Bundchen,nudo pėr “GQ” Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
Tuesday, 24 June 2008
 Duke u kredhur në një krevat,nudo, me një fjalë seksi dhe e mrekullueshme. Kështu shfaqet Gisele Bundchen në kopertinene e “GQ”. Top modelja braziliane, që sipas klasifikimit të ‘Forbes’ është më e paguara në modë, është e njohur për setet me fotografi mjaft provokuese. Këmbë kilometrike dhe një fizik i mahnitshëm. Gisele është vërtet numri një. 
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Ermali blen shtėpi nė vlerė prej 300.000 eurosh? Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 4
Tuesday, 24 June 2008

 Këngëtari, Ermal Fejzullahu, ka blerë një shtëpi në vlerë prej 300.000 eurosh në Fshatin Ndërkombëtar në Prishtinë, i cili po ndërtohet në Veternik.Lajmin e ka bërë të ditur për telegrafi një mik i Ermalit, i cili ka thënë se shtëpia e re e Ermalit është një vilë e vërtetë dhe se ai e ka blerë atë me ndihmën e babait të tij, legjendës së muzikës shqipe, Sabri Fejzullahut.Shtëpia e Ermalit vjen menjëherë pas xhrimit të video-klipit të ri, të cilin pritet ta lansojë gjatë verës nëpër televizionet kosovare. 

 

 
Gara 15 milion $ pėr fotot e binjakėve Jolie-Pitt Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 1
Sunday, 22 June 2008

Pas thashethemnajës për lindjen e binjakeve më të shumëpritura në “sistemin e yjeve” dhe përgënjeshtrimit të menjëhershëm nga çifti Angeline Jolie- Brad Pitt, shpërthen një lajm thuajse i pabesueshëm.Revistat më të mëdha ndërkombëtare janë vënë në garë për shkrepjet e para fotografike të “bebeve-vip”. Dhe flitet për shifra marramendëse. Plot 15 milion dollarë.Në balotazh janë revistat “People” dhe “OK”, të vilat janë të gatshme për të nisur luftën për të siguruar imazhet e çmuara. Angelina dhe Brad kanë deklaruar se shuma e parave që do të përfitohet do të shkojë për bamirësi.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Alma Ajazi Modelja Shqiptare ka ambicie per te pushtuar ambasadat Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 3
Sunday, 22 June 2008

 E ka nisur duke pozuar me të brendshme, dhe ka zhveshur imagjinatën e të gjithëve. Sepse është modele, që pozon me të brendshme të zeza. Brune tipike shqiptare, që donte të tërhiqte vëmendjen e amerikanëve, gjithnjë të zalepsur pas bjondeve. Por kujdes, se nga një shqiptare çfarë nuk pret. Alma Ajazi rrëfen planin për të “pushtuar” ambasadat e SHBA-së në botë.

