|
Friday, 18 July 2008 |
 Lidhjet dashurore në showbizz, kanë gjithmonë të papritura. Një javë më parë u fol në media se Ermal Fejzullahu ishte lidhur me një vajzë e cila quhej Ariana, por ajo që nuk pritej ndodhi. Flitet se vajza që shoqëroi pinjollin e familjes Fejzullahu në natën e ndarjes së çmimeve “Video Fest”, ka qenë e lidhur më parë me Shpat Kasapin. Nëse e gjitha mund të duket si një telenovelë, romanca të tilla ndodhin rëndomë mes VIP-ash.Thashethemi ka pak ditë që po qarkullon në faqet e internetit, por duket se asnjëra nga palët, nuk ka dhënë asnjë prononcim.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Thursday, 17 July 2008 |
Dayana Mendoza, 22 –vjeçarja nga Venezuela është Miss Universe 2008. Vajza me sy të gjelbër, 1,78 cm e gjatë, nga dje mban kurorën e bukurisë, që meritoi në skenën vietnameze në qytetin Nha Trang. Përfaqësuesja shqiptare, Matilda Meçini, nuk arriti të klasifikohej ndër më të bukurat e Universit.Ndërkohë që kosovarja Zana Krasniqi, kanakarja e Fadil Berishës (kujtojmë debatin për përzgjedhjen e saj), qëlloi shumë më me fat. Ajo arriti të renditej në dhjetëshen më të mirë.“Miss Universe 2008” nisi garën me 80 përfaqësuese nga e gjithë bota, që pretendonin të fitonin kurorën më të lakmuar të bukurisë.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Wednesday, 16 July 2008 |
Uma Thurman po kalon ditë pushimesh në një jaht luksoz me të fejuarin e saj zyrtar, multimilionerin zviceran.Por syrit të një paparaci nuk i ka shpëtuar një “bark i dyshimtë” i aktores së njohur dhe ka shkrepur menjëherë një fotografi, që gjeti botimin e rrufeshëm në tabloide.Sipas gazetave përflitet një shtatzëni e mundshme e starit të "Pulp Fiction" e "Kill Bill".E përditshmja "Mail"ka publikuar foton e aktores, por me një veshje provokuese, që nuk ka shumë të bëjë me lajmin për “pritjen e ëmbël” të ndonjë bebi.Çifti ka bërë tashmë publik lajmin se do të celebrojnë dasmën në "The Times" muajin e shkuar, pas një feste fejese, që u zhvillua në shtëpinë e tij në Kensington.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Wednesday, 16 July 2008 |
 Shumë pak mund ta besojnë por, Meryl Streep ka një të shkuar si barbone. Këtë e ka rrëfyer vetë aktorja e intervistuar nga revista britanike “Closer”,d uke lënë të habitur shumë fansë të saj. Gjatë intervistës aktorja me famë ka treguar pa asnjë ndrojë se ka fjetur në një park të Londrës në moshën 20-vjeçare. Kohë kur ajo nuk ka pasur asnjë qindarkë në xhep për të paguar qoftë edhe një dhomë fare të thjeshtë hoteli ose pensioni të rinjsh për të kaluar natën. “Në atë kohë për të mbijetuar unë bëja artisten e rrugës dhe jo pak herë ndodhte që akush nuk më linte të holla”- ka treguar stari, duke shtuar se ato kanë qenë mbrëmje që nuk mund t’i harrojë.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Tuesday, 15 July 2008 |
|
I ka ndodhur të dalë edhe në skenë e veshur me to, edhe të pozojë për aparatin. Sepse për Vesa Lumën, pantallonat e shkurtra dhe minifundi janë veshja e preferuar. Kështu na ka rrëfyer “para pasqyrës” dhe na ka zbuluar edhe disa sekrete të vogla…Ke ndryshuar shumë që nga koha kur u shfaqe për herë të parë në ekran?Nuk mund të them se nuk kam ndryshuar, duke pasur parasysh se gjatë shfaqjeve të para isha më e koncentruar në këndim apo në atë çfarë bëja para kamerës. Ndërkohë, duke u shpeshtuar paraqitjet e mia, duke u pjekur profesionalisht, kam parë se fiziku zë një pjesë goxha të rëndësishme në skenë, andaj kam filluar t’i kushtoj më shumë kohë paraqitjeve të mia skenike, apo të kaloj më shumë kohë para pasqyrës.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Tuesday, 15 July 2008 |
|
Pas një heshtje të gjatë dhe një thashethemnaje rreth jetës së saj private, Nora Istrefi thyen përfundimisht akullin, për të rrëfyer ekskluzivisht për “Panorama Gossip”, historinë e saj të dashurisë me Robert Berishën, djaloshin me të cilin ka qenë prej 2 vitesh e dashuruar.Nora rrëfen të gjitha detajet e fejesës, arsyeja përse e mbajti të fshehtë lidhjen e saj, ditët e lumtura që po përjeton me Robertin, arsyet përse nuk mori pjesë në Video Fest, marrëdhëniet me familjet, projektet e saj muzikore dhe arsyet përse ka hequr dorë nga festivalet në Tiranë dhe Prishtinë.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Monday, 14 July 2008 |
