Velinat, pasioni pėr pub-et dhe tė brendshmet “Victoria’s Secret” Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 7
I dobėtMė i miri 
Tuesday, 16 September 2008
 Ato janë të treja shumë të bukura, vajza të reja që i njohin të gjithë. Luana dhe Livia fituan të drejtën për të qenë përsëri velinat e “Fiksit” edhe për këtë sezon, duke bërë të mundur që të jenë çdo natë para publikut të tyre në një program shumë të ndjekur. Po kështu edhe Marina Vjollca, vajza që dikur ishte velinë, tani ka një program të sajin të cilin e drejton së bashku me Edi Manushin, i quajtur
“Proçesi Sportiv”, një program për sportin i cili edhe pse shumë mashkullor e ka shumë të nevojshmë sharmin femëror që në këtë rast ia jep Marina. Siç e dini Marina dhe Luana janë motra dhe me siguri motra bionde e cila ka ardhur më herët në “Top Channel” ia ka bërë më të lehtë rrugën motrës brune, Luanës e cila tani është e angazhuar edhe si imazh i reklamës së Digitalb. Paparaci
ynë i ka fotografuar fundjavën e kaluar në një nga pubet e Tiranës ku vajzat ishin me një grup shoqërie dhe pinin vetë Redbull. Deri tani nuk kemi zbuluar ndonjë lidhje speciale të ndonjërës prej bukurosheve me ndonjë djalë. Por me siguri të tria vajzat janë shumë të pëlqyera nga djemtë.
LUANA E “FIKS FARE”, TË BRENDSHMET I KA “VICTORIA’S SECRET”
Balerina e “Fiks Fare” në “Top Channel” edhe pse shumë e re, preferon stilin klasik nga veshjet e përditshme e deri tek të brendshmet. Madje ka pohuar së fundi se i pëlqejnë takat, veshja klasike, e sportive, dhe sidomos e tërheqin shumë të
brendshmet “Victoria’s Secret”. Duket se vajza simpatike, e ka hequr ndrojen edhe pse nuk ka shumë kohë që punon në televizion. Luana vajza brune e këtij programi do të kërcejë dhe këtë sezon përkrah, Livias bionde, dhe do të ruajnë sërish të njëjtën ngjyrë të flokëve, pasi sekreti i velinave aty qëndron, që patjetër njëra është brune dhe tjetra bionde. Luana studion në vit të katërt të një shkolle të mesme private dhe është në të njëjtën klasë me të motrën, Marinën, ish - velinën bionde të “Fiks fare”. Ajo ka pohuar shpesh për mediat se edhe pse është vajzë e pjekur për moshën që ka, e tërheqin shumë romanet rozë, që i përshtaten natyrës së femrës. Përsa i përket veshjeve, që ajo përdor në punë apo mbrëmjeve, Luanën mund ta shohësh në të gjitha stilet, si sportive ashtu dhe klasike, dhe në ngjyra të ndezura. Dhe sa për të kompletuar shijet e saj për look-un, natyrisht që ka preference të veçanta për parfumin, dhe ai që i pëlqen është “Sexy 212”.
Komente
Shto Koment Kerko Komentet
blendi  - tung   |212.200.126.xxx |2008-10-09 19:06:16
vallai me ket luanen e fiks fares kisha flet niher nese kush be
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.13988 Seconds