Zbulon trupin dhe tė dashurin, qė jeton nė Amerikė - [ Arta Bajrami ] Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 51
I dobėtMė i miri 
Tuesday, 07 October 2008

 Këngëtarja kosovare rrëfen ekskluzivisht për “Panorama Plus”, si është ndier pas komenteve në media për zhveshje në publik dhe lumturinë që po jeton me të dashurin në Amerikë.

Arta me çfarë po merremi për momentin, këngë apo klip të ri?

Sapo jam kthyer nga Amerika dhe Kanadaja, ku kisha një turne koncertesh. Këtë javë jam në Gjermani dhe Zvicër. Pra, jam shumë e angazhuar me koncerte. 

 

Por gjithashtu këto ditë do të publikoj një ‘single’ të ri, që është bashkëpunim me Locko-n.

Producenti është vëllai juaj, Don Arbas. Çfarë tipi është?

Don Arbas është shumë i dashur, i vendosur, i kujdesshëm dhe ka zemër të mirë. Çfarë e veçon nga të tjerët është fakti, që është shumë fjalëpak. Të gjithë e kërkojnë popullaritetin dhe publicitetin. Don Arbas u ikën këtyre gjërave, aq sa shpesh më ka ndodhur që të shkoj unë për të marrë ndonjë çmim pasi ai përton.

Ndonjë media ju ka komentuar se zhvisheni së tepërmi në klipet tuaja. Ju keni një koment për këtë?

Mendoj se adhuruesit e mi janë ata që mund të më gjykojnë dhe komentojnë. Ata më duan mua për këtë që unë jam. Prandaj unë gjithmonë do jem për ta duke qenë vetvetja në radhë të parë, dhe natyrisht që unë jam edhe produkt i adhuruesve të mi, por gjithmonë duke respektuar kufijtë etikë të personalitetit tim.

Po për videot e hedhura në youtube, ku u tha se vajza që shfaqej në vaskë në praninë e një djali me nofkën, Vali Corleoneishit ishit ju, ç’mund të thoni?

“Youtube’ është një burim kaq i pabesueshëm, sa mund të nxjerrë kushdo, kurdo dhe çfarëdo videoje.

Jeni pro skandaleve në jetën e një artisti, apo mendoni se nuk është mirë të pëfliteni gjatë karrierës suaj?

Nuk jam as pro e as kundra. Por çuditem me faktin se si disa fytyra publike, që thjesht nuk kanë çfarë të ofrojnë, kanë sukses në keqpërdorimin e naivitetit të një shtrese të veçantë të publikut, duke ju servirur atyre skandale të ndryshme me qëllim, që të jenë në qendër të vëmendjes. Përsa u përket artistëve të mirë, më vjen keq kur publikohet diçka kundër dëshirës së tyre.

A jeni e dashuruar, dhe nëse mund të na thoni diçka më shumë rreth lidhjes suaj?

Po jam e dashuruar. Por jo vetem kaq, mbi të gjitha jam shumë e lumtur në këtë dashuri. I dashuri im të cilit nuk po ia përmend emrin për shkak të privatësisë së tij, jeton dhe punon në Amerikë e Kosovë. Për të nderuar gazetën tuaj dhe për ta shuar kureshtjen e adhuruesve të mi po ju jap foto të mijat, prej të cilave një bashkë me të dashurin tim. Ju jeni të parët që do ta keni këtë foto kaq intime nga jeta ime private, prandaj ju përgëzoj për këtë.

Çfarë kërkoni nga një mashkull?

Ajo që kërkoj është karakter, që përshtatet me karakterin tim. Të ketë një mendim të tij, të ketë një personalitet të formuar dhe stabël. Dhe po ashtu ta dojë vetveten dhe familjen e tij së pari, pastaj të ketë respekt për mua dhe familjen time. Këto gjëra janë me rëndësi për mua.

Dukeni femër e fortë, egoiste, dhe ambicioze...

