| Zhduken linjat e Zaiminės dhe shfaqet i dashuri i ri |
|
|
| Wednesday, 19 March 2008 | |||||||
Zakonisht në mbrëmje të tilla është gjithmonë dikush, që përpiqet të jetë në qendër të vëmendjes. Dhe përherë ky rol iu takon vajzave të bukura. Këtë radhë në pozicionin e “yllit të mbrëmjes” është përpjekur të jetë Zaimina, që gjithsesi vështirë se do të ketë arritur t’ia dalë në krye. Edhe pse nuk është kursyer të nxjerrë në pah, si gjithmonë hiret e saj femërore, duke zgjedhur një fustan të zi, që linte zbuluar dekoltenë, Zaimina nuk ka arritur të jetë më e spikatura ashtu si do të kishte dashur. Madje edhe mungesa e Çiljetës, dhe lentet bojëqielli në sy, nuk e kanë ndihmuar t’ia dalë mbanë. Këtë radhë Zain e kanë lënë në baltë kilet e tepërta. Prej kohësh kishim vënë re, që diçka kishte ndryshuar në imazhin e Zaiminës dhe fustani i zi mbrëmjen e së enjtes na ndihmoi të kuptonim përse bëhej fjalë.Zai e ka humbur elegancën për të cilën është shquar gjithmonë, duke shtuar ndjeshëm disa kilogramë, që kanë bërë të ndryshojë tërësisht edhe portreti i saj. Për më tepër flokët e mbledhura lart, kanë vënë në dukje fytyrën, që tashmë nuk ka finesën e dikurshme, duke e renditur kështu Zaiminën, në radhën e misseve që i kanë humbur këto vlera. Megjithatë disa kilogramë më shumë nuk e kanë penguar, që Zaimina të ndërtojë një lidhje të re. Mësojmë se përpara pak kohësh, pasi i ka dhënë lamtumirën lidhjes dhe dashurisë së mëparshme, ajo ka ndërtuar një marrëdhënie të re. I dashuri i saj është pronar i një prej pub-eve të kryeqytetit dhe kohët e fundit, këngëtarja ka nisur të dalë hapur në shoqërinë e tij.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|




Zakonisht në mbrëmje të tilla është gjithmonë dikush, që përpiqet të jetë në qendër të vëmendjes. Dhe përherë ky rol iu takon vajzave të bukura. Këtë radhë në pozicionin e “yllit të mbrëmjes” është përpjekur të jetë Zaimina, që gjithsesi vështirë se do të ketë arritur t’ia dalë në krye. Edhe pse nuk është kursyer të nxjerrë në pah, si gjithmonë hiret e saj femërore, duke zgjedhur një fustan të zi, që linte zbuluar dekoltenë, Zaimina nuk ka arritur të jetë më e spikatura ashtu si do të kishte dashur. Madje edhe mungesa e Çiljetës, dhe lentet bojëqielli në sy, nuk e kanë ndihmuar t’ia dalë mbanë. Këtë radhë Zain e kanë lënë në baltë kilet e tepërta.