| Yjet e muzikės? I prekim pas 10 vjetėsh |
|
|
| Friday, 15 August 2008 | |||||||
Këngëtarë e grupe të njohura muzikore kalojnë para hundës së shqiptarëve dhe këta s’i prekin dot. Arsyeja? Kemi spektatorë të papërfillshëm në numër Nuk ka asnjë lloj paragjykimi, është thjesht interesi i vendasve që i mban larg. Ata ndoshta nuk kanë dëgjuar asgjë për Shqipërinë, ndoshta e kanë një ide të vakët prej Kosovës. Po fundja jo detyrimisht duhet të dinë ndonjë gjë. Shqipëria nuk përbën për ta treg, ndaj dhe në hartën e tyre të turneve nuk është fare e përfshirë.Për shkak të distancave të vogla që na ndajnë, në Tiranë vijnë shpejt lajmet për koncerte të yjeve të muzikës botërore në vendet fqinje. Vetëm pak ditë më parë, më 3 gusht, një nga emrat më në zë të muzikës amerikane Lenny Cravitz, dha koncert në Ohër, në Maqedoni, ku prezantoi albumin e fundit, “It is time for a love revolution”. Një përmbledhje e krijimeve të tij më të mira. Turi i Kravitz-it përfshin gjithë Evropën, duke renditur edhe Stambollin, Athinën e Budvën.Por sigurisht jo Shqipërinë. Shumë adhurues të muzikës së tij vrapuan drejt qytetit të vogël, ku siç tregojnë, ishte krijuar një atmosferë e mrekullueshme. (Mësohet të kenë shkuar nga Tirana rreth 200 persona.) Por nuk është rasti i vetëm… Në korrik të 2007-ës, të mëdhenjtë “Rrolling stones” dhanë koncert në Malin e Zi, në Budva. Shumë shqiptarë shkuan për të parë nga afër legjendarët. Të tjera grupe e këngëtarë me famë botërore kanë kaluar shumë afër Shqipërisë, pa e prekur atë, mes të cilëve edhe “Metalica”, që kanë shumë adhurues në vendin tonë. Madje këto ditë, në zonën e ish-Bllokut është vendosur një banderolë e madhe, ku lajmërohet një koncert i Madonës në Budva, më 25 shtator, për të cilin biletat variojnë nga 42-90 euro. Shumë mendojnë se ky devijim ndodh për shkak të mungesës së interesit nga ana e muzikantëve, por duket se kjo nuk është edhe aq e vërtetë. Blendi Bombaj, përfaqësues i “Living room shoë”, që ka sjellë në Tiranë për të parën herë emra muzikantësh që kanë bërë histori, thotë pa u menduar gjatë, se është pikërisht interesi i publikut ai që mungon. Tashmë në Tiranë janë ngritur disa “agjenci” që tentojnë të sjellin grupe e këngëtarë të huaj, me shpresën që edhe kryeqyteti shqiptar të futet në kalendarët e aktiviteteve të menaxherëve të muzikantëve të njohur. Por duket se do të duhet të kalojnë edhe 10 vite të tjera, që në Shqipëri të vijnë emra të tillë si “Rolling stones”, “Metalica”, apo Madonna, që gjithsesi deri atëherë do të jenë shumë të plakur(Mick Jagger i ka mbushur të gjashtëdhjetat) e do të tingëllojnë si sot, “Europe” apo “Def Leppard”. Ndaj dhe të interesuarit do të presin sërish biletat e do të shkojnë në vendet fqinje. Bilanc koncerti Publiku max. në Tiranë: 3 mijë spektatorë Publiku tek fqinjët (Maqedoni, Mal i Zi): mbi 15 mijë vetë Bileta në Tiranë: 1-3 mijë lekë të reja Bileta tek fqinjët: 40-90 euro Një këngëtar i mirë kushton: 200-500 mijë euro
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|




Këngëtarë e grupe të njohura muzikore kalojnë para hundës së shqiptarëve dhe këta s’i prekin dot. Arsyeja? Kemi spektatorë të papërfillshëm në numër Nuk ka asnjë lloj paragjykimi, është thjesht interesi i vendasve që i mban larg. Ata ndoshta nuk kanë dëgjuar asgjë për Shqipërinë, ndoshta e kanë një ide të vakët prej Kosovës. Po fundja jo detyrimisht duhet të dinë ndonjë gjë. Shqipëria nuk përbën për ta treg, ndaj dhe në hartën e tyre të turneve nuk është fare e përfshirë.Për shkak të distancave të vogla që na ndajnë, në Tiranë vijnë shpejt lajmet për koncerte të yjeve të muzikës botërore në vendet fqinje. Vetëm pak ditë më parë, më 3 gusht, një nga emrat më në zë të muzikës amerikane