Eshtë e vërtetë që jam ambicioze dhe mjaft e pavarur, gjë që më bën të fortë për të përballuar sfidat e jetës. Kam një ego të fortë dhe nuk gjunjëzohem asnjëherë.

Por lini përshtypjen e vajzës së egër. Ku qëndron sensualiteti juaj?

Jo, në skenë mund të lë përshtypje të ndryshme, skena është thjesht një akt. Për njerëzit që më njohin nga afër e dinë mirë sa e dashur dhe e çiltër mund të jem. Tek unë e kupton shumë shpejt se je i mirëseardhur apo jo.

Kujdeseni për të mbajtur trupin në formë?

Jam shumë me fat që Zoti më ka falur një trup me përmasa mjaft të mira dhe nuk kam nevojë të bëj shumë për ta mbajtur në formë. Por nganjehere bëj palestër dhe vrap.

Garderoba juaj?

Në skenë vishem ashtu siç ju keni rastin të më shihni. Por skena është vetëm një pjesë tepër e vogël nga koha ime. Normal gjatë ditës jam gjithë kohën me tuta dhe veshje sportive. Kur dal preferoj të vishem më elegante dhe me femërore.


PanoramaPlus

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
bukuroshja  - tung   |82.114.94.xxx |2008-10-09 15:03:20
ma te keq nuk kum pa
blendi  - tung   |212.200.126.xxx |2008-10-09 18:59:48
sa i perket artes esht shum e bukur dhe elgante me te vertet me pelqen si
kengtre dhe i dashuris saj eshte katastrof shum i keq nuk e meriton arta ndoshta
ka shum lek
tina  - tung   |82.114.83.xxx |2008-10-12 16:03:18
shum bajata
zemrushja  - hello   |77.29.13.xxx |2008-10-12 22:19:26
menoj se nuk pershtaten aq shum edhe pse arta esht nje femer shum e fort dhe
shum e bukur,ej njerz nuk esht vetem te ket bukuri po te ket ***akter se bukuria
vjen dhe shkon arta ti mos ngo te tjeret vazhdo veq perpara te du shum zemer klm
kuklla  - tung   |217.24.240.xxx |2008-10-17 23:10:13
edhe e patinuar dhe e shemtuar,Arten kam pare,te pakten te jete me modeste see
s'vleresohet per kengetare as pamja , as trupi, asmuzika qe ben.
brixhilda  - arta   |217.24.240.xxx |2008-10-20 17:52:21
ku e ke gjetur kete ne djalin ne mbeturina?
janna  - tung   |82.114.65.xxx |2008-10-20 23:40:30
sa i perket artes asht kengtare pa defekt ne te gjitha aspektet. ndersa i
dashuri nuk qenka edhe aq
drinna  - kerka hiq as arta as ky ma ma ziii ueeeek   |80.80.173.xxx |2008-10-23 16:11:51
as njoni i mir kerka hiq eeeeuk
laura  - shum i kec   |79.126.164.xxx |2008-10-23 21:18:27
oj arta ku epaske xhet moj ket viran po nejse se sje edhe ti cac e mir qe me e
mar burin tmir.kanit cellu tedyt ni par men te dyt cull.sit le moj ky buri jot
me dal cashtu cullak nx nx sa palidhje po nejse me ni fjal po embyli ket tem se
asnjani sjenii per me ju livdu te dyt kanit t-hupt.tungi mos meno se tdon dikush
ty moj art asnja stdon po sedi cyky cish tpaska begenis.asnjani i mir hiccc
zana  - sa tkci   |79.126.164.xxx |2008-10-23 21:21:16
po ma cift i kec skom paa valla.skanit per kerkun ju.as ti arta sje nhije as
cyky virani shka epaske :S.po shnosh cyky paska kan kismeti jot po si dihet se
ti sri me ni kismet ti pale sa kismete paske mi ndru.ti s-hulesh me ni ***ike ti
vec livrit si me pas krima ati posht.nejse shkurt e ship po tham se asnjani
skani hiccc as per ne vc skani asnjani.tung klmmmmmmmmm
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.15739 Seconds