Soni Malaj zėvendėson Florin me Getoarin Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 14
I dobėtMė i miri 
Sunday, 13 July 2008

 Soni dhe Getoari komentojnë ish të dashurit, Florin dhe Elvanën

Soni: “Nuk dua të flas për Florin, tani më presin koncertet nëpër botë”
Gjatë xhirimeve të klipit të ri, asaj i duhet të zbriste dhe të ngjitej nga skena 3 metra e lartë, dhe kjo situatë shkaktonte edhe të qeshura mes stafit. Por s’ishte diçka e re, pasi dhe pas kuintat e klipit “Zig-zag”, ashtu u përjetuan me humor dhe shaka. E “Me faj, pa faj” ka për autor sërish kompozitorin Flori Mumajesi, por ai mungoi në ceremoni. Vetë Soni pohoi se, “Flori ishte në Kosovë ndaj s’mundi të vinte”, por artistë të tjerë pohuan të kundërtën, që atë natë në fakt Flori ndodhej në Tiranë. Kuptohet që është një ndarje jo aq e lehtë për të dy, pasi nuk ishte thjesht një lidhje e fshehtë mes tyre, por një marrëdhënie e zgjeruar dhe të familjet e njëri-tjetrit. Ata vetë nuk pranojnë të japin komente
mbi shkakun e ndarjes, por një arsye supozohet të ketë qenë 

jeta në lëvizje e të dyve. Lidhja nisi para 1 viti e gjysmë, dhe ata së paku prezantoheshin si çifti ideal, që e thelluan lidhjen intime me bashkëpunime të suksesshme. Madje produkt i asaj historie është dhe ky klip, që ashtu si herët e tjera është realizuar nga regjisori i njohur maqedonas princ Aleksandër, me të cilin Soni ka punuar për disa vjet radhazi. Nëse do të ishte Flori në Tiranë, do të vinte? Besoj po, kemi qenë shokë dhe do të mbetemi shokë. Gjithashtu, do vazhdojmë bashkëpunimin në muzikë. Dimë që jeni ndarë, por arsyen nuk e dimë? Është shumë private. Unë s’mund ta nxjerr jetën time në ankand. Por do thosha se jam person në lëvizje dhe në këto momente i jam përkushtuar shumë karrierës artistike me koncerte nëpër botë.

Po me Elvanën si i keni marrëdhëniet?
Të mira. Unë kam asistuar gjatë xhirimeve të klipit të fundit të Elvanës.
“Me faj, pa faj”, titullohet klipi juaj. Çfarë mendon se keni sjellë ndryshe?
Pamja ime dhe muzika melodioze.
Look i ndryshuar, në sajë të kujt?
Në sajë të Rozës, gruas së regjisorit princ Aleksandër, e cila mendoi deri në detaje të gjitha veshjet dhe grimin për këtë videoklip.
Sa kohë të është dashur për xhirimet?
Vetëm 1 ditë.
Dhe çfarë mendon se të karakterizon në 3-4 minuta klip?
Besoj, origjinaliteti im si këngëtare dhe fabula e këngës. Dhe ndaj shpresoj të kaloj stadin e pranimit te publiku.
Sa sforcohesh për të qëndruar në treg?
E vështirë është të qëndrosh në treg për hir të vërtetës, pasi çdo vit ka prurje të reja. Jemi të gjithë në një maratonë.
E si të duket? Ia vlen ky stërmundim?
Në fakt, kur e mendon që në Shqipëri ne stërmundohemi shumë dhe arti kushton, por për momentin nuk ka zgjidhje tjetër.
Besoj ia vlen, kur mendon fitimet?
Po të them të drejtën, s’kam fituar shumë nga muzika. Them jam e pakënaqur me xhepin.
Keni bërë promovimin e parë në Kosovë?
Po. Na pritën shumë mirë atje, shumë fansa e kolegë të pranishëm.
Po këtu në Tiranë?
Këtu në fakt e bëra ftesën për orën 21:00 dhe miqtë erdhën në 23:00. Po s’ka problem nuk ua marr për ters.
Ti vetë je e përpiktë?
Po shumë. Gjithmonë shkoj 5 minuta para.

Getoari: Me Elvanën nuk flas më, tani prisni suksesin e këngës “A po don kesh”

Më 3 korrik mbushi 26 vjeç. Një rreper total në mendjen e tij. Shumë i përfolur për marrëdhëniet me femra dhe jo femra dosido të gjitha të klikuara dhe vajza ekrani. Tri foto të publikuara pak kohë më parë në internet, zgjuan diskutimet për
një lidhje të mundshme të Getoarit, me Hana Shehun, një vajzë brune nga Kosova, prezantuese emisionin për të rinjtë “Teen” në Radio Televizionin e Kosovës. Por ishte një thashethem, që Getoari as e konfirmoi dhe as e mohoi. Fotot ishin
bërë nga një distancë shumë e afërt dhe mendohej se ishin bërë nga të afërt të tyre. Dhe e gjithë kjo zhurmë, fill pas thashethemeve për një lidhje të tij me këngëtaren Elvana Gjata, pavarësisht se ajo e hodhi poshtë në mënyrë kategorike. E kjo vinte pas diskutimeve edhe përfoljes me Nora Istrefin, një lidhje ajo që ishte pranuar nga të dy. Po ç’tip është ky Getoari, apo Geti siç e thërrasin të gjithë? Është sa i shpërfillur, aq dhe i rezervuar. Por kur vjen puna te tekstet e këngëve, ai ka kapur çelësin. Përmend emra të këngëtarëve dhe 90 për qind të teksteve i bën vetë. Fjalë banale, tekste bombastike dhe gjithmonë i suksesshëm pas bashkëpunimeve me femra vërtet seksi si: Çiljeta, Genta, Adelina, Elvana. Menaxher i disa këngëtarëve dhe grupeve muzikore në Kosovë, si dhe i “Baba Records”, Getoari ka prekur suksesin, famën dhe ndihet superfuqi në terrenin e reperave, aq shumë sa njihet dhe në Kosovë, falë bashkëpunimit plot tri vite me Flori Mumajesin. Ishte pikërisht ai momenti, kur mes tyre hyri Elvana, të cilën Getoari e mori shumë për zemër, dhe ishte ai që me pasaportën e saj në dorë merrnin pjesë në koncertet nga më të ndryshmet nëpër botë. Tani? Është kohë për t’i fshirë nga kujtesa të gjitha. “Çfarë ka ikur, ka ikur”, thotë Getoari. Është gjithmonë koha për të provuar eksperienca të reja.

