SONI MALAJ - Lidhja e dashurisė me francezin dhe takimet e fshehta me Florin! Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 41
I dobėtMė i miri 
Monday, 17 November 2008

 Kishte shumë që nuk dihej më gjë për të, që prej ndarjes së saj nga kompozitori Flori Mumaje si, lajm i cili u bë publik menjëherë dhe u shpërnda rrufeshëm tek të gjithë. Prej shumë kohësh, Soni Malaj ka vendosur t’i thotë ‘JO’ çdo gazetari që e telefonon për ndonjë intervistë, qoftë edhe për ta pyetur jo për për jetën e saj private por për diçka tjetër, zhvillimet më të fundit të saj në anën profesionale.

 

Por ne të ‘Bluetooth’ kemi mësuar disa të reja rreth këngëtares së njohur, të cilat nuk ngurojmë t’i ndajmë me ju, kjo falë disa burimeve që vijnë pranë Soni Malajt. Prej disa muajsh Soni Malaj i duhet të fluturojë shumë shpesh drejt Francës e më konkretisht kryeqytetit, Parisit. Arsyeja? Tashmë ka gjetur një dashuri të re, një djalë rreth moshës 34-35 vjeç me të cilin ndihet shumë mirë, të paktën kështu thonë ato pak persona që e dinë këtë, duke iu referuar vetë fjalëve të Sonit. Historia me djalin nga Franca do të niste disa kohë më parë, këtu në Shqipëri, ndërsa djali vinte për bizneset e tij që e lidhnin me kryeqytetin shqiptar.

HISTORIA PARIZIENE

Sonit prej disa muajsh i duhet të udhëtojë drejt francës për të takuar djalin e saj të zemrës i cili e pret një herë në muaj. Qëndron me të për disa ditë e më pas kthehet në Tiranë. Është tejet e rezervuar për këtë histori dhe shumë të pakët janë personat që janë në dijeni të saj. Nëse do të mendonim që Soni shkon në Francë për koncerte, nga të gjithë është prezent fakti se Franca është ndër të paktat vende ku zhvillohen koncerte për shqiptarët. Në fakt, udhëtimet e saj të shpeshta drejt Francës kanë një tjetër arsye. Djali (beqar) nga Parisi ka fituar vëmendjen e këngëtares ku kësaj të fundit i mundëson dhe fluturimet e shpeshta drejt tij. Sipas burimeve për ‘Bluetooth’, për Sonin kjo lidhje ka shumë gjasa të kthehet në diçka serioze, ku pse jo, ajo po mendon edhe për fejesë me djalin të cilit nuk i bëhet i ditur emri.

TAKIMET ME FLORIN

Por nuk ishte vetëm kaq ajo që kemi mësuar për Sonin dhe rrëfimi nuk përfundon këtu. Burime shumë pranë Soni Malaj tregojnë se në të vërtetë ajo ende nuk është ndarë përfundimisht nga Flori, por takimet me të vijojnë. Sigurisht kjo jo si më parë por rreth një ose dy herë në javë. Takimet janë në studion e tij pranë stadiumit ‘Qemal Stafa’ dhe arsyeja për të cilën takohen nuk është vetëm në lidhje me këngën që Flori Mumajesi po përgatit për Sonin për të konkuruar në festivalin e fundvitit në RTSH. Ndoshta lidhja e fortë që përjetuan për disa muaj me rradhë nuk mund t’i ndajë dot plotësisht nga njëri-tjetri, duke patur ende nostalgji gjë që i çon në takime të herë pas hershme në studion e Florit. Bisedat në telefon gjatë ditës janë ato që i lidhin më shumë Florin dhe Sonin, ndërsa mësohet se ledhat dhe përkëdheljet nuk kanë përfunduar mes tyre, por vijojnë të flasin e bisedojnë gati si më parë.

KËNGA PËR FESTIVALIN E FUNDVITIT

Pas bashkëpunimit që patën për këngën “Fluturimi 3470” në Festivalin e vitit të kaluar “Kënga Magjike”, këtë radhë Soni dhe Flori do të bëjnë një këngë të përbashkët për të konkurruar në Festivalin në RTSH. “Kënga është një dëshmi e momenteve më të mira të lidhjes sonë”, është shprehur disa ditë më parë Soni. Kënga është e punuar nga Flori, me tekst të Olti Currit dhe orkestrim të Enis Preshevës, ndërkohë që do të konkurrojnë në festival me shpresën se po të fitojnë do të marrin pjesë në Euovizionin e ardhshëm. “Ishte këngë aq e bukur saqë menduam ta përfshinim në albumin e ri, por pastaj vendosëm të konkurrojmë në festival me shpresën se mund të pëlqehet dhe të vlerësohet”, mësohet të jetë shprehur Soni Malaj.


