| Sophie Marceau, femra fatale |
|
|
| Wednesday, 25 June 2008 | |||||||
Ajo e meriton me plot gojë të quhet "e mrekullueshme". E bukur, me një bukuri që e shquajnë dhe e admirojnë të gjithë, nga të vegjlit deri te të moçmit. Ajo është thjesht një etalon i nurit njerëzor. Ka sy që digjen si zjarre, buzë të trëndafilta, flokët e trashë e të zinj i varen deri poshtë supeve që shpesh i lë zbuluar për të shfaqur një lëkurë të ebanoztë. Për shumë nga ata që e takojnë, ajo është "gruaja më e bukur dhe më seksi që kanë parë në jetë". "Është e vërtetë. Për sa i përket pamjes së jashtme jam një person me shumë fat. Jam e bukur dhe shpesh mendoj se si do të më kishte marrë jeta, nëse nuk do të kisha pasur këtë pamje. Por nuk ia vlen të vrasësh mendjen, sepse tashmë jam ashtu siç jam me këtë bukuri e me një karrierë të gjatë mbi supe, që për hir të së vërtetës është e tillë edhe falë bukurisë". Ajo gjithmonë vishet me shije, por jo gjithmonë veshjet e saj janë firmato. Zakonisht i pëlqen të gërmojë nëpër butikë të vegjël, rrugëve të Parisit për të gjetur gjëra të veçanta, që nuk kanë të bëjnë me emrat e mëdhenj të stilit e të botës së modës, por që janë veshje njësoj tëmrekullueshme, pavarësisht etiketës në të cilën është shkruar një emër i padëgjuar. Filmi i saj i fundit është "Female Agent", i "gatuar" sipas modës së vjetër, që flet për femrat në periudhën e rezistencës franceze, për qëndresën e tyre të rrallë, madje edhe nën torturë për të mos ta lëshuar informacionin që do të dëmtonte jetë njerëzish. Po vetë Sophie a do të kishte mundur të rezistonte në rrethana të ngjashme me personazhin që interpreton? "Unë e përballoj mjaft mirë dhimbjen. Jam e fortë, por pasi luajta një skenë të rëndë torture, mendova se, nëse do të më kishte qëlluar mua, nuk do të kisha mundur të rezistoja. Ka raste që nuk mund të shkosh përtej një torture, sepse trupi të braktis për shembull kur të heqin thoin, apo dhëmbin për së gjalli apo kur e ndalon dikë që të flerë për dy ose tri net. Truri nuk funksionon më dhe ti je duke shkuar drejt vdekjes me shpejtësi dhe ndaj thua, ose nënshkruan atë që është për të nënshkruar". Sophie ka aftësinë të ndryshojë. Karakterizohet nga një paqëndrueshmëri në përgjigje, edhe kur bëhet fjalë për të njëjtën pyetje. Kështu, kur një intervistues e pyeti njëherë se kur e kishte kuptuar për herë të parë se ishte një qenie me një bukuri magjepse, ajo iu përgjigj: "Në moshën 4-vjeçare, kur isha në koëpsht dhe kisha gjithmonë një tufë djemsh të vegjël përreth. Më kujtohet se më dukej zbavitëse se si të gjithë ata djem vinin rreth meje në vend që të luanin në oborr në kohën e pushimit". Të njëjtës pyetje të bërë nga dikush tjetër ajo i përgjigjet: "Kam qenë një shoqe e mirë për djemtë. Mamaja ime më kishte trajtuar më shumë si një djalë se sa si një vajzë. Nuk më lejonte kurrë të isha shumë vajzërore dhe të isha e bukur dhe kur unë nisa të vesh fustanet e para në moshën 12-13-vjeçare ajo u ndërgjegjësua për bukurinë time dhe më bërtiste, duke më thënë se nuk duhet t‘i vishja, për të mos e theksuar bukurinë, pasi kështu do të bija në sy e do të isha në qendër të vëmendjes. Ajo ishte shumë e ashpër me mua kur bëhej fjalë për paraqitjen