E Merkure, 17 Mars 2010
ZeriKosovar.com Thashetheme Show Biz Samanta Karavella : Tani do më shihni në një klip ndryshe, me rroba banje

Samanta Karavella : Tani do më shihni në një klip ndryshe, me rroba banje Printo E-mail
E Enjte, 02 Korrik 2009 08:27
Sapo ka mbushur 19 vjeç dhe ka vendosur të ndryshojë. Një bashkëpunim ndryshe, që pritet të sjellë një
Samanta tjetër, nga ajo që keni parë deri tani. Vajza e brishtë dhe melankolike sapo ka përfunduar këto ditë
këngën e saj më të re ndërsa shumë shpejt do fillojë punën për xhirimin e klipit. Bëhet fjalë për një duet në stilin RnB, që mund të quhet dhe eksperimentim i saj në muzikë. Djali që do ta shoqërojë Roy, është autori i
muzikës dhe këngës. Rrëfen vetë pse do të jetë një Samantë ndryshe, dhe ritmi ekzaltues që ka bërë plan të sjellë këtë verë:
Edhe ti si shumë këngëtare të tjera u përfshitë në koncertet e fushatës?
Po bashkë me Rosela Gjylbegun dhe Valon Shehun, ne kemi realizuar një reklamë për fushatën e PD-së. Kam
kënduar në dy koncerte të Jozefina Topallit, por nuk e di pse nuk u përfshimë në koncertet e PD-së në rrethe “Shqipëria po ndryshon”.
Sapo ke përfunduar regjistrimin e këngës më të re. Çfarë të reje sjell në stilin tënd si këngëtare?
Kënga është e rrymës R and B në bashkëpunim me Roy-n. Menduam të vij me këtë rrymë për faktin se i përshtatet stinës së verës, ku kërkohet më shumë ritëm dhe atmosferë. Roy edhe pse është një kompozitor i ri, them se ka krijuar një këngë shumë të bukur me shumë ritëm. Mendoj që këngën ta shoqëroj me një klip, pasi të jep mundësinë e ofertave për koncerte.
Dhe si do shfaqesh në këtë klip?
Do të jetë një Samantë tjetër. Shumë ritëm, lirshmëri, veshje me ngjyra, aksesorë. Madje pse jo mund të jem dhe me veshje plazhi...
Ndërkohë ndjek studimet për spanjisht dhe këndon në lokale nate. Çfarë jete është kjo që bën?
Prioritare për mua mbetet shkolla, edhe pse e alternoj me të kënduarin “live” në lokalet e natës me grupin “Requiem”. Por më duhet të punoj shumë si këngëtare pasi tani kam dalë në tregun muzikor, dhe më duhet të dal me këngë shumë të bukura që të kem sukses. Sepse që të pëlqehesh nuk mjafton zëri i bukur, por duhet që këngët të jenë shumë të bukura.
Është folur shpesh se ti s’je çliruar ende nga tutela e prindërve. Si është e vërteta ?
 Jo, unë realisht jam e lirë. Por prindërit më shoqërojnë në koncerte vetëm për faktin se unë ende nuk kam një patentë dhe makinë personale.
Këndoni në lokalet e natës me Gledi bateristin dhe dy djemtë e tjerë, Tanin dhe Marselin. Si është jeta e natës për një këngëtar?
Jeta e natës ka një të mirë që të ofron me publikun dhe të heq emocionet. Jam plotësisht e kënaqur me këtë jetë që bëj dhe pretendoj të arrij suksesin.
Studion spanjisht, i shikon telenovelat dhe a lexon letërsi?
Jo nuk kam kohë të shoh telenovelat dhe nuk jam e mirë në letërsi. Më pëlqen më shumë piktura dhe madje të tentoj të pikturoj.
Koha jote e lirë si kalon?
Dal për kafe me shoqet dhe kaloj orë në internet. Më pëlqen të informohem nëpërmjet internetit.
Vetëm me shoqet, nuk ke një person special me të cilin shoqërohesh?
Unë nuk kam komplekse të flas për dashurinë dhe të dashurin, por për momentin jam vetëm.
Do votosh këtë vit, dhe a je e bindur për kë?
Po. Këto janë zgjedhjet e para për mua që votoj. Do t’i bashkohem me votën time bindjeve politike të familjes .
/panoramaplus /

 

0 Komente

Shto Koment


    • :o
    • :-[
    • :'(
    • :-(
    • :-D
    • :-*
    • :-)
    • :P
    • :\
    • 8-)
    • ;-)