|
Thursday, 10 July 2008 |
Ato janë ndjerë si në qiellin e shtatë dhe në fakt kanë pasur të drejtë. Të mos jesh as këngëtar, as aktor, as politikan, por thjesht të kesh marrë pjesë në një reality show dhe të marrësh kaq famë, kjo ngjan me të vërtetë me një nga ato ëndrra për të cilat thuhet “shumë e bukur për të qenë e vërtetë”.Por ja që ka ndodhur. Një javë më parë Ina, Poli, Visi, Dorina, Çimi, Ingridi dhe Astriti kanë kaluar pesë ditë të paharruara në Gjilan dhe Prishtinë. Ata janë befasuar nga pritja e bashkëatdhetarëve atje të cilët edhe pse nuk ishin lajmëruar, kanë vërshuar në diskotekat ku ndodheshin djemtë dhe vajzat por edhe para hotelit ku ata ishin akomoduar. Por si të gjitha gjërat e bukura që kanë edhe anën e tyre të papëlqyeshme, duket se dyndja e fansave ka krijuar xhelozi mes Polit dhe Inës.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Tuesday, 08 July 2008 |
 Edhe pse nuk mundi që të futet në finale, këngëtari shkupjan, Adrian Gaxha, ka thënë në një intervistë se, kulmi i karrierës së tij ishte pikërisht marrja pjesë në edicionin e sivjetshëm të "Eurovision"-it. "Normalisht pjesëmarrja ime në këtë festival ishte njëra prej arritjeve më të mëdha në karrierën muzikore", ka thënë Gaxha. Ndërkohë ai ka paralajmëruar gjithashtu edhe hedhjen në tregun muzikor së afërmi të albumit të tij më të ri. Ardhjet e shumta të tij në
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Tuesday, 08 July 2008 |
 Vajza e Lionel Richie ka qenë pjesë e një agresioni të egër në një hotel në Las Vegas, prandaj policia e ka nxjerrë atë me dhunë. Ky është lajmi që ka dhënë mëngjesin e djeshëm media, ndërkohë që Nicole ka thënë të kundërtën. Nicole Richie ka refuzuar të ketë qenë pjese një zënke në një hotel në Las Vegas. Raportet e shumta në gazeta sipas saj, kishin spekuluar se 26-vjeçarja ishte nxjerrë jashtë nga hoteli dhe kazinoja, "Hard Rock", e Vegasit, si pasojë e një zënke me një grua të panjohur për një taksi, pasi Richie kishte kaluar fundjavën
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Tuesday, 08 July 2008 |
 E kujt do t'i kishte shkuar në mend, që një 19-vjeçar që do të bëhej i famshmi Jovanotti do të ishte dashuria e parë e Valeri Marinit. Këtë fakt e ka pohuar për herë të parë një nga ikonat e bukurisë italiane në rrëfimet e saj të fundit. Një libër, i cili sapo është hedhur në treg dhe titullohet "Lezioni Intime" dhe mban firmën e Valeria Marinit. Ajo tregon gjithashtu, se nuk ka mundur të realizojë ëndrrën e saj, atë të të qenit një nënë, dashuritë e saj më të mëdha që i kanë ndryshuar jetën, i kanë dhënë momente gëzimi dhe
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Tuesday, 08 July 2008 |
 Modelja e njohur amerikane Marisa Miller ka festuar në një mënyrë krejt të veçantë ditëlindjen e saj. Bukuroshja simbol e Victoria's Secret, ka kremtuar 30-vjetorin e saj duke pozuar gjithashtu edhe për revistën e njohur amerikanë GQ. Bionde, me një fizik i hajthshëm, linja perfekte dhe fytyrë që rrezaton imazhin e modeles më të kërkuar të momentit. Ajo kujton shumë kohë më parë momentet kur iu desh të pozonte nudo për herë të parë para aparatit fotografik dhe tani qesh me veten, duke theksuar se kjo ishte arsyeja që zgjodhi për të festuar një përvjetor krejt ndryshe.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Monday, 07 July 2008 |
 Nuk mund ta themi me siguri të plotë, por faktet në bëjnë të mendojmë se mes Arbrit dhe Besartës mund të ketë filluar një histori dashurie. Rreth një javë më parë, disa ish-banorë të shtëpisë së “Big Brother” morën pjesë në ditëlindjen e Besartës në Gjilan.Pritja ishte e jashtëzakonshme jo vetëm nga familja e Besartës por nga të gjithë fansat e programit “Big Brother”. Ishin ftuar në ditëlindje të gjithë ish-banorët, por morën pjesë vetëm Çimi me familjen, Astriti me bashkëshorten, Ingridi, Ina, Poli, Visi, Dorina, Julinda me të dashurin dhe i ftuari i nderit i cili nuk erdhi me grupin por me familjen e tij, ishte Arbri. Per ta lexuar gjith lajmin klikoni "Lexoni permbajtjen".
