| Uma Thurman, dyshime pėr njė shtatzėni |
|
|
| Wednesday, 16 July 2008 | |||||||
Uma Thurman po kalon ditë pushimesh në një jaht luksoz me të fejuarin e saj zyrtar, multimilionerin zviceran.Por syrit të një paparaci nuk i ka shpëtuar një “bark i dyshimtë” i aktores së njohur dhe ka shkrepur menjëherë një fotografi, që gjeti botimin e rrufeshëm në tabloide.Sipas gazetave përflitet një shtatzëni e mundshme e starit të "Pulp Fiction" e "Kill Bill".E përditshmja "Mail"ka publikuar foton e aktores, por me një veshje provokuese, që nuk ka shumë të bëjë me lajmin për “pritjen e ëmbël” të ndonjë bebi.Çifti ka bërë tashmë publik lajmin se do të celebrojnë dasmën në "The Times" muajin e shkuar, pas një feste fejese, që u zhvillua në shtëpinë e tij në Kensington. Thurman, që ka fëmijë nga martesa me kolegun Ethan Hawke, Maya (9-vjeç) e Leon (6-vjeç), e ka takuar 45-vjeçarin financier e filantrop gjatë një darke gala në Milano, verën e shkuar. Pak kohë më parë ajo ishte ndarë me Andre Balazs, hotelierin njyjorkez me të cilin ndenji tre vjet. Anche "Arki", bashkëshorti i ardhshëm ka dy fëmijë Flynn (10-vjeç) e Cy (5-vjeç), nga lidhja me modelen australiane Elle Macpherson.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|