e jashtme. Më donte një vajzë të përkorë. Nuk më lejonte që të mendoja se isha e bukur apo simpatike. Në fëmijëri kisha idenë se vëllai ishte fëmija i bukur i familjes". Sophie ka lindur në një lagje modeste të Parisit, në vitin 1966. I ati ishte një shofer kamioni, ndërsa e ëma një shitëse. Kur e pyesin nëse ka qenë fëmijë e lumtur, ajo përgjigjet: "Jo, aspak, edhe pse nuk do të ishte shumë e drejtë që të thosha kështu. Në njëfarë mënyre duhet të kem qenë e lumtur, sidomos kur rrija në kopështin e shtëpisë. E doja shumë këtë kopësht, sepse në të kisha mundësi që të mendoja. Kam qenë një fëmijë meditativ". Po çfarë tjetër mban mend ajo nga fëmijëria e saj e palumtur? "Nuk kisha asnjë lidhje me botën. Për mua bota ishte si një pikëpyetje e madhe. Sot jam më e ndërgjegjshme për atë që ndodh rreth meje, por ende kam shumë pyetje. Në atë kohë nuk e kisha idenë se si funksiononte bota rreth meje. Jo se sot di ndonjë gjë të madhe". Para se të fitonte rolin e parë kinematografik, Sophie ka qenë modele dhe më pas erdhi roli në filmin për adoleshentë "La Boum", për të cilin fitoi edhe një çmim. Një vit pas rolit të parë, vajza u zhvendos në Paris, në apartamentin e saj. Me shkollën i kishte mbyllur hesapet që herët dhe në fakt nuk kishte qenë shumë e dhënë pas mësimeve. "Nuk kam qenë e keqe, por nuk kam ndonjë kujtim të veçantë për vitet e shkollës. Isha mirë, nuk punoja shumë, nuk kam pasur ndonjë prirje të veçantë për shkollën". Ajo rrëfen se në shtëpinë ku u rrit nuk ekzistonin librat, ndaj për të nuk bëhet fjalë për një traditë. "Më pëlqen shumë të lexoj, por kam filluar ta bëj shumë vonë një gjë të tillë. Kryesisht më pëlqejnë tregimet e shkurtra, nuk para preferoj librat që zgjaten pafundësisht, edhe pse i kam lexuar të gjithë klasikët dhe veçanërisht kam të dashur Tolstoin dhe Faulkner". Nëse Sophie do të kishte mundësi që me një shkop magjik të kthehej në moshën 14- vjeçare çfarë gjërash do t‘i kishte bërë ndryshe, apo çfarë këshillash do t‘i kishte dhënë vetes? "Nuk do të më pëlqente ta bëja një gjë të tillë. Jeta është një proces unik për gjithsecilin, një proces i papërsëritshëm. Gjërat nuk mund të ndryshohen pasi kryhen. Unë besoj shumë te faktori kohë, dhe më pëlqen mënyra se si koha na transformon si qenie. Jam e bindur se për t‘u ndërtuar diçka, çfarëdolloj gjëje duhet kohë. Asnjë gjë nuk ndodh në një ditë të vetme, ndaj nuk mund të kthehem pas e t‘i them vetes se çfarë duhet, apo nuk duhet të bëj. Thjesht eci përpara e shoh se çfarë ndodh. Kjo nuk do të thotë se nuk kam pendesa dhe keqardhje. Ndonjëherë të qëllon të thuash gjëra që lëndojnë dikë dhe ndihesh në faj, por përgjithësisht unë i jam shmangur situatave të tilla dhe mbi të gjitha këtë që kam arritur, e kam vetëm falë punës, shumë punë. "Për sa i përket punës, Sophie ka marrë pjesë në 30 filma, por nga audienca franceze njihet më mirë si princesha Isabelle në filmin "Braveheart" të Mel Gibson dhe vajza e mbrapshtë Bond, Elektra në filmin "The World is not enough" ku luan së bashku me Pierce Brosman. Po për Daniel Craig, Bondin e ri, a e kishte konsideruar më parë në rolin e agjentit 007? "Jo. Mendoj se ai ngjan më tepër si një spiun rus". Po për