|
E Marte, 19 Janar 2010 13:35 |
Me një këngë dhe klip të ri këto ditë është paraqitur edhe
këngëtarja Leonora Jakupi. Teksti i këngës është shkruar nga Arsim
Bunjaku kurse muzika është bërë nga Darko Dimitrov. Leonora
i ngelet besnike rrymës muzikore pop, të cilën e kultivon shumë mirë.
Kësaj kënge ajo i ka punuar edhe klipin për të cilin është përkujdesur
regjisori maqedonas Alexander. Këngëtarja tregon se është ndarë tejet e
kënaqur me sukseset që ka pasur në vitin 2009, meqë këtë vit ajo kishte
sjellë dy këngë dhe klipe që patën shumë sukses, të shndërruara në hite. Ndërkaq, vitin 2010 do ta fillojë me suksese tjera të radhës.
Kënga
titullohet “Puthja jote” dhe si gjithmonë përmban një tekst dashurie si
shumica e këngëve të Leonorës. E veçantë në këtë këngë është se Leonora
i këndon dashurisë edhe në gjuhën angleze. Fillimi i këngës është në
gjuhën angleze dhe për së pari herë, këngëtarja e provon këtë version
në tekstet e saj. Ka kohë që Leonora i këndon dashurisë, por akoma nuk
ka gjetur princin edhe pse tashmë i ka kaluar të 30-tat. Disa herë nëpër intervista është shprehur se akoma nuk ka gjetur
personin e duhur dhe se nuk është e gatshme për ndonjë hap të
rëndësishëm në jetën e saj. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo nuk ka
deklaruar ndonjë person me të cilin janë së bashku edhe pse mediat
ndonjëherë kanë shkruar për disa lidhje, të cilat ajo vetë i ka mohuar. Si 17- vjeçare, atëherë në fillim të karrierës, Leonora ishte në
lidhje dashurie me vëllanë e aktorit Blerim Destani, Nazif Destani,
lidhje kjo e cila nuk zgjati aq shumë. Gjatë qëndrimit në Evropë,
Destani shoqëronte Leonorën nëpër koncerte, gjë kjo mund të shihej para
disa muajsh edhe në një video e cila ishte vendosur në ‘youtube’, por
me kërkesë të këngëtares video ishte larguar. Pas kësaj lidhjeje, ajo
nuk ka dashur të zbulojë asgjë nga jeta private. Sa u përket planeve në karrierë, këngëtarja së shpejti pritet të
hedhë në treg edhe një këngë të re në bashkëpunim me kompozitorin
gjerman, Jackob KRüger (Jam Beatz) dhe me tekst të Prince Double H.
/PanoramaPlus/
|
0 Komente