Bluetooth

 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
beta,lola &niki  - hiii   |79.126.152.xxx |2008-11-17 15:31:32
hhey soni a e ki menen mu bashku prap me florin a?nuk jeni cift i mir si nata
me diten .sorry ndoshta prekesh ama kjo esht e drejta .GJEJ ndonje tjeter tung
tung tung
GaZmEnD$$F(l)  - !@####CCllS   |82.114.65.xxx |2008-11-24 13:18:15
heyy soni soni qa je tu ba ti keshtu am me francezin edhe am me florin qud
keshtu qa po po ndodh moj vajz me ty zgjidhja jote eshte me lan M Forin edhe
Francezin?>>>> klssssssssssssssss
GaZmEnD$$F(l)  - caliii   |82.114.65.xxx |2008-11-24 13:20:26
HEHEHEHEHEHEHHEH QFAR K.... ME DY DASHNOR E UNE NJE SUN PO E BOJ E LEJE MA DY
Anonymous   |91.187.116.xxx |2008-11-18 00:11:59
valla jeni kon qifti qe mas shumti em keni pelqy edhe do te ndihesha shum e
lumtur sikur ju te ishit perseri bashk po esht jeta juaj dhe ju vendosni fat te
dyve
dora  - paq fat   |85.30.89.xxx |2008-11-18 13:10:10
soni me pelqem shume kendon shume bukur sidomos me pelqel shume kenga jote e
fundit ne kengen magjike 2008 ''SHPIRTI IM BINJAK'' por shpresoj te kesh fat
edhe ne festivalin e RTSH se bashku me florin je e mrekullueshme...
MVMVMV  - ncncnc   |80.90.90.xxx |2008-11-18 22:36:41
dava ****e paska qene kjo soni
MVMVMV  - ncncnc   |80.90.90.xxx |2008-11-18 22:37:41
tipike veprime baxhellash
MVMVMV  - nn   |80.90.90.xxx |2008-11-18 22:40:07
ti vije zor qe sillet si baxhelle duke mbajtur 2 dashnor. o soooniiii po nuk te
del 1 moj vajze, sa fuqi paske patur nuk paske te ngopur moj vajze per k....
elsa  - shum mir   |82.114.72.xxx |2008-11-20 12:48:06
ej moj mos ta nin se shum sexy je ajt se egjen nja mat mir se flori ?
qyyyyyyyyyyy
djellza  - mos ta ndien se ma e forta je   |91.187.123.xxx |2008-11-21 11:30:37
ajt bre soni qa po ta ndien ty kur ti ma e mira nbot je ske qen per ta mos ta
ndin se shum e bukur je
sonila  - turp te kesh   |79.106.1.xxx |2008-11-21 13:33:27
ste vjen turp moj qelbesire qe shkon e lepihesh florit...a se kupton ti qe ai po
ta vavetem se do te marri pjese ne fest te rtsh ,se ke miqesi me pirro cakon ti
qe eshte drejtor artistik dhe flori mendon per ket arsye mund te fitoni ndonje
cmim.po as mos tju shkoje mendja..se jeni te deshtuar te dy
sonila  - soni ma e mira   |213.163.118.xxx |2008-11-23 20:12:36
po ta ndin se qar thon te tjeret je me e mira jeni qift shume i bukur ishalla ju
shkon kshtu gjethmos edhe kengen qe e keni te dy bashk e keni shume te mir edh
eputhja qe esht ber ju bashon edhe me shume ju duaaa
sonila  - turp te kesh   |79.106.1.xxx |2008-11-21 13:34:26
ste vjen turp moj qelbesire qe shkon e lepihesh florit...a se kupton ti qe ai po
ta vavetem se do te marri pjese ne fest te rtsh ,se ke miqesi me pirro cakon ti
qe eshte drejtor artistik dhe flori mendon per ket arsye mund te fitoni ndonje
cmim.po as mos tju shkoje mendja..se jeni te deshtuar te dy
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.14919 Seconds