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Monday, 07 July 2008 |
 Kledi Kadiu nuk ka nevojë për tu prezantuar në Itali. Është idhulli i të gjithë adoleshentëve, por është i njohur përgjithësisht nga të gjithë, pavarsisht moshës që kanë.Për Klejdin puna është pasion, para se të jetë zanat. “Dancimi është disiplinë - u thotë të huajve - të ndihmon të përballosh vështirësitë dhe të formosh karakterin. Është një mënyrë të menduari, të menduari ndryshe”. Formimin e tij Kledi e ka marrë në Shkollën e Baletit në Shqipëri dhe eksperiencën në trupën e kërcimit në Operën e Tiranës. Jeton në Itali që prej 15 vjetësh. Këtu ka gjetur suksesin televiziv si balerini kryesor në programe të njohura në Mediaset. Nuk ka se si ti mungonte dhe eksperienca e aktorit në film. Me plot gojë mund të përkufizohet si një artist i kompletuar.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Monday, 07 July 2008 |
 Janë kolegë dhe miq shumë të mirë bashkë aq sa ka nisur t’u mungojnë takimet e përditshme që bënin bashkë me grupin gjatë provave për puntatën e rradhës në ‘Portokalli’. E teksa ajo tashmë ka mbaruar dhe përgatitet sezoni i ardhshëm, Ervina dhe Juli nuk rrinë dot pa bërë humor, falë edhe natyrës së tyre shumë të qeshur dhe dashamirëse.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Monday, 07 July 2008 |
 Ka qene vetem 8 vjec Sasha Bennington kur ka bere per here te pare reklamen e pare publicitare. Sot eshte vetem 11 vjec dhe ka bere bronxature, pedikyr, ekstenshen ne floke. E ema, Jayne, 31 vjec qe jeton me te bijen ne Manchester, eshte vene ne qender te polemikave. Ajo e mbron veten duke thene se “te gjithe femijet sot keshtu jane. Ne shpenzojme 300 sterlina ne muaj per trajtimet e saj". Jayne, ne nje interviste te gjate shfaqet ne Daily Mail, e qete sepse sic thote ajo “ndoshta ne fshat nuk funksionon keshtu, femijet nuk duhet te rriten shume shpejt, ashtu sic ndodh ne qytetet e medha”.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Sunday, 06 July 2008 |
 Një copë e historisë së Britney Spears del në ankand. Bëhet fjalë për një ankand, paratë e të cilit do të shkojnë për bamirësi.Nga 21 korriku deri më 6 gusht është e mundur të blesh on line rrobat e veshura nga ylli i popit në videot e saj që nga “Crazy” tek “Oops, I did it again”, madje dhe uniformën si nxënëse kolegji, me të cilën Britney, atëherë në një moshë fare të re, u shfaq në videon “Baby one more time”.Me ankandin po merret shoqëria “Gotta Have It!” dhe mes objekteve të çmuara ka një bluzë të veshur nga këngëtarja që në kohërat e “Mickey Mouse Club”. Vlera e së cilës rritet edhe më, prej faktit se ajo është e firmosur edhe nga Justin Timberlake dhe Christina Aguilera, edhe ata fëmijë të famshëm të këtij programi televiziv.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|