Hollivudin, destinacionin final të të gjitha aktoreve të famshme dhe të pasura të botës, çfarë mendon Sophie? "Për herë të parë shkova në Los Anxhelos, kur isha 14 vjeçe. Më shoqëronin një producent së bashku me bashkëshorten e tij. Ai donte që unë të luaja rolin e një vajze të re franceze, që e grabitën dhe e çuan në haremin e një mbreti të pasur. Ai më mori me vete për këtë projekt dhe unë bëra edhe disa prova. Por që nga ajo kohë, nuk më pëlqen shumë Hollivudi". Thuhet se Sophie është e dashuruar me aktorin e famshëm franko-amerikan Christopher Lambert. Vetë Sophie nuk ka shumë dëshirë që të flasë për jetën e saj personale dhe nuk i pëlqen për më tepër ta pyesin për lidhjen e saj të re, që për hir të së vërtetës ka bërë pak bujë dhe sigurisht që nuk është lidhja e saj e parë. Aktorja ka dy fëmijë nga dy baballarë të ndryshëm. Ka një djalë 11-vjeçar, Vincent, me Andrzej Zulawskin, një regjisor filmash 26 vjet më të madh se ajo në moshë, dhe Julliette 5 vjeçe, me producentin amerikan Jim Lemley. Jeta e saj jashtë filmit i dedikohet fëmijëve, por jo gatimit. "Nuk ka qenë kurrë preferenca ime dhe nuk e kam bërë kurrë", thotë aktorja. Nga ana tjetër pëlqen pa masë koleksionimin e veprave të artit. Ndër thesaret e koleksionit të saj të vogël ndodhen një Goya dhe një Rothko. Veç kësaj preferon shumë udhëtimet. "Nuk dua që të qëndroj në një vend më shumë se një javë. Një mikja ime më ka thënë se udhëtimet të bëjnë më inteligjent dhe sigurisht janë një përvojë e jashtëzakonshme në çdo drejtim, pasi para teje hapen vizione të reja të gjërave, të botës. Në çdo vend që shkon ka gjëra të bukura e të mira për t‘i futur brenda vetes. Çdo kulturë ka kaluar përmes peripecish, përmes rrezikut të asgjësimit dhe ato që kanë mbijetuar mbartin vlera të jashtëzakonshme". Sophie është e bukur dhe e vlerësuar. Ka një karrierë të pasur, që i jep mundësi të jashtëzakonshme financiare dhe famë. Ka pasur meshkuj që ka dashur, dhe mbi të gjitha ka dy fëmijë të adhurueshëm. Po a është e lumtur? "Përse jo?" është përgjigja.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|




Ajo e meriton me plot gojë të quhet "e mrekullueshme". E bukur, me një bukuri që e shquajnë dhe e admirojnë të gjithë, nga të vegjlit deri te të moçmit. Ajo është thjesht një etalon i nurit njerëzor. Ka sy që digjen si zjarre, buzë të trëndafilta, flokët e trashë e të zinj i varen deri poshtë supeve që shpesh i lë zbuluar për të shfaqur një lëkurë të ebanoztë. Për shumë nga ata që e takojnë, ajo është "gruaja më e bukur dhe më seksi që kanë parë në jetë". "Është e vërtetë. Për sa i përket pamjes së jashtme jam një person me shumë fat. Jam e bukur dhe shpesh mendoj se si do të më kishte marrë jeta, nëse nuk do të kisha pasur këtë pamje. Por nuk ia vlen të vrasësh mendjen, sepse tashmë jam ashtu siç jam me këtë bukuri e me një karrierë të gjatë mbi supe, që për hir të së vërtetës është e tillë edhe falë bukurisë". Ajo gjithmonë vishet me shije, por jo gjithmonë veshjet e saj janë firmato. Zakonisht i pëlqen të gërmojë nëpër butikë të vegjël, rrugëve të Parisit për të gjetur gjëra të veçanta, që nuk kanë të bëjnë me emrat e mëdhenj të stilit e të botës së modës, por që janë veshje njësoj të