Xhemi dhe Visi shfaqen nė publik si cifti Beckham Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 4
I dobėtMė i miri 
Tuesday, 16 September 2008
 Ashtu si çifti i njohur David Dhe Victoria Beckham, edhe Xhemi Shehu së bashku me partnerin e saj Visi, bëjnë të pamundurën që të jenë një çift i denjë për tapet të kuq. Të ftuar në premierën e filmit “Sex and the city” në kinema “Millenium 2”, çifti u pa të ishin veshur të kombinuar në mënyre perfekte me njëri-tjetrin, të dy pantallona të zeza kombinuar sipër me të bardhë. Ekzaktëshisht Visi mbante veshur një këmishë të bardhë, ndërsa Xhemi kishte bërë një thyerje të një kanatjereje të zezë duke hedhur sipër një xhaketë të shkurtër të bardhë. Rezultati? Të gjithë të ftuarit kthyen kokën për të admiruar këtë dyshe fotozhenike, ashtu siç kanë bërë disa vite më parë në ndarjen e çmimeve “Amy Award’s” çifti Beckham. Viktoria veshur me një fustan të gjatë mbrëmjeje, kombinohej përsosmërisht me bashkëshortin, i cili për rastin kishte zgjedhur një kostum të bardhë. Edhe pse nuk ka dashur, që media të
përcjellë çdo detaj të jetës private, Xhemi Shehu vijon të përjetojë emocionet e një lidhjeje dashurore krejtësisht të veçantë. E sapokthyer nga pushime të gjata, që nisën në Evropë dhe mbaruan në Amerikën Latine, nuk kishte sesi të zgjidhte ndryshe, që në krah në këto ditë të nxehta të kishte ndonjë person tjetër përveç Visit. Ata parapëlqejnë që zakonisht në fundjava të largohen nga zhurma e kryeqytetit, ndërkohë që duket se janë larguar paksa nga frekuentimi i jetës së natës, një mënyrë kjo për të treguar se nuk duan që të jenë në qendër të vëmendjes. Ndërkohë që këto ditë, janë ditë pune për Xheminnë “Top Channel”, ndërsa përgatitet për spektaklin “E Diell” në Top Channel” përkrah Adi krastës, e Arbana Osmanit, si për t’i befasuar të gjithë pas thashethemeve që kishte ajo kishte hequr dorë nga televizionoi, e aq më tepër nga “Top Channel”. Karriera e saj televive, ka filluar në vitin 2003, kur u shfaq në ekran për herë të parë si velinë e “Fiks Fare”. Më pas ajo ishte protagoniste në spektakle të tilla si; “Portokalli”, “Top Fest”, “Shtojzovallet” dhe “Kjo ishte loja”, dhe pas kësaj periudhe pati një shkëputje, për t’u shfaqur në ekranet italiane, pikërisht në “Rai Uno” dhe më pas një projekt tjetër në “Canale 5” me Paolo Bonolis, të cilin e la në mes, për t’u rikthyer në Tiranë dhe vijuar nga e para studimet e larta.
Komente
Shto Koment Kerko Komentet
naimi  - ola   |84.22.40.xxx |2008-11-05 21:29:58
shum e keqee a kurr mos dil ma se pom tut a beso
Anonymous  - shum te mir   |80.80.170.xxx |2008-11-17 23:12:40
qift ideal
ona   |89.225.17.xxx |2009-01-02 01:21:25
ej o xhemi sa e bukur je per zotin bravo ti me e mir se visi po nejse rendesi ka
te pelqeheni ju dy per tjeret varja qa thojn je shummmm e bukurrrrr o
ylllllllllllllll
Anonymous   |92.248.98.xxx |2009-01-02 10:10:30
OJ XHEMI KE FYTYRE SHUME NEGATIVE QE NGA FYTYRA SHIHESH SE JE SHUME NAIVE
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.15700 Seconds