me miken dhe kolegen e saj Ingrid Gjoni. E pyetur nga “Panorama Plus” se cila është arsyeja që ky klip po vonon kaq shumë, Çiljeta përgjigjet se bëhet fjalë për një skenë, e cila i ngjan një ringu boksi dhe duhet të xhirohet natën dhe në stadium. Mirëpo koha e keqe me shi dhe të ftohti ia kanë prishur planet, por edhe ngjarjet e fundit tragjike gjithashtu kanë ndikuar. Ndërkohë në klip kjo ndeshje boksi mes dy femrash rivale do të komentohet nga një komentator sporti. Do ketë gjithashtu në klip edhe disa djem që merren me body building dhe natyrisht surpriza e radhës është Çiljeta, që do vishet nuse në një nga skenat e këtij klipi. Dhe ne jemi në pritje për të parë nëse e gjitha kjo ide që, në fakt, duket interesante për detajet që paraqet, do të jetë po kaq e bukur në realizimin e saj.
Komente
Shto Koment Kerko Komentet
tung  - tung   |89.143.106.xxx |2008-06-26 08:02:08
qekoj asht budallica edhe ****a ma e madhe
behxhet  - se njohe aq sa duhet   |82.114.83.xxx |2008-10-17 23:27:50
nuk e njohe mire por shpresoj se ja vlen edhe kjo per nje te ardhme te ndritshme
,me kohe edhe kjo do ta kuptoj si eshte mire edhe keq per diqka qe ka bere e
eshte pendu aaa???
tetovarja  - hmmm me vjen keq   |77.29.132.xxx |2008-10-23 21:15:52
me te vertet ciljeta sme pelqen farre sedi ka marur stilin hmm shum te gabuar
sdiii ska shije kengtareje kjo me falni por e vertet ciljeta ndrisho se ende ke
koh
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.40572 Seconds