“Më pëlqen kur më thonë që jam e bukur, më bën të ndihem mirë. Por, nuk i kaloj të gjitha ditët përpara pasqyrës”.Kështu është shprehur Nancy Brilli në një të përjavshme italiane, aktorja, mama e Francescos 8 vjeç, frut i martesës në vitin 2000 me ish bashkëshortin Luca Manfredi.Nancy tani e fejuar me kirurgun plastik Roy De Vita është gati për anulimin e martesës me Massimo Ghini. Procedurë që do ta lejojë më pas të zhvillojë ceremoninë për kurorëzimin në kishë.“Sot kam arritur një ekuilibër të mirë dhe shkoj gjithmonë e më mirë dakord me trupin tim. Kur shihem në pasyrë, shihem së brendshmi. Ndoshta kjo tingëllon më tepër si një batutë, por është një gjë shumë e rëndësishme. Jo gjithmonë gjatë jetës sime, kam mund të gëzoj këtë ndjenjë kompletimi”- thotë aktorja e njohur.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Sunday, 13 July 2008 |
 Mbremja e dipllomimit te studenteve te Fakultetit te Shkencave Sociale ne Tirane, eshte finalizuar mbreme ne Dajti Park, me nje Super Party organizuar nga stafi akademik i fakultetit dhe studentet.Emocione dhe ne fund nje liri argetimi e shoqeruar me energji pa fund nga studentet e sapodipllomuar panvaresisht se nje pakice e tyre nuk e morren dot dipllomen per shkak te fotografive te tyre jo te rregullta.Ne mbremjen e dipllomimit, morren pjese profesore te ndryshem te fakultetit dhe familjare te studenteve, te cilet ne fund si me lezet duke i ofruar dhe nje gote vere, u percollen nga vete studentet, me pretendimin se : "Tashti ne i morrem dipllomat, ju mund te ikni ne shtepi sepse ne kemi punet tona :)" Party ka vazhduar deri ne oret e vona te nates.Pervec kercimit me njeri tjetrin ne ambientin e hapur dhe te stermadh te Dajti Park, disa prej studenteve nuk kane lene menjane nostalgjine e femijerise se tyre, duke perfituarkeshtu nga lishareset dhe ...
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Sunday, 13 July 2008 |
|
Soni dhe Getoari komentojnë ish të dashurit, Florin dhe Elvanën
Soni: “Nuk dua të flas për Florin, tani më presin koncertet nëpër botë” Gjatë xhirimeve të klipit të ri, asaj i duhet të zbriste dhe të ngjitej nga skena 3 metra e lartë, dhe kjo situatë shkaktonte edhe të qeshura mes stafit. Por s’ishte diçka e re, pasi dhe pas kuintat e klipit “Zig-zag”, ashtu u përjetuan me humor dhe shaka. E “Me faj, pa faj” ka për autor sërish kompozitorin Flori Mumajesi, por ai mungoi në ceremoni. Vetë Soni pohoi se, “Flori ishte në Kosovë ndaj s’mundi të vinte”, por artistë të tjerë pohuan të kundërtën, që atë natë në fakt Flori ndodhej në Tiranë. Kuptohet që është një ndarje jo aq e lehtë për të dy, pasi nuk ishte thjesht një lidhje e fshehtë mes tyre, por një marrëdhënie e zgjeruar dhe të familjet e njëri-tjetrit. Ata vetë nuk pranojnë të japin komente mbi shkakun e ndarjes, por një arsye supozohet të ketë qenë
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Sunday, 13 July 2008 |
 Valton Krasniqi, këngëtari kosovar që jeton në Zvicër, ka akuzuar Ermal Fejzullahun për kopjimin që, sipas tij, i ka bërë këngës së tij “Laperic tash ke mbet”, një krijim i lançuar në vitin 2004 nga Krasniqi. Bëhet fjalë për një këngë të Ermal Fejzullahut, pjesë e albumit të tij të ri 2008, që sapo ka dalë në treg. “Ermali ka kopjuar krejt melodinë e këngës sime, një krijim i imi i katër viteve më parë”, ka pohuar Krasniqi për. Të dyja këngët gjenden në youtube dhe të gjthë mund të bëjnë krahasimin. Ndërkohë nuk dihet si do reagojë Fejzullahu ndaj kësaj akuze, pas dihet që të dy këngëtarët janë mjaft të pëlqyer si në Kosovë, Shqipëri dhe Diasporë. Nuk dihet se si do të reagojë Ermal Fejzullahu, i cili në këngët e tij karakterizohet për muzikën e qetë dhe tekste që i kushtohen
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|