Velinat ne ekran me te mbathura Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 1
I dobėtMė i miri 
Tuesday, 11 March 2008
 Me ose pa praninë e vajzave bukuroshe, që hijeshojnë studion e “Fiks fare”, ky emision ka garantuar tashmë audiencën e tij. Dhe kjo, jo vetëm falë çështjeve të mprehta sociale, që ai konstaton duke ndihmuar edhe në zgjidhjen e tyre, por edhe falë humorit të këndshëm të Doktorit dhe Saimirit. Megjithatë ditët e fundit, më shumë se tek fjalët dhe temat që “Fiks fare” trajton, vëmendja jonë është ndalur tek dy vajzat simpatike, që me koreografitë
e thjeshta, i japin një nuancë tjetër emisionit.Nuk kemi asgjë personale me Luanën dhe Livian e aq më pak me praninë e tyre në studio. Vetëm se kemi vënë re, që gradualisht vajzat kanë nisur të zhvishen, ndoshta më shumë nga sa është e nevojshme në një format të tillë televiziv. Nëse kemi parasysh natyrën kritike të emisionit dhe temat problematike, që ai prek, na duket krejtësisht pa vend, dalja e velinave në ekran, vetëm me të mbathura dhe reçipeta. Po i referohemi vetëm disa ditëve më parë, kur të dyja bukuroshet e “Fiks fare” kanë performuar me kostume të gjelbëra, që nuk kishin asnjë ndryshim nga veshjet, që çdo femër përdor në plazh. Kostume të tilla mund të jenë krejt normale në një spektakël bukurie, por ndoshta jo në një emision problemor, që trasmetohet tohet në mbrëmje . Besojmë se vajzat mund të duken simpatike edhe duke mos i nxjerrë tërësisht në pah hiret femërore.
Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.36047 Seconds