|
Xhemi Shehu, nė shtator jo nė Top Channel |
|
|
|
Sunday, 15 June 2008 |
 Ish-velina më e njohur dhe e dashur, dalë nga “Fiks fare”, e cila premton se do t’i rikthehet televizionit me një program të ri televiziv, ka pohuar se stacioni ku do ndalojë nuk do të jetë “Top Channel”. Programi televiziv, që do të drejtohet prej saj pritet të startojë në shtator, në një nga stacionet televizive kombëtare shqiptare.“Bëhet fjalë për një stacion mjaft prestigjoz, por nuk do
të rikthehem te Top Channel” është shprehur Xhemi, në lidhje me këtë program televiziv. Por, ajo nuk nxitoi për të marrë përsipër frerët e këtij programi që në muajt e nxehtë të verës. Sigurisht ajo nuk mund të prishë rehatinë e pushimeve verore. Ndaj, për ta parë Xhemin si drejtuese duhet të presim edhe ca muaj, të paktën nuk do ta shohim më shpejt se në shtator.
|