MODELJA QË TREGOI TËBRENDSHMET E ZEZA

Një palë të brendshme të zeza, mund ta shqyejnë fantazinë e lodhur të një politikani.
Por që ai ta mbledhë mendjen shpejt, duhet të jetë mendjehapur, pasi modelja shqiptare, që jeton në Shtetin e Michiganit, ka vendosur të mos u tregojë më të
brendshmet transparente, por ndoshta mund të zhvishet fare nga komplekset,
kur bëhet fjalë për t’i hyrë politikës.Ishte 16 vjeç kur në skenën e improvizuar të Butrintit, fitoi vendin e dytë në Miss Shqipëria. Më pas të pozonte për agjenci, dhe
të zhvishej para objektivit, iu kthye në pasion të madh. Tani është 24 vjeç, dhe ka
vendosur të hyjë në tjetër rrugë, atë të diplomacisë. 
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Ilda e “Big Brother” e kudogjendur nė jetėn e natės Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 3
Sunday, 22 June 2008
 Atë e sheh kudo dhe patjetër që nuk ka sesi t’i shpëtojë syrit të paparacit tonë. Duket se nuk ka një partner fiks pasi e shikon gjithnjë në shoqëri me djem të ndryshëm. Kësaj here ajo ishte tek “Living Room”, në një darkë ku nuk mungonin edhe shumë personazhe të njohur nga bota e artit dhe sportit. Ilda e cila u bë e njohur falë programit të sukseshëm “Big Brother”, duket se nuk lë rast pa u zbavitur, e pagëzuar nga të gjithë si një qejflije e paparë. Gjatë asaj darke ajo ka kërcyer dhe është zbavitur pa fund në ambientin
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Zajmina bėhet 21 vjeē Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 2
Sunday, 22 June 2008
 I ka realizuar të gjitha, dhe është përfolur aq shumë në faqet rozë të shtypit, sa mjaft më! Është lodhur Zajmina, madje ndihet e acaruar sa dhe ditëlindjen e 21-të e ka festuar pa zhurmë, të martën në mbrëmje. Të Mërkurën në mëngjes, ajo është zgjuar pas orës 11:00 dhe ka dalë për një drekë që të qetësojë nervat. Ndoshta ka ardhur koha, që të sillet si vajzë e përmbajtur dhe e rritur. Nuk është më 15 vjeç, kur u shpall Miss Shqipëria, dhe kur kishte vetëm dy ëndrra, të vazhdohntë studimet për arkitekturë dhe t’i hynte botës kaq të rrëmujshme të muzikës. Tani që i ka realizuar të dyja, i duhet pak qetësi, seriozitet dhe ndoshta ta shohë jetën me tjetër sy. E përse duhet të dinë të gjithë, se çfarë bën ajo me jetën e saj?! Sepse në fakt përveç spektakleve të bukurisë, muzikës dhe pamjes ekstravagante, Zajmina është përfolur në faqet rozë të shtypit edhe për jetën e saj private
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Rumina, bjondja bullgare, ndez “Oazin” Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
Sunday, 22 June 2008
 Fundjavën e kaluar, pubi i njohur “Oazi” ka pasur një të ftuar shumë speciale. Nga Bullgaria ka ardhur për të kënduar në këtë pub, Rumina, një nga pesë këngëtaret më të famshme të momentit në Bullgari. Rumina ka kënduar repertorin e këngëve të saj dhe është pëlqyer shumë nga klientët e asaj nate. Dihet tashmë preferenca e shqiptarëve për muzikën e vendeve sllave. Kjo mbase edhe për faktin se ngjan shumë edhe me muzikën tonë popullore. Rumina përveçse një këngëtare shumë e mirë, është një edhe një femër e bukur, një bionde e gjatë dhe shumë elegante dhe padyshim edhe kjo pamje kaq sensuale e bën akoma edhe më spektakolare
prezencën e saj. Natyisht ata që janë kënaqur më shumë kanë qenë publiku i meshkujve.
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Kapet mat Rudina Magjistari me djalin e Edi Ramės Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 2
Sunday, 22 June 2008
 Ka qenë padyshim një nga historitë e dashurisë më interesante ajo mes vajzës së njohur të televizionit, Rudina Magjistari dhe kryetarit aktual të PS-së dhe Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Edhe pse që të dy shumë të rezervuar për të folur për jetën private, në atë kohë kur lidhja e tyre ishte në ditët më të mira, teksa i pyesje në intervista të ndryshme, ata flisnin pa ndroje për ndryshimin për mirë që kishte marrë jeta e secilit falë kësaj historie dashurie. Ishte pa dyshim një dashuri që na bëri të gjithëve të ëndërrojmë asokohe dhe as që mund të na shkonte nëpër mend se një ditë do të merrte fund. Në vitin 2003, kohë kur kjo lidhje u bë publike, çifti shihej gjithandej bashkë. Ishte pikërisht ajo kohë kur Edi Rama kishte marrë mandatin e tij të parë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, por shihej qartë se ambiciet e tij për të ndenjur në atë post por edhe për t’u përfshirëë politikë, ishin të mëdha. Dhe prezenca në krah të tij e një vajze shumë të dashur për publikun ishte një plus i madh për të. 
 
 
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Miss Suada Sherifi, blen 2000 euro njė fustan “Dolce Gabana” Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
Sunday, 22 June 2008
 Suada Sherifi, Miss Albania 2005, shpenzon shuma marramendëse parash për garderobën e saj. Marrëzinë e fundit e ka bërë së fundmi me një shifër prej gati 2000 eurosh të shpenzuara për një fustan të “Dolce Gabanës”. Por duket se shpenzimet ia kanë vlejtur sepse basketbollistja e kombëtares, nuk lë rast pa e veshur fustanin e preferuar. Fustani, një krijim i të famshmëve Domenico Dolce dhe Stefano Gabana është karakteristik i koleksioneve të D&G. Punuar në një copë animal print (lëkurë leopardi), fustani puthitet mirë pas trupit, vjen deri në gju dhe ka edhe një rrip të trashë në bel.
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Miset e Petrit dhe netėt magjike tek “Palma Nova” Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 1
Sunday, 22 June 2008
 Kësaj here ato janë trajtuar si princesha të vërteta. Mbasi kanë bërë turin e zakonshëm nëpër bregdetin e jugut të Shqipërisë ku janë bërë edhe xhirimet e klipeve, vajzat janë akomoduar në resort “Palma Nova” e cila ndodhet në Bërzhitë. Një ambient luksoz i hapur vetëm pak ditë më parë i cili i ka siguruar vajzave një qëndrim të këndshëm dhe mbi të gjitha fare pranë kalasë së Petrelës ku edhe do të zhvillohet “Miss Shqipëria” këtë vit. Gjatë darkave vajzat kanë bërë edhe provat espektaklit si dhe kanë shijuar muzikën e mirë që luhet aty gati çdo natë live. Siç e shihni edhe nga fotot vëllezërit korçarë kanë qenë këngëtarët e ftuar nga ”Palma
Nova” pak ditë më parë në ambientet e këtij kompleksi gjigand.
Lexoni pėrmbajtjen...
 
<< Fillim < E mėrparshme 11 12 13 14 15 16 17 18 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 261 - 280 nga 354
Powered By PageCache
Generated in 0.37292 Seconds