|
Arsene Wenger zotohet pėr titullin |
|
|
|
Sunday, 23 March 2008 |
|
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, duket se është në gjendje mjaft të trazuar para superndeshjes kundër Chelseat, gjatë pasdites së sotme. Wenger ka thënë se Arsenal duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura, për ta fituar titullin.
“Besoj se do ta fitojmë titullin në fund pasi që jemi ekipi më i qëndrueshëm. E dimë se për të fituar, duhet ta mposhtim Chelsean dhe pastaj edhe Manchester Unitedin. Qëllimi jonë është të arrijmë maksimumin e pikëve nga të gjitha ndeshjet dhe kjo do të na sillte titullin”, ka thënë francezi. “E di se njerëzit do të kapen tek fakti se nuk kemi fituar katër ndeshje dhe nuk jemi në formë, por ende kemi të humbur vetëm një ndeshje dhe nëse vazhdojmë këtë rekord deri në fund të sezonit, atëherë nuk mund të besoj se nuk do ta fitojmë titullin”, ka shtuar Wenger. Sot në radhë është edhe ndeshja tjetër derbi mes Mancheter United dhe Liverpool, e cila po ashtu do të jetë mjaft e rëndësishme dhe ndër vendimtaret për fituesin e titullit të këtij sezoni në Premierligë.
|