| VALBONA ĒOBA mbėrrin nė Shqipėri me tė dashurin |
|
|
| Thursday, 10 July 2008 | |||||||
Edhe pse e veshur sportive, dhe e maskuar me një kapele në kokë, nuk ka qenë e vështirë për t’u identifikuar mes pasagjerëve të tjerë që kanë mbërritur ditën e martë në aeroportin “Nënë Tereza”. Valbona Çoba, Miss-i dhe modelja e famshme është rikthyer në Shqipëri. Pas një mungese gati dy vjeçare Çoba ashtu siç edhe kishte premtuar në një intervistë të para pak javëve këtë herë nuk erdhi vetëm në Tiranë. Bashkë me të ka qenë i dashuri i saj. Quhet Tod dhe është nga Amerika, ky është informacioni që kemi zbuluar për të përveç pamjes së tij përmes fotove ekskluzive që ka fokusuar paparaci ynë.PRITJA Nuk ka qenë një ardhje e bujshme. Valbona ua kishte rrëfyer ardhjen e saj vetëm pak miqve të saj të ngushtë, të cilët edhe kanë qenë aty në orët e vona të natës për ta pritur. Siç dëshmojnë edhe fotot ka qenë pikërisht shoqja e saj Ardita Muallai dhe Beldi Strakosha. Ndërkohë që pak më vonë ka mbërritur në aeroport motra e saj Eda me bashkëshortin dhe djalin e saj Bjorn. Madje ai i ka bërë tezes së tij të dashur mikpritjen më të veçantë. Një tufë lule që ia kanë arritur qëllimit ta emocionojë dhe ta kënaqë tezen e tij. VIZITA Ka ardhur për të kaluar pak ditë në Tiranën e saj, për t’u çmallur me qytetin e lindjes dhe për t’ia prezantuar atë edhe të dashurit të vet. Ndërkohë që në vizitën e saj dhjetë ditore ajo do të vizitojë edhe disa prej qyteteve shqiptare. Vlora ka qenë stacioni i radhës, ku modelja është nisur dje për të kaluar një fundjavë relaksuese në plazhin e mrekullueshëm. Ndërkohë që në axhendën e saj është parashikuar edhe një udhëtim në qytetin e Korçës, ku Çoba ka edhe një arsye më të fortë për të shkuar, pikërisht sepse aty jeton gjyshja e saj, të cilën kurrsesi ajo nuk mund të rrijë pa e takuar. KARRIERA NË AMERIKË Ikona e modës shqiptare Valbona Çoba prej disa vjetësh jeton në botën e Hollivudit, në Los Angelos me pikësynime të qarta; të bëhet një aktore. Ajo punon aktualisht si modele, ku sipas saj është jo vetëm një pasion por “i vetmi profesion që më siguron të ardhurat për jetën e shtrenjtë këtu në Los Angeles. Modelja gjithmonë është ajo diplomë që bën mirë prezantimin për të hyrë në ambientet e artit. Arti për mua nënkupton vetëm aktrimin. Los Angeles ashtu si mund të të fsheh bukuritë e tij, nuk të fsheh as vështirësitë dhe konfliktet”, ka treguar ajo. PROJEKTET Projektet e Valbonës janë shumë, por që të gjitha kanë vetëm një mbiemër, aktrimi. Është mjaft optimiste për këtë gjë, edhe pse po e kërkon jo në vendin e saj, por për më tepër në një vend ku suksesi dhe dështimi janë përgatitur, po nga e njëjta substancë dhe me të njëjtën mënyrë që në momentin që zbret në Hollivud.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|




Edhe pse e veshur sportive, dhe e maskuar me një kapele në kokë, nuk ka qenë e vështirë për t’u identifikuar mes pasagjerëve të tjerë që kanë mbërritur ditën e martë në aeroportin “Nënë Tereza”. Valbona Çoba, Miss-i dhe modelja e famshme është rikthyer në Shqipëri. Pas një mungese gati dy vjeçare Çoba ashtu siç edhe kishte premtuar në një intervistë të para pak javëve këtë herë nuk erdhi vetëm në Tiranë. Bashkë me të ka qenë i dashuri i saj. Quhet Tod dhe është nga Amerika, ky është informacioni që kemi zbuluar për të përveç pamjes së tij përmes fotove ekskluzive që ka fokusuar paparaci ynë.
Ka ardhur për të kaluar pak ditë në Tiranën e saj, për t’u çmallur me qytetin e lindjes dhe për t’ia prezantuar atë edhe të dashurit të vet. Ndërkohë që në vizitën e saj dhjetë ditore ajo do të vizitojë edhe disa prej qyteteve shqiptare. Vlora ka qenë stacioni i radhës, ku modelja është nisur dje për të kaluar një fundjavë relaksuese në plazhin e mrekullueshëm. Ndërkohë që në axhendën e saj është parashikuar edhe një udhëtim në qytetin e Korçës, ku Çoba ka edhe një arsye më të fortë për të shkuar, pikërisht sepse aty jeton gjyshja e saj, të cilën kurrsesi ajo nuk mund të rrijë pa e takuar.