Geti urime! Vumë re që as Flori e as Elvana nuk ishin në ceremoni. E ke idenë pse?
S’mund të them asgjë. Ashtu e kanë menduar.
Tani ju në një bashkëpunim me Sonin. Ç’mendim ke për Sonin?
Është shumë e mirë, madje këngëtarja më e mirë në trevat shqiptare.
Dikur, shumë i lidhur me Elvana Gjatën. Tani si janë marrëdhëniet mes jush?
Asgjë. Nuk komunikojmë fare bashkë.
Thuhet që Elvana është këngëtarja më e pëlqyer për momentin në Kosovë?
S’besoj. Them se ajo suksesin e saj e ka pasur me këngën “Mamës”. E di që ka qenë një hit i vërtetë.
Kur vini në Tiranë akomodoheni në hotel?
Jo, kam shtëpinë time këtu.
Si të duken vajzat në Tiranë?
Mendoj të gjitha shqiptaret janë të bukura, por vajza shumë të bukura sheh vetëm në Tiranë.
Të ndodh të flirtosh?
Kur vij për punë, vij për punë. Kur kam ardhur për qejf, edhe ka ndodhur. Cila është e dashura jote për momentin?
A mund të mos e them. Është shumë private.
Të dashurat e tua kanë qenë vajza brenda profesionit tënd?
Përgjithësisht po. Me to më lidh më shumë puna.
Cili do të jetë klipi yt i ardhshëm?
Do të jetë një klip me titull “A po don kesh”, që pres ta publikoj në shtator dhe që është një eksperimentim në muzikë.
Si janë fitimet e tua në muzikë?
Përfitimet e mia janë prej koncerteve, që i kam shumë të shpeshta dhe në të gjithë botën.
Nga “Tingulli 3”, jeni bërë “Tingulli Trent”. Pse?
Kohët e fundit e kemi ndryshuar emrin, domethënë tani e tutje është “Tingulli trent”. Kjo për shkak të pjesëtarëve të grupit, pjesë e të cilit janë përveç meje dhe Agoni, Dj Blunt dhe Real 1

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
faton  - salcano   |77.29.7.xxx |2008-07-14 11:27:54
ME MIRE KISHTE QENE SONI TE BASHKOHEJ ME AGONIN SE ME GETOARIN, SONI DUKET DICKA
ME FAMILJARE ASHTU QE I NGJAN JETES SE ATIJ. GETOARI LE TE FILLON TE JETON ME
NJE KENGETARE SI CILJETA APO INGRID GJONI.
salcano & rotori
Mira   |217.24.249.xxx |2008-07-15 18:28:09
Keni c,keni ju me Getoarin ai eshte me i miri per rrymen e vet.Elvanes i dha
famen zeri i Getoarit.Do me pelqente ta shihja Getin ne nje bashkpunim me Greten
se eshte me e mira sot per sot.
piki  - Ne kohen e sotit mediat i lidhin dhe i ndajn si te   |80.80.163.xxx |2008-07-20 00:35:25
Per te mos thene te gjitha, shumica e "lidhjeve" te Getit me kengetaret
e estrades jan trillime disa me dijenin e te dy kengtarve e disa vetem te
Getit...
Qe per mua esht nje reper solid por nje njeri i deshtuar, i pa
***akter.
NELA   |217.24.240.xxx |2008-07-21 11:47:29
ESHTE E DUKSHME SE S GETI SHTU DHE SONI I KANE ZHGENJUER ISHE PARTNERET E
TYRE.PER SE I PERKETE FLORIT SHIHEJ QE AI E DONTE SONIN SEPSE MUNDOHEJ TE BENTE
PUBLIKE NE TE GITHA MENYRATE NDRYSHE NGA SONI.DHE KLIPI I SAJE "ME FAJE,PA
FAJE"NA TREGON VETE SE ESHTE ME FAJE SE KOT NUK KA THENE SE ESHTE E
AKUZUAR,E" ATY KU KA ZA NUK ESHTE PA GJA"
Anonymous  - mesazh per sonin   |84.196.142.xxx |2008-07-26 16:03:55
soni qenke nje femer shum e ulet mbasi qenke ndar me florin dhe mos te duket
vetja e bukur shum se me i mir esht flori se ti te kesh pas nderin te rrije me
te.pershendetje nga belgjika
albana  - turp per sonin   |77.29.138.xxx |2008-08-17 16:07:12
Kur kam mar vesh se soni kalon me Florin jam deshpruu..ky far djali me sonin e
shpifur...po kur doli thashethemi se jan nda u knaaqaaa...soni s'je ti per
Florin.mere getin nje njeri pa pik sjellje njeriu.ngjan me shum si nje
kafsh(respekt per kafshet)
d-flaka  - ?????????????????   |91.187.116.xxx |2008-10-17 00:56:05
hhe shum han M me goj ky popull veq nese te shohin me naj kan tu ba muhabet thon
e zuni hhaaaaaaaaaaaa
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.16065 Seconds