|
Thursday, 05 June 2008 |
|
Përsëri një çmim tjetër për Çiljetën e cila është në ditët e saj më të mira përsa i përket karrierës. Si një ish-miss dhe me një pamje të këndshme e shumë seksi, Çiljeta e filloi këngën si një hoby. Nëse iu kujtohet ishte kënga “Tekila” që e solli atë edhe nëpërmjet notave muzikore. Dhe zgjedhja e muzikës ka qenë pa dyshim një veprim i mençur i këngëtares pasi mund të jesh e bukur, por nëse nuk di të bësh asgjë në skenë, veç të tregosh bukurinë trupore, gjithçka do të mbarojë shumë shpejt. Dhe Çiljeta zgjodhi këngën.
Per ta lexuar gjith lajmin klikoni "Lexoni permbajtjen".
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Tuesday, 03 June 2008 |
 Courtney Love s’është e qetë. Pas rikthimit të saj të fuqishëm në skenë, jeta e këngëtares është turbulluar nga një vjedhje shumë e veçantë. Përveç vjedhjes së bizhuterive të çmuara dhe shumë të kushtueshme në vilëne saj në Hollivud, hajdutët i kanë vjedhur edhe hirin e të shoqit që ajo e kishte ruajtur në një çantë të kuqe në formë arushi. “Është një gjë shumë e pështirë dhe në këtë moment dua të vras veten”- ka thënë Love te “News of the world”.Liderja e “Hole” është shumë e dëshpëruar. “Nuk mund ta kisha imagjinuar kurrë që dikush mund të ishte i aftë të me merrte hirin e Kurtit”- ka deklaruar duke treguar se e kishte ruajtur me shumë kujdes sëbashku me një tufë flokësh të liderit të Nirvanës, i cili vrau veten në 1994. Në fakt disa javë më parë minjtë e shtëpisë kanë bërë një kasaphanë të vërtetë në vilën hollivudiane, duke vjedhur c’të mundnin këpucë, veshje, xhevahire dhe lekë. Çanta e kuqe që kishte brenda hirin e trupit të Kurt Cobain nuk është kursyer.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Tuesday, 03 June 2008 |
 Në hollin e një hoteli të vogël pak metra qendrës së Tiranës, Mona, nëna e këngëtares Adelina Ismajli, teksa gjerb kafen e mëngjesit të fton të ulesh në tavolinë e vogël dhe shpjegon se e bija, është ende duke fjetur gjumë, edhe pse ora ka pak që kaluar mesditën.“U lodhëm dje nga rruga dhe fill pasi zbritëm nga avioni Adelina shkoi në “Big Brother”, prandaj edhe është ende në gjumë”, tregon Mona, sikur do të justifikojë të bijën. Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që këngëtarja vjen në Tiranë, pas një pauze të gjatë muzikore, por edhe koncertesh të cilat duket se për një kohë i kishte lënë pas. Per ta lexuar gjith lajmin klikoni " Lexoni permabjtjen".
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Monday, 02 June 2008 |
 Ka qenë një mbrëmje e jashtëzakonshme mbrëmja tek “Lolly Pop” e organizuar nga “Fashion tv” e cila vinte për herë të parë në Shqipëri. Një natë e paharruar spektakli, sensualiteti dhe mbi të gjitha një spektakël mode ku është prezantuar koleksioni i ri i stilistes së mirënjohur Enada Atnikolla.Të ftuar njerëz të njohur të spektaklit, të biznesit dhe të modës. Të gjithë për të shijuar këtë spektakël ku përveç dj të ardhur nga stafi i “Fashion tv”, modeleve profesioniste, nuk kanë munguar edhe vajzat kubiste super seksi të cilat kanë përformuar për publikun shqiptar.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Thursday, 29 May 2008 |
|
ZeriKosovar.com per here te pare hedh disa fotografi eksluzive te se ndjeres Entela Hysko me Fadil Berishen dhe nje fotografi tjeter ku ne te cilen shihet Entela,sipas burimeve fotografine e 2te e ka ber vet Fadil Berisha.
Per ti shikuar fotografite klikoni "Lexoni permbajtjen".
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Tuesday, 27 May 2008 |
|
Shtëpia e Entela Hyskos, vajzës 28-vjeçare që humbi jetën para katër ditësh në aksidentin tragjik bashkë me pronarin e "Top Media", ndodhet në katin e parë të një pallati në hyrje të Tiranës, poshtë varrezave "Dëshmorët e Kombit". Të afërmit e saj na thonë se prindërit e saj kanë ardhur para dy vjetësh nga Skrapari dhe e kanë blerë këtë shtëpi për të jetuar bashkë me vajzën e tyre, Entelën. Dhimbja dhe pikëllimi ka përfshirë të gjithë familjarët që vazhdojnë të presin njerëz për ngushëllime. Lotët ende nuk janë tharë në sytë e nënës së saj, Nazimesë, që ende nuk e beson ikjen në botën tjetër të vajzës së saj.
Kliko "Lexoje permbajtjen" per ta lexuar gjith lajmin dhe per ta shikuar fotografine.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Tuesday, 20 May 2008 |
|
Pas një kohe relativisht të gjatë të lidhjes së saj me Robertin, këngëtarja Nora Istrefi duket se ka vendosur që lidhjen ta forcojë duke bërë një hap para e duke shpallur fejesën. Miqtë e Norës kanë folur se data e fejesës së saj mund të jetë 22 ose 23 maji, por kjo nuk është konfirmuar nga çifti i ri. Sipas këtyre burimeve, Nora dhe Roberti kanë vendosur që rastin e fejesës ta shënojnë me një ceremoni, ku të ftuar do të jenë disa nga miqtë e tyre më të afërt.
Per ta lexuar komplet lajmin klikoni " Lexoni permbajtjen".
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Sunday, 18 May 2008 |
|
Fotot që kanë ilustruar shkrimin janë bërë vetëm pak ditë më parë në sfilatën e Rezarta Skifterit ku Rovena ishte njëra nga të ftuarat e Rezartës. Aty Rovena ishte veshur tërësist me të bardha. Një fustan transparent me dantella, i gjatë deri në gju i cili është i firmës Dolce Gabana, i frymëzuar nga moda e viteve 60.
Kliko "Lexoje permbajtjen" per ta lexuar komplet lajmin.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Wednesday, 14 May 2008 |
|
Dasmë luksi dhe sigurie. Nuk mund të ndodhte ndryshe në martesën e Jonida Maliqit, e cila ishte përpjekur ta fortifikonte në maksimum dasmën e saj. Hermetike ndaj shtypit dhe medias, por Bluetooth arriti të zhbironte edhe aty ku gjendeshin mjaft roje sigurie. Ndërsa afroheshe për tek Hotel Tirana ditën e enjte mbasdite vëmendjen ta tërhiqte salla Pergola, e veshur e gjitha me të bardha.
Kliko "Lexoje permbajtjen" per te shikuar fotografite nga dasma.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Saturday, 10 May 2008 |
|
Jan zbuluar disa fotografi BOMBASTIKE te Arta Bajramit ku edhe jan shfaqur ne internet koheve te fundit.Andaj edhe ne po i hedhim keto fotografi ku ne disa vende mund te shihen edhe breket e Artes gjersa kendon,sic duket kjo eshte nje metod e mire per te joshur vizitoret neper lokale te ndryshme.Jan shtuar edhe disa fotografi te reja!.
Per ti pare fotografite tjera klikoni " Lexoni permbatjen".
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|