Vesa Luma : Lidhja ime 2-vjeqare me vėllain e Arta Dobroshit Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 7
I dobėtMė i miri 
Thursday, 05 June 2008

 Këngëtarja, Vesa Luma, rrëfen për herë të parë për “Panorama Plus”, historinë e saj të dashurisë me administratorin e një agjencie marketingu në Prishtinë, Genc Dobroshi, dhe miqësinë e veçantë që ka me motrën e tij, aktoren e njohur, Arta Dobroshi. Ajo ishte vetëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve te “Netët e Klipit”, në Tiranë, por natyrisht jo e vet- muar. Edhe pse priste ndonjë çmim për klipin e saj “Ex relax”, mendjen i rrinte diku tjetër, pikërisht tek Festivali i Kanës, ku aktorja e njohur kosovare Arta Dobroshi, po atë natë konkurronte përkrah Angelina Jolie.

Per ta lexuar gjith lajmin klikoni "Lexoni permbajtjen".

 

“Ndoshta u desh ky eveniment, që Vesa të pohonte lidhjen me Gencin, një djalë rreth të tridhjetave, që ka vendosur t’i ndjekë hap pas hapi në karrierë të dyja, si Artën ashtu dhe Vesën.

I DASHURI IM BRUN
Është 30 vjeç, brun dhe që asnjëherë nuk ka qenë i martuar. Vesa thekson këtë fakt duke qeshur, për të hedhur poshtë thashethemet që s’e lënë rehat. “Sepse realisht është vetëm i dashuri im. Me Gencin, u njohëm 3 vite më parë, në një studio regjistrimi në RTK për aktivitetet televizive të Vitit të Ri, por në të vërtetë u lidhëm 1 vit më vonë. Ai më vardisej natyrisht, por dhe unë e ndihmova shumë, që lidhja të bëhej realitet. Tani nuk kemi asnjë plan, thjesht dashurohemi,
por e rëndësishme është që ndihemi mirë”. Dikur ai punonte në televizion të Prishtinës si regjisor, tashmë drejton një agjenci mar- ketingu në Kosovë, dhe
këshillat që i jep Vesës janë: “Qëndro profesioniste dhe e aftë për të fituar”.

GENCI, VËLLAI I ARTËS DHE KUSHËRIRI I SHPAT DEDËS
Ajo i ka miq të dy. “Arta përveç një aktore shumë e mirë, është dhe mikja ime me të cilën ruaj një shoqëri të sinqertë”, tregon Vesa. Dhe natyrisht. Të dyja presin këshilla dhe ide, nga ai sidomos për mënyrën se si të marketojnë veten me profesionalizëm.
“Janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, dhe Arta si më e vogël që është, e pyet për gjithçka dhe ia dëgjon fjalën. Ata janë tre fëmijë dhe jam e lumtur që janë familje artistësh. “Këngëtari i ri Shpat Deda, është djali i dajës së tyre dhe kështu së bashku bëhemi një shoqëri e mirë artistësh”, shprehet Vesa.

Burimi: Panorama Plus

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
sabina  - very beautiful....   |91.187.116.xxx |2008-06-06 18:14:10
qift shum i bukur...ju uroj!!
dora  - cift i perkryer   |85.30.89.xxx |2008-07-23 08:57:05
vesa i dashuri yt eshte i perkryer poashtu edhe ti ju uroj qe te dyve shume
suksese...
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.50536 Seconds